Qeveria shqiptare në mbledhjen e radhës miratoi shtyrjen e afati të kredisë me bankën gjermane KfË për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit 400 kv Shqipëri – Kosovë. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri. Gjatë daljes përpara mediave tha se ky investim që do të rrisë sigurimin e furnizimit me energji elektrike në zonat e jugut. “Është një investim që do të sigurojë një eficencë më të madhe të sistemit në zonat e jugut dhe është në vazhdën e të gjitha atyre projekteve infrastrukturore dhe energjetike që qeveria shqiptare po vazhdon”, u shpreh dje Gjiknuri, duke shtuar se po kështu i rëndësishëm “është projekti me Kosovën që do të fillojë nga konkretizimi shumë shpejt megjithëse ka përfunduar gjithçka nga pikëpamja kontraktuale duke realizuar edhe projekte të interkonjeksionit edhe me vende të tjera të rajonit siç do të jetë në vitin tjetër me Maqedoninë apo investime të tjera edhe në pjesën e jugut për të përmirësuar furnizimin me energji elektrike në këto zona”. Për ministrin e Energjisë rrjeti i transmetimit të energjisë është një infrastrukturë kritike tepër e domosdoshme dhe “demostron vullnetin e kësaj qeverie që megjithëse vështirësive që ka ky sektor të vijojë në rrugën e investimeve që shumë shpejt energjia nga një sektor problematik të kthehet në promoter të zhvillimit të ekonomisë dhe me çmime të qëndrueshme”.
