Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Respekt Dita! Ajo që u përfol prej shumë muajsh u realizua, energjia u rrit nga 77 në 95 lekë për kilovat orë për konsumatorët familjarë. PD e djegur shumë për hallet e popullit dhe kryesisht, Berisha, Luli, Ristani por dhe të tjerë, e nxorrën Ristanin dhe i dhanë ultimatumin kryeministrit që të tërhiqet urgjentisht nga ky vendim, se përndryshe do të përballet me të paparashikueshmen. Unë dëshiroja t’u bëj një pyetje këtyre mjegulluesve të Shqipërisë, ju kur morët pushtetin më 23 korrik 2005, sa e gjetët çmimin e energjisë dhe sa e ngritët? Sa e gjetët cmimin e miellit, bukës, orizit, sheqerit, vajit, makaronave, naftës, paketave e tjerave dhe në ç’nivel i latë? Këtë llogari populli e ka bërë, por ju të pangopur me ekonomi dhe me vrasje këta 24 vite, dëshironi prapë trazira dhe vrasje. Turp të keni para miliona shqiptarëve. Gëzuar vitin e ri të gjithë shqiptarët, gëzuar DITA!
