Uli Hënes jep dorëheqjen, Hainer zgjidhet president

redaktor

Uli Hënes dha dje dorëheqjen nga detyra si president i Bajernit të Munihut, pas dënimit me tre vjet e gjysmë burg për evazion fiskal. Dorëheqja e tij është pranuar nga bordi drejtues, i cili më pas zgjodhi edhe presidentin e ri, Herbert Hainer. Ky i fundit ka qenë zëvendëspresident i klubit dhe është njëherazi administrator i kompanisë Adidas, e cila është ndër aksionerët e mëdhenj të Bajernit, me 9 për qind të aksioneve. Votimi i bordit për 59-vjeçarin Hainer ishte unanim, ashtu si dhe për emërimin e Karl Hopfner në rolin e zëvendëspresidentit ekzekutiv. I gjithë bordi drejtues i klubit falënderoi Uli Hënesin për atë çka i ka dhënë Bajernit për katër dekada, si lojtar, menaxher i përgjithshëm dhe president. Në deklaratën e parë për shtyp si president i Bajernit Herbert Hainer përmendi cilësitë e shumta, personalitetin, përkushtimin si dhe aftësinë e shkëlqyer të Uli Hënes për të udhëhequr këtë klub drejt sukseseve të mëdha.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *