Ulet me 60% fitimi i bankave për 2 mujorin 2016

Elton Tafaruci

Fitimi i sistemit bankar ka shënuar një rënie të ndjeshme në dy muajt e parë të këtij viti. Sipas statistikave të Shoqatës së Bankave, për periudhën janar-shkurt 2016, ai ka zbritur në 2.2 miliardë lekë , nga 5.4 miliardë lekë që ishte për të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një rënie prej rreth 60%.

Gjatë vitit 2015, statistikat e Shoqatës së Bankave dhe ato të Bankës së Shqipërisë treguan një panoramë të kundër të fitimeve të sistemit bankar.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan një rritje të ndjeshme të fitimeve të sistemit bankar në vitin 2015, me 40% në 15.7 miliardë lekë. Banka e Shqipërisë i raporton të dhënat sipas standardeve lokale GAAP.

Ndërsa të dhënat e Shoqatës së Bankave, të raportuara sipas standardeve ndërkombëtare IFRS, tregojnë një rënie të ndjeshme të fitimeve, nga 12.2 miliardë lekë në 2014-n, në 4.9 miliardë lekë në 2015-n (ky i fundit është dhe standardi sipas të cilit bankat raportojnë dhe te tatimet, e paguajnë taksat).

Diferencat shpjegohen me mënyrën si bëhen provigjionimet e kredive me probleme sipas secilit standard.

 

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *