Përfaqësues të klubeve shqiptare të futbollit që garojnë në ligën e parë dhe të dytë të futbollit të Maqedonisë kanë mbajtur një mbledhje urgjente, ku i kanë dërguar një ultimatum Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), me anë të të cilit e paralajmërojnë se nëse nuk realizohen kërkesat e tyre, atëherë ka mundësi që delegatët shqiptarë të mos marrin pjesë në Asamblenë e rregullt të FFM-së, e planifikuar për më 29 qershor. Ultimatumi shqiptar vjen pas referimit skandaloz të gjyqtarit Dalibor Gjorgjievski në ndeshjen e play-off-it midis Dritës dhe Euromilkut, në Shtip, e ndërprerë në minutën e 69-të, kur rezultati ishte 2-3. Në mbledhje ishin përfaqësues të shtatë klubeve, Shkëndija, Renova, Drita, Gostivari, Rrufeja-M, Vraçishti, Zajazi si dhe Lidhjet e Futbollit nga Tetova, Gostivari, Kërçova dhe Struga.
Të gjithë kanë dalë me kërkesën e përbashkët që të riluhet ndeshja midis Euromilkut dhe Dritës nga Bogovina. I pranishëm ka qenë edhe nënkryetari i FFM-së, Qenan Idrizi. Ndërkaq, pak orë pas ndërprerjes së ndeshjes, klubi i Shkupit ka paralajmëruar federatën maqedonase se shqiptarët e Maqedonisë mund të krijojnë një ligë më vete, pasi e shohin që në futbollin maqedonas nuk ka vend për shqiptarët, nisur nga gjykimet skandaloze që shihen prej vitesh. Kryesia e FK Shkupit ka bërë të ditur se për këtë nismë do të njoftohet edhe FIFA e UEFA. Hapi tjetër që mund të ndërmarrin shqiptarët është tërheqja e të gjithë lojtarëve shqiptarë dhe e anëtarëve të stafit teknik nga skuadrat përfaqësuese të Maqedonisë.

keto shikoni per keto protestoni dhe jo per erdoganin.po ju rahin maqedonsit per dit me shpulla dhe ju mbroni erdoganin a thua se pret ndihm nga ju.ndreqni punet tuaja ka 60 miljon turq qe vendosin nese u ben apo jo erdogani lerini dhe dibranet e shqi peris te votoj per ke te dun.protestoni ndaj diskriminimit kafsheror qe ju bejn maqedonsit.apo i zgjidhet problemet tuaja dhe tani do mereni me ballkanin
O Kelcyra ti mire e thua, po kujt ja thua. Nuk degjojne nga ai vesh ata.
te dy parafolesit kane te drejte madje kelcyra ka komentuar shume pjekur po ne shqiptareve mire te na behet ne jemi te miret e botes e te liqte e shpise .ne irespektojme te huajt aq shume dhe kur vjen puna ,pa pritmas i gjejme hipur ne kurizin tone..nuk mbajme njeri tjetrin po mundohemi ti nxjerim syte njeri tjetrit,,qesh bota me ne haemi me njeri tjetrin si qente ,ebota thote lerini shqiptaret ata dine mire si ti hane koken njeri tjetrit ,pse te ngaterohemi ne..ja ,,shikoni c behet kerkohet nga shqiptaret qe akoma te rije ne pushtet berishici.korkojne ta bejne vete shqiptaret diktator ..duke mos menduar se pushteti i shumte ,mbyt elitat madje edhe te vret sic ka bere ky satrap 97 21 shqioetaret nuk duan te kuptojne demokracine e vertete ne duam anarshine ate qe nderton ky uzurpator qe i ka bere njerezit te flasin me veten e tyre ..ku eshte pare ne boten demokratike qe nje politikan te qendroje 23 vjet duke uleritur e futur njerezit te ckyejne njeri tjetrin per ceshtje pertiake eduke mos mare parasysh se jemi shqiptare dhe kemi nje gjak …a degjoni sharlatanin se si e trajton kryetarin e opozites sikur ky te jete ,kriminel ky nuk eshte per pluralizem .per derisa fyen opoziten cilado qofte ajo… zoti na ndimofte se jemi te cuditshem ne jemi te pa pashikushem ..
ky kelcyra te shohi punet e permetit qe jane shitur shumica te greku dhe po i komandojne vlleqte dhe mos ti shesi mendje shqiptareve ne maqedoni se si do sillen ata. ata i zgjidhin vete punet e tyre dhe jane krenar per ate qe bejne. kudo ku kane shkuar nuk e kane ndruar emrin dhe fene nga frika .