Ulsi Manja: Nëse protestuesit hynin në parlament, rrezikohej…

Dita

Kreu i Komisionit të Ligjeve, deputeti socialist Ulsi Manja ka qenë një nga deputetët e maxhorancës që nuk ka mundur të votojë për Kryeprokuroren e re Arta Marku. Në një bisedë në News24, Ulsi Manja flet pikërisht për seancën e 18 dhjetorit, për protestën jashtë dhe brenda parlamentit të nxitur nga opozita. Ai thotë se bashkë me deputeten Ermonela Felaj nuk ka mundur të komunikojë, ndërsa flet për rrezikun që do t’i kanosej deputetëve nëse turma e protestuesve hynte në parlament. 

Si e patë gjithë atë seancë të zhurmshme?

Shumë zhurmë për asgjë. Duhet të ishte një seancë normale parlamentarë për vetë faktin se Kuvendi atë ditë sipas detyrimeve të ligjit do të emëronte jë nga prokurorët e vendit për Kryeprokuror deri në zgjedhjen institucioneve Kushtetuese. Opozita nuk e di për çfarë arsyesh, që vetëm ata që e inskenuan atë zhurmë e dinë më mirë.

Pamë pamje të frikshme, Berisha që kapej në foltore, deputetja që goditej etj një imazh jo i mirë. A është zgjedhur në mënyrë normale Kryeprokurori?
Është zgjedhur në mënyrën që parashikon strikt ligji. Është zgjedhur konform ligjit për organizmin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë. Kuvendi nuk mundet të heshtë ose të mos ndërhyjë për të zgjidhur një ngërç të tillë institucional kur Kryeprokurorit i kishte mbaruar mandati. Po të mos e bënte Kuvendi, kush duhet ta bënte. Natyrisht nuk pres që zgjidhjet të vijnë nga dhuna, por është rasti sot të falënderoj kolegët e shumicës për qetësinë dhe durimin që treguan në seancë pavarësisht provokimeve të ulëta. Provokime të tilla që mund të çonin edhe në konfrontim fizik gjë e cila nuk ka ndodhur në atë sallë në 27 vite.

Çfarë konfliktesh për shembull?

Kanë bërë xhiron e botës pamjet. Tentativat për t’iu mohuar kolegëve të drejtën e votës duke përdor çdo lloj mjeti nuk është parë në sallë.

Kë atakoni?

Ka një vendim të Byrosë së Kuvendit për 7 deputetë. Unë dhe kolegia ime Felaj nuk arritëm të votonim për Prokurorin e përgjithshëm edhe pse ishim nismëtarë. Nuk na lanë të votojmë, përveç kësaj nuk kam çfarë të them.

Por nga ana tjetër kemi edhe pamjet e Taulant Ballës…

Ne ishim deputetë fizik në sallë. Jemi me zë dhe figurë dhe në momentin që dikush të mohon të drejtën e votës do ushtrohen të gjitha mundësitë për ta shfrytëzuar të drejtën e votës. Ajo do ishte e rëndë nëse ne nuk do ishim në atë sallë.

Ju dhatë një deklaratë jashtë Kuvendit, ku ju ndërhyri zonja Kryemadhi, si e pritët?

Unë në fakt isha i fokusuar tek ajo çka desha unë të përçoj tek qytetarët sepse ishte një moment delikat sepse edhe turma po tentonte të hynte në Kuvend, gjë që duhet të gjykohet më vonë. Ata kolegë të opozi8tës që i bënë thirrje qytetarëve të futen në sallën e Kuvendit duhet të skuqen më vonë. Nëse turma do kishte hyrë në sallën e Kuvendit, nuk e di se çfarë do kishte ndodhur por do ishte rrezikuar seriozisht jeta e deputetëve ky do ishte fundi i parlamentarizmit. Dhe as sa ndodhi ishte e tepërt. Nuk po merrej një nga jashtë sistemit për ta vendosur si Kryeprokuror.

Share This Article
6 Comments
  • idiot meso cfare te flasesh
    s’ka nevoje perdetaje se aq duan hordhite
    apo te trembi gazetari maskara

