517 persona kanë humbur jetën në Spanjë në 24 orët e fundit nga koronavirusi, raportoi Ministria e Shëndetësisë atje.
Shifra tregon luhatje të vazhdueshme, gjithsesi në rënie, të viktimave ditore.
Të dielën, numri i viktimave ditore ishte 619, ndërsa të shtunën 510.
Sipas të dhënave më të fundit, numri total i viktimave ka arritur në 17489, që prej nisjes së krizës shëndetësore, ndërsa 169496 raste janë konfirmuar zyrtarisht.
Prej tyre, 64727 janë shëruar.
Fabrikat dhe kantieret e ndërtimit u hapën të hënën në Spanjë.
Miliona njerëz u kthyen në punë pas dy javësh pushim.
Policia u dorëzoi maska në stacionet e metrove në Spanjë të gjithë punëtorëve jo-esencialë.
j.l./ dita

….. u hapen dyert e vdekjes….. per hajer ….
Ne metro ne kete situate ☹️
Hajduteria kapitaliste nuk rrine dot pa fitime.