Zbutja e dënimit ndaj të dënuarit për 2 vrasje Gentian Doda, ishte një nga shkeljet mbi të cilat u mbështet Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për shkarkimin e gjyqtarit Alfred Gjoni.
Gjoni, i cili ishte pjesë e trupës gjykuese që uli dënimin në Gjykatën e Matit duke sjellë lirimin e Dodës, u gjet me probleme të pasurisë dhe profesionalizmit – përfshi arsyetimin në këtë çështje dhe lidhjen e tij me avokatin e Dodës, të cilit i kishte marrë në hua një makinë për të udhëtuar jashtë vendit – raporton Reporter.al
Trupa e gjykatës së Matit, me kryesues Ali Kolecin dhe anëtarë Ded Mirin dhe Alfred Gjonin ndryshoi cilësimin e akuzës ndaj Gentian Dodës nga “vrasje me paramendim” në “plagosje me dashje me pasojë vdekjen” dhe uli dënimin ndaj tij nga 20 vjet burg në 8 vjet në vitin 2016.
Ky vendim u konfirmua edhe në Apel dhe u pasua me lirimin e Dodës me kohën e paraburgimit.
Ish-gjykatësi Alfred Gjoni i cili u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në janar të këtij viti, u mbrojt duke përmendur faktin se vendimi ishte marrë nga një trupë gjykuese në të cilën ai ishte vetëm një nga anëtarët dhe se vendimi ishte konfirmuar në një shkallë më të lartë, duke iu referuar vendimit të Apelit të Tiranës për të cilin u dënua ish-gjykatësi Shkëlqim Miri.
KPK arsyetoi se Gjoni kishte pasur mundësinë të kundërshtonte dhe jepte arsyetim në pakicë.
Vendimit në fjalë sipas KPK i mungonte argumenti dhe arsyetimi pse ishte ndryshuar cilësimi i veprës penale. Po ashtu në vendim thuhet se pas pyetjeve nga vëzhguesi ndërkombëtar, vetë Gjoni e klasifikoi një ngjarje të supozuar me rrethana të ngjashme si “vrasje me paramendim”.
Gjoni i cili u hetua nga KPK në dy kritere, atë të profesionalizmit dhe atë të pasurisë, kishte prej vitit 2010 që drejtonte Gjykatën e Kurbinit, ndërsa kishte punuar si gjyqtar prej 20 vjetësh.
Trupa gjykuese që hetoi subjektin u kryesua nga Etleda Çiftja, me relator Roland Ilia, anëtare Firdes Shuli dhe vëzhgues ndërkombëtar Ferdinando Buatier de Mongeot.
KPK gjeti një sërë shkeljesh, përfshi dyshime për një apartament të fshehur në Durrës dhe zvarritje çështjesh për mbi dy vjet.
n.s. / dita

Me keq e me keq te pafshim o hajdut i dinjitetit Shqiptar .Ishit bere si ZEUSA ,,te perkedhelurit ,e ketyre moskarenjve tane politikane ..Keni shkateruar jeni tallur me fukarain , duke vjedhur cdo gje ore faqezinj . Zoti do mari hak mbi ju , mos kini merak.