Jetën profesionale, nuk e kam jetuar vetëm si specialist, por dhe si gazetar dhe autor librash bujqësore. Ky status me jep të drejtën, jo vetëm të gjykoj mbi përmbytjet e viteve të fundit, por dhe të kritikoj atë pjesë që nuk ka funksionuar normalisht në evitimin e pasojave. Në krye të herës, duhet të pohoj me përgjegjësi, që nëntë përmbytjet e përjetuara nga unë, nuk krahasohen as me gjysmën e përmbytjeve të këtyre 5 viteve. Shtetit të këtyre 25 viteve i ka rënë prapanica në ujë!
I mbaj mend me hollësi të nëntë përmbytjet, sikur të kenë ndodhur sot. Nuk di ta përshkruaj tmerrin. Për të sjellë atë përvojë të hidhur, po përshkruaj përmbytjet në Bushat – Shkodër dhe Hoxharë – Fier, që ka ndodhur në mesin e viteve ‘80 të shekullit të kaluar.
Të ndëshkon vetja, jo natyra!…
Këto ditë, që përmbytjet në zonën jugore të vendit mbaruan, po paraqes mendimet rreth tyre, sepse unë kam ndjekur aktivisht, qysh nga viti 1960 e tehu, të tëra përmbytjet, që kanë ndodhur në Ultësirën Bregdetare Shqiptare. Ne periudhën 1960 – 1990, përmbytjet i kam përjetuar si subjekt që janë përmbytur, të tëra herët. Ndërsa përmbytjet postmoniste i kam ndjekur me shumë dhimbje, por në rolin e spektatorit. Kur them me shumë dhimbje, nuk dua ta paraqes veten më të ndërgjegjshëm, por kam mbi shpinë përmbytjet e 35 vjet jete, në zonën e Ultësirës shqiptare.
Në këtë shkrim, që besoj të jetë i fundit për përmbytjet, unë do të tregoj se si i përballonim përmbytjet ne dhe si janë zhvilluar ato në historinë shekullore të shtetit shqiptar. Gjatë përmbytjeve kam qenë në vijën e parë, për të mbrojtur gjënë e gjallë, që në ish-fermat përbënin një nga pasuritë më të mëdha të tyre dhe të vendit.
Fillimisht njohuritë e mia për përmbytjet kanë qenë shumë të cekëta. Kur fillova punë në ish-fermën Levan, përveç dokumenteve të shumta zyrtare, gjeta tre programe të shkruara me kaligrafi nga paraardhësi im, Latif Çela: Planin e zhvillimit të blegtorisë bashkë me atë të prodhimit, programin e evakuimit të blegtorisë në rast fatkeqësish natyrale (konkretisht, për përmbytjet, tërmetet, zjarret, rrëshqitje toke, orteqe) dhe programin e shtegtimit të dhenve. Njihja vetëm planin e parë, për dy të tjerët nuk e kisha idenë pse ishin dhe si do t’i zbatoja.
E kam thënë shumë herë, se për gjëra të paqarta i drejtohesha dr. Jakovit (Mile), që kryente detyrën e kryespecialistit në ish-fermën “Çlirimi”. Ai më dha njohuritë e duhura, por më porositi, që të bisedoja me të moshuarit, për të dy problemet, që janë specifike për secilën trevë të zonës së ulët. Konsultat me njerëzit e moshuar i bëra praktikë pune dhe e zbatova në çdo ekonomi. Kam përballuar të tëra përmbytjet, në ish-fermat Levan, Hoxharë, Valare – Gjirokastër, ish-fermën Lushnje, si dhe në gjithë fermat e veriut, kur punova në Drejtorinë e Përgjithshme të fermave. Aktualisht, ndoshta jam i vetmi specialist që kam përballuar më shumë raste përmbytjesh në Shqipëri.
Nga sa kam mësuar nga vendësit dhe nga përvoja ime në terren, po paraqes pak episode të përmbytjeve në zonën e ulët. Përgjithësisht vendet ku shpërthen lumi dihen nga banorët e moshuar, të cilët i riprodhojnë të tëra episodet që kanë kaluar në përballje me “kafshimin” e lumit. Përmbytjet përpara bonifikimit, që është periudha përpara 1960, ndodhnin çdo vit, por jo me të njëjtin intensitet. Vitin e parë të largimit të ujërave kënetore, përmbytjet ishin të furishme, sepse u krijua një boshllëk që e thithte ujin e lumit, edhe kur nuk kishte fryrje të madha. Përmbytjet u shtuan dhe u bënë me agresive. Është koha kur shteti mori masën e ndërtimit të pendave të fuqishme. Pendat u ndërtuan në vijën ku lumi thyente tradicionalisht.
U frenuan shumë lumenjtë dhe për një kohë pothuaj u eliminuan vërshimet e çmendura. Në fillim të viteve ‘60 ndodhi përmbytje masive ne te tere zonën bregdetare. Ndërtimi i digave të hidrocentraleve i frenoi disi vërshimet e Drinit, por në jug vijonte e njëjta histori. Zona, që është përmbytur më shumë në Shqipëri është Lezhe – Shkodër; zona e Çermave në Lushnje dhe Bashtova në anën tjetër të lumit. Përmbytjet e tjera janë episodike.
Shkumbini thyente vazhdimisht tek Ura e Rrogozhinës. Çermanakët ishin familjarizuar me këtë dhe shqetësoheshin më tepër kur nuk kishte përmbytje në dimër, sepse kur ndodhnin në pranverë shkatërronin krejt të mbjellat. Lumi plehëronte edhe tokat. Çermanakët bënin shtëpi dykatëshe dhe gjënë e gjallë i evakuonin në kodër, që quhet Zhamë. Rrallë mund të ndodhte që dikush të ndërtonte shtëpi të re jashtë vijës kufizuese tradicionale. Largimi nga vendbanimi i babait konsiderohej një nga llojet e tradhtisë. Ndoshta lidhet me besimin fetar. Kryefamiljari largohej i fundit nga banesa, po qe se ujët delte në katin e dytë. Është momenti që njeriu laget nga ujët e lumit dhe zgjohet i llahtarisur, për të nisur rrugën, që nuk duket më. Në rastin e një emergjence të tille, një çermanak nuk mundi të merrte rrugë dhe hipi në një pemë, me gjithë disa orendi dhe ushqime. Aty ndenji tri ditë, deri sa u duk rruga. Këto i përkasin një të kaluare të largët. Vdekjet, mbytjet e bagëtive, dëmtimi i të mbjellave dhe orendive ishin në kuotat më të larta. Varfëria përcaktohej nga niveli i përmbytjes së radhës.
Pas ndërtimit të digave, përfundoi bonifikimi hidraulik i fushës. Bonifikimi hidraulik nënkupton largimin ujit nga sipërfaqja, por në të tërë thellësinë e tokës kapilaret janë të mufatur. Ujërat nëntokësore afrojnë deri në sipërfaqe. Në këto kushte, toka nuk vjen shpejt për plugim. Shtrati i farës nuk favorizon mbirjen dhe zhvillimin bimor. Këtë problem e ngrinin specialistët e ekonomive të asaj kohe, që shquheshin për erudicion, por dhe drejtues të ekonomive bujqësore, që kishin punuar me Fullcin. Këta ishin: Ali Ypi, Zyber Juka, Faik Barajaktari, Sami Hysi, Refat Toptani, Hysen Çobani, Dule Çarçani, Ilo Prifti, Mentor Përmeti, Mihal Dajlani, Minella Xinxo, Irakli Leka, Kastriot Panariti, Petrit Kripa, Mihallaq Qirjako, Spiro Gushi, Demlush Thaçi, Sul Gallai, Dhimo Liko, profesorët e Institutit bujqësor, shkencëtarët e institucioneve te bujqësisë.
Qeveria e kohës nuk bindej se bonifikimi nuk po i shërbente tërësisht prodhimit që kërkohej. Ajo thoshte: Bonifikimi përfundoi sipas projektit, kërkohet shlyerja e investimeve. U planifikuan rendimente të paarritshme. Kontradikta teknike ishte e thellë dhe në opinion dukej se qeveria kishte të drejtë. Specialistët dhe shkencëtarët e mirënjohur nuk reshten, deri sa u realizua bonifikimi bujqësor, i cili nënkupton ngritjen dhe uljen e ujërave nëntokësore, siç e kërkojnë interesat e plugimit të tokës dhe ato të zhvillimit bimor.
Për të arritur te bonifikimi bujqësor, u rishikua projekti, duke bërë thellime të reja të kanaleve dhe ndërtimin e hidrovorëve që kushtonin shumë. Bonifikimi bujqësor vijoi gati 10 vjet, deri në fillim të viteve ‘70 të shekulli të kaluar. Në ndryshim nga bonifikimi hidraulik, ky i fundit u krye me mjete të mekanizuara. Me këtë operacion të kushtueshëm, tokat e ish-kënetave u transformuan në toka bujqësore të nivelit të lartë. U rritën rendimentet në mënyrë progresive dhe së bashku me ujitjen, Ultësira Bregdetare shqiptare, klasifikohej një masiv bujqësor, që konkurronte në Evropë, deri sa arriti të merrte 48 kv/ha grurë, 100 kv/ha misër, 500 kv/ha panxhar, 4000 litra qumësht për lopë etj.
Efektin më të madh bonifikimi bujqësor e pati në kufizimin drastik të efektit të përmbytjeve. Së bashku me masat për pyllëzime dhe luftës kundër erozionit, masat për evitimin e përmbytjeve ishin plotësuar. Toka bujqësore ishte e sigurtë, lumenjtë lëviznin brenda shtratit. Nuk kishte asgjë ç’t’u shtoje masave për mirëmbajtjen e tokës bujqësore. Ishte një investim që vijoi mbi 30 vite për të dy fazat. Kushtoi shumë vuajtje, djersë, gjak dhe pa diskutim vlera të mëdha monetare. Bonifikimi mund të quhet një vepër monumentale që u krye edhe me punën e papaguar edhe e të të burgosurve politikë të kohës. Pati shumë të sakatuar e të vdekur. E meritojnë shtresa e të përndjekurve një memorial të lartë diku në Tërbuf dhe në Maliq. Edhe pas përfundimit të bonifikimit bujqësor kishte përmbytje, por me intensitet shumë më të ulët, por çdo 2-3 vjet kishte një përmbytje.
Në mbyllje të këtyre dukurive të përmbytjeve, dua të nënvizoj se qeveria, ministri dhe pushtetarët vendorë, për përmbytjet duhet të punojnë 11 muaj në vit, sipas specifikave e detyrave, muajin e 12-të, zonat që përmbyten t’ia lenë Emergjencës, e cila do të ketë gjithnjë e më pak punë.
Nju Jork, nëntor 2015
Zagari nuk ushqehet vetëm ditën që del për gjah!
Përmbytja e ditëve të fundit, u analizua gjerësisht nga mediat, politika dhe shkenca. Të tërë ishin të mendimit se “natyra na dënoi ashpër për mangësitë tona ndaj mjedisit natyror”. Kjo është arsyeja, që përmbytjet bëhen gjithnjë më agresive. Konkluzioni i mediave, për përmbytjet është shumë logjik dhe kritikë e baraspeshuar. Nuk më la shije të mirë një shprehje e ministrit të Bujqësisë, i cili theksoi se këtë vit pastruam më shumë kanale, prandaj efekti i përmbytjeve u kufizua. Ministri si dhe çdo specialist, e dinë fare mirë, që nuk ka bonifikim dhe kullim të pjesshëm, që matet me disa kanale, por ka bonifikim bujqësor integral, ndryshe kullimi nuk realizohet. Unë do t’i drejtoj disa pyetje ministrit. Sa kohë do të presë fshatarësia fushore, qe ujërat të disiplinohen nga shteti? Ju dhe paraardhësit e tu, i quani përmbytjet fatkeqësi natyrore. A mund të ketë fatkeqësi të përvitshme, që zgjat çerekshekulli? Pra, popullit i duhet thënë qartë: Kur do të kufizohen këto katastrofa, që nuk janë tërësisht natyrore. Mendoj se organizmi i krijuar për emergjencat civile është gjetja më e përshtatshme dhe më kompetente, për t’u bërë ballë situatave të vështira. Thatësira është e kundërta e përmbytjeve, por një lloj e dëmshme. Ultësira jonë bregdetare, ndaj të dy këtyre dukurive është më e ndjeshme se çdo fushë në Evropë, veç Holandës.
E vërteta si dhe fakti janë kokëfortë:
Diktatura komuniste bënte shumë për përmbytjet!
Në 35 vite të veprimtarisë profesionale kam përjetuar nëntë përmbytje të ish-ekonomive bujqësore, ku kam punuar. Gjatë evitimeve të përmbytjeve të kaluara, nuk mbaj mend të jetë dëmtuar as një kokë bagëtie e çfarëdo lloji. Bagëtitë, që eventualisht mund të përmbyteshin bëheshin ngarkim personal. Zona e përmbytur kishte pamjen e një shtëpie funerale. Nuk dëgjoheshin zhurma, veç asaj të ujit, nëse lëvizte. Kjo qetësi varri kushtëzohej për faktin se duhej të dëgjoheshin sinjalet, që mund të jepeshin për rreziqe të shtuara. Qetësia nënkupton ngushëllim dhe solemnitet: Njerëzit presin të shohin përpara syve, mynxyra! Personalitetet e kohës nuk i vizitonin zonat e përmbytura pa u tërhequr uji. Aty dukej vetëm ndonjë gazetar, por jo gjithnjë. Vizitat bëheshin fill pas lirimit të zonës. Atëherë nuk kishte struktura emergjencash civile. Strukturat e pushtetit shtetëror nuk merreshin konkretisht me përmbytjet. Bëhej një lajmërim dhe për gjithçka përgjigjej ekonomia. Nuk merrej as fuqia punëtore me këtë problem, me përjashtim të njerëzve, që merreshin me ndonjë kullim të prapambetur dhe punonjësve të blegtorisë. Jam i sigurt, se do ketë lexues që këtë përvojë nuk do ta pranojnë, pasi është përvojë e fituar në diktaturë. Ju sqaroj se në diktaturë, punojnë dhe mendojnë të tjerët, populli, ndërsa diktatorët dhe besnikët e afërt vetëm sundojnë!
Në inondata vepron ligji i “vaporit të mbytur”, punohet në heshtje…
Mendoj se nuk ka nevojë të bëhet shumë zhurmë ditët e përmbytjeve. Ato ditë duhet të dëgjohet vetëm zëri i të ngarkuarit me emergjencat. Në këto raste respektohen të njëjtat ligje si në mbytjen e vaporëve. Të tjerët duhet t’i kërkojnë atij edhe për evitimin e situatave tragjike edhe njoftimet zyrtare për situatën. Këto pesë vjet, kam vënë re se të gjithë, pushtetarë, deputetë, gazetarë, politikanë, zbresin në zonë, pa shërbim të përcaktuar, thjesht për sehir (gjoja për të qëndruar afër hallexhinjve). Po ju drejtoj një pyetje të gjithë këtyre njerëzve të shkolluar: Çfarë ndreqët në zonën e përmbytur, kujt i shërbyet, a e justifikuat karburantin që dogji makina juaj luksoze?
Shumicën e vizitave në zonat e përmbytura i konsideroj shëtitje aerobike dhe shuarje kurioziteti. Shumë më të hidhura ndihen shprehjet opozitare: Pse nuk mblidhet qeveria në zonë? Pse kryeministri nuk duket në biseda me banorët? Po ka pasur dhe kërkesa më skandaloze: Pse nuk kini ndërtuar konvikte dhe hotele për të evakuarit? Apo: Pse nuk keni rezerva me bar për delet? Kjo është çudi dhe qesëndi e turpshme.
Në pesë vitet e fundit kanë ndodhur përmbytje katastrofike në veri dhe në jug të vendit. Përmbytjet kane krijuar stinën e tyre të pestë. Shtetarët e tranzicionit kanë problem me paaftësinë drejtuese. I gjithë vendi ka përjetuar ditë ferri dhe dëme të pallogaritshme në pasuri dhe gjënë e gjallë. Ultësira Bregdetare shqiptare, kjo bukuroshe e fjetur, është gjithnjë e kërcënuar. Është pjesa me vitale e vendit, sepse nga Bistrica deri ne Bunë jeton 70 % e shqiptarëve. Aktualisht shteti nuk ka kontroll mbi ujërat sipërfaqësore të kësaj fushe. Në dimër përmbytet, në verë zhuritet. Kjo gjendje ka 25 vite, që përsëritet. Sa do të vijojë ende kështu, as fushë as kënetë? Mediat e kanë analizuar gjerësisht dhe me shumë përgjegjësi këtë problem kombëtar, ndërsa drejtësia është e vonuar për vënien përpara ligjit të shkaktarëve të anarkisë bujqësore – mjedisore të vendit, që është shkaku i varfërisë së pajustifikuar, sidomos të shtresës fshatare.

Eh mor Z Illo po pse harxhon kohen kot atje qeveritaret as e kane mendjen tek permbytjet se nuk ju behet vone Po edhe sikur te kene nje deshire te tille ne momente te caktuara:psh kur mund tja kerkoje Dashnorja ose ndonje njeri me pozite me te larte ata nuk e kane idene se si te bejne prandaj thashe qe mos u lodh kot. Ka mbaruar ajo kohe kur ngriheshin ne kembe te gjithe per momente fatkeqesish . Jane te shumta emergjencat kur shtyllat e tensjonit te llarte keputeshin nga debora dhe tufanet ngriheshin ne kembe disa ndermarje qe te prodhoheshin dhe te montoheshin ne kohe rekord.
Stacjonet e pompave ne Shellinxe te Mamuras dhe me Tale te lezhes punojne apo i kane shitur per skrap se ato Pompa thanin kenten e Mamurasit dhe te Lezhes
Populli ka nje fjale te urte:”Pyet nje te vuar(te vuajtur) dhe jo nje te mesuar”(akademik,profesor apo thjesht njeri te librave).Illo Foto,eshte nje nga ata qe ka vuajtur nga permbytjet,duke qene pjese e njerzve te vuajtur,dhe prandaj ndjen dhembje kur permyteten fushat,ato fusha qe shqiptaret i bonifikuan me thonj.
Permbytjet jane pasoja te renies se reshjeve ne nje siperfaqe te caktuar,ne nje teritor te caktuar.Me qenese uji I reshjeve ka tendence te rrjedhe kur bie ne toka me te larta se niveli I detit dhe te grumbullohet ne siperfaqe qe nuk kane lidhje me perrenj apo lumenj ,del e nevojshme qe ai (uji) te mos dale nga shtrati dhe tokat te mos permbyten.Te gjitha masat qe merren per te mos pasur permbytje, konsistojne ne ndertimin veprave hidroteknike dhe ne mirembajtjen e tyre gjate shfrytezimit.Te gjitha veprat dimensionehen ne baze te reshjeve qe bien ne ate territor dhe te sasise se ujit qe duhet te percjelle lumi ose kanali.Veprat dhe kanalet llogariten per sasine e reshjeve qe bien ne nje kohe te caktuar,psh,24ore. Keto qe u thane me larte jane pak per te mesuar qe te marim vesh pse permbyten tokat tona. Analiza e pare dhe kryesore behet kur dime sa reshje kane rene, per cfare sasie rreshjesh jane llogaritur objektet dhe shihet qe a i kemi ne gadishmeri veprat.Kjo gje behet per veprat mbrojtese nga vershimet.E njejta gje behet per kanalet kullues duke ditur sasine e reshjeve qe bien ne nje siperfaqe qe kullohet me kanale ose hidrovore. A matet sasia e reshjeve qe bien ne territorin tone apo ne pjese te tij? Ne dijenin time nuk ka stacione hidro meteorologjike. Te gjitha spjegimet e permbytjeve jane te sakta kur jepen nga specialiste hidroteknike dhe me eksprience, nderkohe qe tani me kete problem merren njerez qe nuk jane specialist te tille.
Shoku Illo Foto.
Pse na llafos per kohen e naltmadhenise Zog.Eshte njisoj sikur po flet sot per kohen demokratiko Moderne nje cerek shekulli qe po mbijetojme.Koha para dhe mbas monizmit jane pasqyra e njera tjetres.
Ne kohen e “Merhumit” monist nuk kishte gje prej gjeje nga keto qe na llafos tina.Ishte kohe qe mos u harrfote,e “kertylyn” ne “injorance” ne “skamje e mjerim” te habiteshme.Rreshje permbytje me kuq e me maq, drenazhime,kullime,fulc e shulc e bjeri ti bijme.Jo zotrrote ne kohen para “merhumit” hante qeni petulla dhe njerzija lepinin gishtin e mesit per biznes nga luksi i te jetuarit sikur duan te bejne ate te brendshmen nga pas.
NE ITALI, ZONA POSHTE VENECIAS U LA E LIRE TE KTHEHEJ PERSERI NE KENETE,
NJESOJ SIC TEK NE NE VITET 50-60 NE KETE ZONE U INVESTUA FUQIMISHT NGA SHTETI NE “BONIFIKIM”.
KONKLUZIONI, SHUME PARA E MUND TE HEDHURA DEM DHE PRAPE AJO ZONE JU LA NATYRES.
NJE PORDHE NE AJER.
“Arben”,Ju paraqitni ekseriencen italiane per zonen e Venecias dhe thoni…”…dhe prape ajo zone ju la natyres ” Po c’do te ndodhte me hollanden ne se hollandezet do t’ja linin natyres argjinaturen veriperndimore?
Kur jeshem ne Dardanele!!!