    mos jepni intervista kujt kazan t’ju dale perpara

  • Skenari ishte skenari maqedonas. Futja me force ne kuvend per te penguar me cdo kusht zgjedhjen e prokurores se re! Qellimi nuk ishte pengimi i zgjedhjes se prokurores por mbajtja me cdo menyre madje dhe me dhunimin e kuvendit, te ish prokurorit Llalla si njeriu i korruptuar mbeshtetes i stabilshmentit politik dhe sistemit te degraduar te drejtesise se deridjeshme, garandi dhe mbrojtesi i pasurive kolosale te familjes Berisha, Basha e Meta dhe te gjithe fraksioneve te tyre ne politike.
    Pafuqia e PD dhe sektit militant made in ISIS te LSI, per ti frymezuar dhe motivuar protestuesit e paket per te mesyre parlamentin ishte dhe ne fakt deshtimi i perpjekjes per destabilitet qe opozita po kercenon prej kohesh ecurine normale te reformes ne drejtesi.
    Pamundesi per ti bindur militantet e tyre per te kryer akte destabiliteti si ai i perpjekjes se opozites per ti futur me cdo kusht ne parlament ata pak protestues, eshte ne fakt dhe suksesi i pjekurise popullore e cila nuk mund te jete edhe pas 27 viteve ajo rupalle sjellje qe Sali Berisha dikur e ka perdorur si mish per top sa here ja ka dashur interesi politik dhe vetiak.
    Sot askush me nuk mund te perdiret si mish per top, ne dhunimin e institucioneve, per xhelin e flokeve te Bashes apo breket e skzofrenes se LSI. Kushdo mund te mos jete dakort me qeverine apo Kryeministrin dhe protestat paqesore te cilat shprehin mosdakortesine me politikat dhe ecurine e qeverisjes, per cdo vend demokratik jane te pranueshme, ndersa dhuna dhe tentativat per te dhunuar institucionet apo individet e aq me teper kur protestat i drejtojne dhe politikane te njohur per lidhje te dyshimta antishqiptar dhe eksponente te njohur si bandite me qellim destabilitetin duhet te marin ne kohe dhe pa meshire goditjen e dugur.
    Askush sot me nuk do ta shohe vendin ne trazira skena te peshtira si ato te seances se zgjedhjes se prokurores se perkohshme.
    Basha genjeu kur tha ne “opinion” se nuk e kishin problem per ty shtyre njerzit ne protesta te dhunshme! Nuk eshte e vertete. Basha dhe askush me nuk i shtyn me dot turmat sado fanatike dhe militante te jene drejt akteve te dhunimit te institucioneve, perjashto disa pak bandite te inkriminuar me kohe te cilet mund ti kryejne keto akte. Opozita sot nuk e ka me forcen per te cuar vendin ne destabilitet. Askush me nuk i bindet. Kjo u duk edhe gjate kohes se cadres dhe para saj, ku u kerkua nga ana e opozites pushteti ne tavoline. Pikerisht dhe atehere nuk ishte as presjoni nderkombetar as gjoja vemendja per fatin e vendit, arsyeja pse Basha u ul per marreveshje me Ramen, por pikerisht deshtimi me sukses i perpjekjes se opozites per te krijuar destabilitet ne vend. E njejta premise shte dhe perpjekja e fundit ne parlament e cila gjithashtu perfundoji ne nje perpjekje te deshtuar per te hyre ne parlament me force, i ruajtur nga ata pak police perball nje turme pa motivuar dhe jo energjike per ta kryer nje veprim te tille me gjithe shtytjet deputeteve te njohur ne parlament per harbuterine e tyre. Dhe si e tille perfundoji si nje kepuce e hedhur e nje skizofreneje mediokere.

  • Z.Manja, asgje nuk do te kishte ndodhur po te kishin hyre
    bandat e Saliut ne Parlament,thjeshte do te kishin zba-
    thur poturet. Mos u ben frikacak,zoti Manja. Te kemi ditur
    trim,por je thjeshte nje ku therret kiameti .! Votat ua dhame ,tepsine ua dhame me kapul,por jo per batuta e
    barcoleta ne parlament por per ta cuar Saliun dhe banden e tij atje ku e ka vendin ne 313, qe te mos e sho-
    hi me diellin me sy per demet e tradhetine e madhe qe i
    ka bere kombit shqiptar! Kete mos e harroni kurre ! His-
    storia nuk do ua fale kurre qendrimet tuaja “kristiane”
    sipas se ciles “po u goditi njeren faqe ,jepi tjetren” ! Pri-
    mitivi i Vicidolit nuk merr vesht nga ajo pune,maloku po
    “hypi ne kale,do koqen e plumbit ne balle,se nuk zbret
    me nga kali”(N.Hoti)

  • Ndryshoni rregulloren e Parlamentit perVOTIMIN ME KARTE,se do t`jua vjedhin serish Kartat dhe do mbeteni pa votuar.Vereni me DUAR,se duart nuk ua vjedhin dot.

  • DO ZBATOHEJ SKENARI MAQEDONAS NGA GRUEVSKI NR.2-SALI RAM BERISHA.QELLIMI PER TE BERE NDONJE VRASJE QOFT DHE NGA RADHET E OPOZITES NGA VET PD-ISTET SIPAS SKENARIT TE UDB:”VRIT NJE NGA TE TUT DHE HIDHHJA FAIN KUNDERSHTARIT”.I LUMT POLICISE QE SHMANGU GJAKDERDHJEN QE SALIU KERKON TASH 27 VJET PER ÇDO DITE KUR DEL NE OPOZITE.SE KY NJERI DO VETEM PUSHTET QOFT DHE ME GJAK.
    POR ÇUDIA ESHTE SE AKOMA PREKURORIA NUK PO VEORON SI PER SALIUN QE BLLOKOJ NE FORCE FOLTOREN DUKE OFENDUAR,QOFT PER MONIN QE DO TE VRASI RAMEN SI AVNI RUSTEMI ESAT PASH TOPTANIN NE PARIS.

  • Keshtu eshte Makjaveli thoshte”Kure politike nuk ecen ajo vazhdon me mjete te tjera” Partise Demokratike Ora dhe Politika i kan ngelure ne vitet 1990. Ajo nje referen ka lufte kunder komunisteve dhe lufte kunder Enverit, ku ne fakte ase komuniste nuk ka dhe ase Enver nuk ka. Po ka nje Komuniste tradhetar i kombit qe eshte Sali Berisha qe i turbullon gjithnje politiken ne interese te armiqve tane.! Tre vjet rrjeshte lufte kunder reformes ne drejtesi, Ja filluan qe ne bruksel para tre vjetesh dhe kure u arrite te finalizohej kerkuan te bejn grushte kunder Refomes finalizuese. Fale qendrese se forcave te rendit dhe te faktorit nderkombetar qe i penguan keto qe e kan pak ti quajme Fashista.!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *