Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha se Ankaraja do të rinisë operacionin kundër forcave kurde në veri të Sirisë të martën në mbrëmje, nëse ato nuk tërhiqen nga “zona e sigurt”.
Turqia, me këmbënguljen e SHBA-së u pajtua të enjten për të ndërprerë ofensivën derisa luftëtarët kurdë të tërhiqen rreth 30 kilometra larg kufirit të saj.
“Nëse premtimet mbahen deri të martën mbrëma, zona e sigurt do të zgjidhet. Nëse dështojnë, operacioni do të rinisë sapo të bëhen 120 orë”, tha Erdogan.
Turqia ka kryer ofensiva ushtarake në territorin e Sirisë, ndërsa në fokus të sulmeve kanë qenë kurdët, duke mos kursyer as fëmijët.
Mediat e huaja kanë publikuar pamje të fëmijëve të djegur me armë kimike, që sipas vendasve, nuk lejohen që të përdoren në luftë, në bazë të ligjeve ndërkombëtare.

j.l./ dita

Perpara Sulltan.
Je shprese per popullin.