Ulet ndjeshëm numri i viktimave dhe të infektuarve nga Covid-19 në Spanjë

J L

Ulet sërish numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Spanjë.

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetën 123 persona, 20 më pak së një ditë më parë, duke e çuar në 26.744 numrin total të vdekjeve që prej nisjes së pandemisë.

Po ashtu edhe numri i të infektuarve të rinj është ulur, 373 raste janë regjistruar në 24 orët e fundit duke shkuar në mbi 227 mijë.

Edhe numri i të shërurve është rritur dhe ka kaluar shifrën e 137 mijë persona.

Spanja ditën e sotme, 11 maj, lejoi një hapje në bazë të rajoneve.

Ishujt, si Majorka, e rajone të tjera fillojë me fazën e parë të normalizimit. Hotelet, baret, restorantët hapen.

Në rajone të tjera si Katalonjë apo Valencia, lehtësimet janë të kufizuara.

Në Madrid e Barcelonë mbetet në fuqi faza “0” me ndalim të fortë të lëvizjes.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *