UNAZA E MADHE, ARRSH njofton për devijimin e trafikut sërish

Rovena Cerka

Në vijim të punimeve për Lotin 1 “Sheshi Shqiponja-Pallati me shigjeta”, do të ketë ndryshim të skemës së lëvizjes në “Sheshin Shqiponja” për hyrjen dhe daljen nga Tirana.

Sipas ARRSH, hyrja në Tiranë për përdoruesit që vijnë nga “Rruga e Durrësit” (Casa Italia) do të mundësohet nëpërmjet Tunelit Nr. 3 për drejtimin në rrugën “Teodor Keko” dhe për drejtimin në rrugën “Dritan Hoxha” do të vijohet lëvizja në Tunelin Nr. 4.

“Rruga “Dritan Hoxha” do të aksesohet dhe nga rruga “Teodor Keko”.

Dalja nga Tirana do të jetë e pa ndryshuar, e cila do të mundësohet si nga Rruga “Teodor Keko” në drejtim të Durrësit ashtu edhe nga Rruga “Dritan Hoxha” në drejtim të Durrësit.

Për daljen nga rruga “Dritan Hoxha” do të përdoret devijimi në rrugën pranë Bankës “Credins” në afërsi të “Sheshit Shqiponja”.

Për këto punime që po kryhen në rrugë kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe banorëve”, njofton ARrSh.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *