Numri i të prekurve nga virusi i gripit në Shqipëri ka nisur të bjerë.
Specialistë të Institutit të Shëndetit Publik thonë se ka një rënie të numrit të të prekurve që raportohen në të gjithë vendin.
Në reanimacionin e Sanatoriumit të Tiranës janë 9 raste në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe përsa i përket numrit të pacientëve që vijnë nga rrethet duhet thënë se ka një rënie në 40 persona në ditë-raporton TCH.
Situata në urgjencën e shërbimit të pediatrisë në QSUT në fundjavë paraqet 350 deri 400 fëmijë të vegjël te prekur nga virusi i gripit apo viroza të stinës.
Pavarësisht qëndrimit hapur në 24 orë të 4 qendrave shëndetësore në Tiranë, të gjithë i drejtohen urgjencës së pediatrisë në QSUT.
Kjo gjë ka sjellë jo vetëm rritjen e ngarkesës së mjekëve të këtij shërbimi, por dhe mosmarrjen e kujdesit të duhur si dhe shndërrimin e urgjencës në një burim infeksioni për fruthin.
s.a/dita
