Banorët e Unazës së Re kanë protestuar edhe mbrëmjen e sotme kundër projektit të Unazës së Madhe. Prej rreth 2 muajsh banorët në formë qëndrese mblidhen çdo darkë për të ngritur zërin kundër këtij projekti dhe për të deklaruar se nuk do të lejojnë prishjen e banesave të tyre.
Me parullat ‘Poshtë projekti, Burg për Gjiknurin, E duam Shqipërinë pa Edi Ramën”, banorët njëzëri kundërshtojnë banorët nuk kërkojnë më dëmshpërblim por anulim të projektit pas skandalit me firmën që kishte fituar tenderin dhe burg për ministrin e Energjisë dhe Transporteve, Damian Gjiknuri.
Dorjon Protoduari, i cili u lirua pak ditë parë i pranishëm në protestë kërkoi burg për kreun e ARRSH, Afrim Qendron, duke e cilësuar megaskandalin e bërë publik pak kohë më parë nga emisioni ‘Të Paekspozuarit”, si kapje në tentativë për vjedhje.
“Donin të vidhnin këtu dhe nuk ia dolën. Doli Afrim Qendro te ‘Opinioni’ tha se paratë janë te Arka e Shtetit. O zotëri si vjedhja, si tentativa e vjedhjes dënohen njësoj në Kodin Penal.”, u shpreh ai.
v.l/ Dita

Ca jane keto plera qe skane gjetur karar akoma.Qeveria per interes te pergjithshem permbys dhe malet.Nuk i mer leje kujt.Keto plera pyeten kend kur zaptuan e ndertuan pa’ leje
Duam te ndertojme nje shtet me rregulla fikse jo kanun,e moral.Nje shtet funksional ku ligji respektohet,e askush nuk ben si i don bytha.Nje shtet ku askush nuk ze rruget ku e kur i do menerja.Nje shtet ku askush nuk ven dore mbi cka eshte publike,nuk bllokon kanale,nuk can tubat e ujtit,nuk ven dore mbi shtyllat eletrike etj etj
Pra nje shtet ku nocioni toke e zanum mer fund.
Prape Salilushrat e unazës ne proteste, hengshin kokat
Poshte projekti ?!!!
Nga vine kata mo ?
Poshte projektin
Larte zbatimin
Ne balle Lulin
Ne fund timin…