Fluksi i pasagjerëve që përdorën Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit u rrit në fund të vitit 2014 me 3 për qind.
Të dhënat zyrtare të Tirana Airport Partners tregojnë se, gjatë 2014 numri i pasagjerëve arriti në 1,810.3015 persona nga 1,757,342 të tillë në fund të të vitit 2013, raporton Monitor.
Ritmet e rritjes rezultojnë nga më të ulëtat e viteve të fundit. Agjencitë kanë pohuar se, për shkak të çmimeve të larta shumë pasagjerë shqiptarë kanë zgjedhur aeroportin e Prishtinës dhe të Shkupit për transport ajror.
Gjithashtu TIA raporton për një trafik ajror 6.7 përqind më të ulët se, më 2013, ndërkohë që transporti I kargove pësoi rritje të lehtë.
Vendet e rajonit, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja, Maqedonia, por edhe Kosova kanë raportuar rritje të madhe të fuksit të udhëtimeve edhe për vitin që shkoi si rezultat i futjes së operatorëve loë cost.
Rritja e flukseve të udhëtimeve ndryshe nga Tirana në këto aeroporte ka qenë dy shifrore.
Qeveria shqiptare ka dështuar ne negociata me Koncesionarin e Rinasit, i cili ka preferuar të mos lëshojë pe nga monopoli i fluturimeve ndërkombëtare, duke lënë kështu të pangazhuara projektet e qeverisë shqiptare për të aktivizuar një aeroport të ri në Jug dhe një në Veri.
Boykotoni nje muaj kete aéroport edhe do shini se si do bejne ma te degjueshme germanet!
Titulli shkrimit nuk lidhet me permbajtjen.Kemi rritje te numurit te udhtareve qe hyjne ne Rinas, por kemi ulje te te ritmit te rritjes.Kush merret me ritmet?Merren studiuesit e problemit.Atehere te thuhet ne artikull:Ulet ritmi i rritjes se numurit te udhtareve qe fluturone drejt Rinasit.(sepse sipas shifrave del qe numuri apsolut udhtareve per vitin 2014 ne krahasim me vitin 3013 eshte rritur dhe jo ulur).
Ne se me kete lajm,kane ndermend t’i bejne presion koncensionarit,e kane gabim.Te gjenden autoret shqiptare te ketij koncensioni monopol,dhe jo gjermanet.Ata vijne ketu per te fituar ,dhe do fitojne shume apo do marrinnrracionin qe u takon,kjo varet nga zoti vatanit.Zot ne shtepine e shqiptarit duhet te jene shqiptaret.Por shqiptaret per kesi punesh kane ngarkuar qeveritaret.Jane keta,pra zyrtaret shqiptare, autore te ketyre koncensioneve skllaveruese.
Plaku i Mocem pershendetje per verejtjen qe ke bere! verejtja jote qendron pike-per-pike dhe ve gishtin ne dy semundje shqiptare (midis shume te tjerave):
1- mungesen e aftesise per te kuptuar/interpretuar korrekt ate qe lexon
2- mungesa e pergjegjesise dhe profesionalizmit per gjene qe thuhet apo shkruhet
Koncesioni ose nje tjeter Mega-Vjedhje e ketij pipelli te sterkonsumuar dhe ster-rrjepur u firmos nga Hajdut Nano dhe vazhdon nga Kryeplerat e tjera Berisha- Ramovic.
TIA,eshte 40 – 60% me shtrenjte.
Komentet e tjera jane te teperta,derisa Albinastanezet i kane nxjerre bythen te tjereve ne akand gjithmone.
Ja ke fut kot plako….Je duke i share te gjithe… Fakti eshte qe sherbimi ne Aeroportin e Tiranes eshte excellent dhe kete e njohin te gjithe, qe taksat e aeroportit jane me te vertete 10-15% me te larta por keto perbejne me pak se 20% te totalit te biletes…keshtu qe biletat jane me te larta por jo kaq shume me te larta. Se Kuksit i leverdis te shkoje ne Kosove dhe Shkodres ne Mal te zi, kjo eshte e ditur…Per ne te tjeret…shyqyr qe eshte TIA…Edhe dicka..te kujtohet aeroporti i vjeter i Tiranes???Turp i te gjitheve…
Duhet bere bojkot i aeroportit derisa qeveria te mundesoje aeroporte te tjera ne vend. Keto jane maskaralleqet qe i ka lene serbi Berisha Shqiperise dhe shqiptareve. Te rrjepen nga shoqerite ajrore te huaja dhe me cmime qe nuk shihen ne Europe. Udhetimi midis sheteve te Europes behet me 50-100 euro per fluturim ndersa shqiptaret paguajne qimet e kokes per te udhetuar ne Europe. Kjo eshte rezultat i koncesionit dhe mos lejimit te konkurences dhe uljes se cmimeve. Koncesionaret fitojne shume te majme duke i mbajtur cmimet lart.
@ elio
qenke As ne matematike £300- 600 (400-800 euro) bileta nga Londra ne Tirane dhe £80-160
bileta per Malin e zi ,Shkup,Korfuz,Selanik etj…………
dhe nga londra ne qytetet e italise nga milano deri ne brindizi i gjen edhe 20 euro me oferte