Ultimatumi për Ligjin e Arsimit të Lartë, ministrja Shahini takim me 6 pedagogë

Leda Hysa

Gjashtë prej pedagogëve të cilët kërkojnë rrëzimin e Ligjit për Arsimin e Lartë kanë nisur mëngjesin e së premtes një takim me ministren Besa Shahini.

Pedagogët në takim me ministren janë: Mark Marku, Agron Gjekmarkaj, Marinela Sota, Altin Shegani, Jani Marka dhe Erika Bejko.

Ata i kishin lënë deri sot afat ministrisë për të reaguar për kërkesat e tyre, në të kundërt do të nisnin grevën në mbështetje të kërkesave të studentëve, dhe për rrëzimin e ligjit të Arsimit të Lartë.

Lista e plotë e kërkesave:

Rinkonfirmojmë mbështetjen e studentëve për kërkesat e tyre.

Shprehemi kundër Ligjit “Për arsimin e Lartë” 80/2015, si dhe kërkojmë shprehjen e vullnetit të qeverisë për fillimin e procesit legjislativ për hartimin e një ligji të ri për Arsimin e Lartë, në bashkëpunim me studentë, pedagogë dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm, në një proces konsultimi të hapur dhe gjithëpërfshirës.

Kërkojmë shfuqizimin e menjëhershëm të VKM-ve të datës 26 dhjetor 2018: Nr.777, Nr.781, Nr. 783, si dhe urdhrat po të datës 26 dhjetor: Nr.183: Nr.184: Nr.185, të cilat bien në kundërshtim me autonominë universitare dhe lirinë akademike.

Kërkojmë rritjen e buxhetit për arsimin e lartë publik, si dhe ndalimin e menjëhershëm të fushatës denigruese ndaj pedagogëve dhe miratimin e statusit të pedagogut.

l.h/ dita

Share This Article
9 Comments
  • A ka ndonje mark tjeter me keta pedagoget, se dy me duken pak. Mire dy markat qe jane pjese e PD (deputete te saj) po pedagoget e tjere cfare kerkojne, apo mendojne te behen edhe keta deputetet te PD?

  • A do trajtohet edhe ceshtja e konfliktit te interesit ne Universitet? Disa nga keta profesore jane familjarisht aty.

  • A ka mundesi ministria e arsimit me kete bibe ne krye te konsultohet me akademine e shkencave te shqiperise dhe Kosovo dhe njekohesish behet dhe perafrimi i programeve

  • Stafi I pedagogeve ne Universitete te behet conform ligjeve ne fuqi e me kontrate ku te shenohet paga ne funksjon te cilesis se mesim dhenies e ne asnje mendyre me e ;larte se 80% e rroges maksimale ne Shqiperi.Ekjo maksimale duhet ti afrohen vetem shefet e katedrave te ndryshme.Mos harroni se Univesitetet jane autonom e honoraret per punet shtese te pedagogeve te jene ne mvartesi te probleve te zgjidhura(te kerkuara nga institucione te ndryshme)qe jane shume te rendesishme e qe zgjidhja e problemave te tyre te shoqrohet me pagesa per punen e kerkuar e te kryer.Ne se mesimdhenesit nuk jane dakort fare mire mund te mos te firmosin kontraten e punes e te largohet nga universiteti.Pedagogu eshte puntor I kualifikuar ne systemin e arsimit qe per punen qe kryen e ne mvaresi te saj paguhet

  • lIGJI per arsimin e larte me sa dihet eshte votuar nga PARLAMENTI dhe nuk mund te rezohet nga partite per interesa politike.Keta “Petagoge” qe kerkojne per te rezuar ligjin do te benin mire te kerkonin nje referendum per kete problem.Bajraktarizmi eshte anakronike.

  • Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë është marrë peng nga militantë të PD-LSI. Deputetë e ish-deputetë të këtyre dy partive, opinionistë të PD-së; pedagogë që pas ’90 janë punësuar sipas kriteresh partiake nga dekanë e rektorë të këtyre dy partive, sipas lidhjeve farefisnore ose me para. Këta nuk merren me punë shkencore, po me politikë, duke shkelur ligjin që thotë se shkolla duhet të jetë e depolitizuar. Ky është mjerimi i universiteteve tona.

  • Sa kohe qe ne grupin e petagogeve “. te revoltuar..” eshte Mark Marku . arsimimin e studenteve e mori lumi.Ai nuk eshte petagog POR partiat demode aq sa te veshtiroset tek ndigjon brockollitjet dhe jo mendimet e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *