Rreziku sistemik për sektorin bankar shqiptar është në rënie dhe stres-testet e nxjerrin atë të suksesshëm, në tërësi, edhe përballë skenarëve të rënduar. Raporti i Stabilitetit Finaciar për gjashtëmujorin e dytë 2013 konfirmoi sigurinë sistemike, por edhe njëherë banka të veçanta janë shfaqur të brishta përballë testeve të rezistencës. Madje, edhe në skenarët bazë të ndërtuara në stress-teste, disa banka mund të kenë nevojë për shtim kapitali, për të qëndruar brenda parametarve që kërkojnë rregulloret. Ndonëse ka banka që kanë nevojë për një vëmendje të veçantë, përgjithësisht rreziqet kanë rënë, falë qëndrueshmërisë së kursit të këmbimit, rritjes së niveleve të kapitalizimit dhe likuiditetit, por, edhe nga ulja e shkallës së përqëndrimit të sektorit bankar. Pavarësisht efekteve të qarta të krizës në sistemin financiar, Banka e Shqipërisë vëren se viti 2013 solli rritjen më të ngadaltë të kredive me probleme që nga viti 2008. Një ndikim në këtë rezultat pati edhe praktika e shitjes së kreidve të këqija nga bankat. Kjo praktikë pritet të vazhdojë edhe këtë vit dhe, së bashku me fshirjen e kreidve të humbura nga bilancet, pritet të sjellë një situatë të përmirësuar të kredive me probleme. Në analizat e veta, Banka Qendrore ka arritur në përfundimin se rreziku kryesor për bankat ngelet ai i kredisë. Rreziqet e shtuara janë sidomos në segmentin e individëve, për shkak të rënies së remitancave, rritjes së papunësisë dhe pritshmërive pesimiste për të ardhmen. Megjithatë, për momentin portofoli kreditor i individëve ngelet më cilësoir. Shkalla e kredive me probleme në fund të 2013 për individët ishte 16.2%, ndërkohë që për bizneset ishte 26%.

Në analizat e veta, Banka Qendrore ka arritur në përfundimin se rreziku kryesor për bankat ngelet ai i kredisë. [artikulli] B.Q. nuk duhet te lodhet me “perfundime” se te gjithe e dine, bankat kete rrezik kane (1) “krahun investues” ku rrisqet sollen krizen boterore. (2) kredine/kredite. Dhe ne perfytyrimin publik, “grabitje e kasafortes”. Por te shpjegoje c’ka bere e cdo beje ajo ne kete aspekt, si dhe te shpjegoje: “praktika e shitjes së kreidve të këqija nga bankat” [c&p]
Si eshte arritur kjo? Biznesit e Individeve u duhen shpjeguar keto.
Dhe, ku eshte sot B-Q e “Politika Fianciare” Shqiptare, ne sinkron me ate Boteror; bankat do sigurojne depozitat duke mbajtur larg anen Investuese, pa rreziqe ne te ardhmen per aksioneret, depozitat e tentativa per te shkuar tek shteti, duke lypur per “bail-outs” nga Taksat Publike. Shteti duhet t’ja beje te qarte cdo banke, te cdo niveli, se nuk i ka mundesite per ti ndihmuar; e sic mbajne Fitimet per Vete, Rrezikun ta ndajne me veten.
—
Madje, edhe në skenarët bazë të ndërtuara në stress-teste, disa banka mund të kenë nevojë për shtim kapitali, për të qëndruar brenda parametarve që kërkojnë rregulloret. [artikulli]
Kjo eshte thelbesore, “mund te kene nevoje per shtim kapitali” nuk e mbulon faktin se keto banka jane nen Risk. Me “mund”… keto pune nuk behen, neser [meqe preken 00-000 Shqiptare] Shteti yne do perfshihet ne to dashje pa dashj. Rregullat e lojes kane ndryshuar, e duhet me teper kujdes. B-Q se kemi ne Pozicion Konstatues, por i ka ne dore te gjitha mekanizmat rregullatore, qe bankat e Niv-II-te mos te shkaktojne probleme kombtare. Sa e kane sot “leverage ratio”? Keto duhen Publikuar. [standarti boteror eshte 3%, SHBA-te qe u dogjen keq ne renie te gjiganteve te finanaces e kane cuar ne 5%!!]
Quhet “kapitali absorbues i humbjeve” ne raport me Asetet. Nese keto banka [kapitali present i tyre] bie ndesh me Rregullat (1) te keshillohen, qortohen, penalizohen, e te futen ne grupin “high risk” mbajtur ne mbikqyrje te rrepte nga rregullatoret. Mjaftoje 1-2-3 te tilla, dhe fillon efekti zingjir. Nese jo fillojne “akrobacirat financiare” ku te parat “shiten” depozitat…sepse dicka do e bejne.
(2) te forcohet te rrisin kapitalin, qe te jene brenda Rregullatores. Ta gjejne ku te duan.
SA TE JETE GUVERNATOR I BSH SULLTAN FULLANI , BANKAT E NIVELIT TE DYTE NUK DO TE KENE ASNJE RREZIK …
PERKUNDRAZI , ” KUJDESI ” QE TREGON SULLTAN FULLANI PER TE RRITUR FITIMET E PAMERITUARA TE BANKAVE TE NIVELIT TE DYTE , ME VENDIMET E NJEANESHME QE MERR , E VERTETON PLOTESISHT KETE…
I GJITHE SISTEMI BANKAR EUROPJAN NE KETO VITE KA QENE NE KRIZE , PO ASHTU EDHE SHTETI SHQIPTAR , NDERSA BANKAT E NIVELIT TE DYTE NE SHQIPERI GJATE VITIT 2013 ARRITEN NE MENYRE PARADOKSALE FITIME PERRALLORE…
DHE MERITEN , NE ARRITJEN E KETYRE SUPERFITIMEVE E KA PADYSHIM SULLTAN FULLANI I CILI ME KESHILLIN SERVIL MBIKQYRES TE BANKES SE SHQIPERISE , MIRATOI DISA VENDIME PER ULJEN E NORMES BAZE TE INTERESIT…
KETO VENDIME TE FULLANIT DHE KESHILLIT MBIKQYRES ( QE NUK ESHTE MBIKQYRES , POR I I PERUNJUR E SERVIL ), ZHVATEN KURSIMET E QYTETAREVE E TE BIZNESEVE DHE MUFATEN XHEPIN E BANKIEREVE …
KONSTATIMET E BSH , JANE BAJATE E TE TURPESHME , POR KUR NUK KA ZOT KY VEND , SULLTAN FULLANI LE TE VAZHDOJE TE BEJE QEJF ME GJAKUN E DJERSEN E QYTETAREVE SHQIPTARE …