Ritmet pozitive të rritjes së shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës, të dëshmuara pak muaj më parë, nuk janë mbajtur në muajin e fundit.
Në fakt, referuar të dhënave të tregtisë së jashtme, në muajin shtator të këtij viti Shqipëria njohu ulje të ndjeshme të importeve dhe te eksporteve me Kosovës.
Sa i përket eksporteve, në shtator 2019 ato ishin në nivelin e 2.4 miliardë lekëve, duke pësuar një rënie me 200 milion lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo rënie përllogaritet të jetë rreth -6,2 %.
Edhe sa i përket importeve, rezulton se rënia është e konsiderueshme. Në shtator 2019 Shqipëria importoi nga Kosovë 759 milion lekë duke njohur një renie me thuajse 100 milion lekë, ose rreth -10,5 %./ Scan
e.ll./dita

Po cna duhet kosova pushteti i lartmadhnise tone kalon neper beograd dhe si shperblim sapo hoqi doganat dhe i fali portet te cilet as me lufte nuk arriten ti marrin
Sja gje, rritet ai serb.
Ramuti punon per bllokimin e Kosoves si shtet.
Ska gje se na e rrit I gjati me serbine.