Zv/kryetarja e parlamentit evropian Ulrike Lunacek pranon se është lesbike.
Gjate konferencës rajonale kundër diskriminimit, Lunacek kërkoi më shumë vëmendje nga të gjithë aktorët për t’u kujdesur për këtë kategori të shoqërisë. “Unë e them shpesh, pasi jam edhe vetë një grua lesbike dhe e di se çfarë do të thotë. Lesbiket dhe gay-t janë njerëz normalë si të gjithë të tjerët dhe mund të ndodhë në çdo familje pasi nuk mund të vendosesh se me kë bie në dashuri”, raporton Vizion Plus.
Sipas përfaqësuesve të Parlamentit Europian, Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në hartimin e legjislacionit kundër diskriminimit, por ende ka vend për zbatimin e kuadrit ligjor.
