“Unaza e Re”, dita 63 e protestës/ Apeli i Balliut: Të hënën, të bashkohemi me studentët

DITA Online

Ka nisur rreth orës 17 protesta te “Unaza e Re” në kryeqytet, që sot shënon ditën e 63.

Banorët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre siç e parashikon plani për ndërtimin e aksit nga sheshi “Shqiponja” deri te mbikalimi pranë pallatit me shigjeta, si dhe kërkojnë rrëzimin e projektit.

Protestuesit kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Për shkak të protestës, u bllokua trafiku.

Deputeti demokrat Klevis Balliu ishte prezent në protestë, duke mbështetur banorët.

Ai ka bërë apel për bashkim me studentët, që kanë lajmëruar se të hënën rinisin protestat.

“Edi Rama është e keqja, shporreni të keqen”, tha Balliu.

Ligjvënësi demokrat i ka bërë thirrje edhe kryeprokurores Arta Markut për zbardhjen e aferës së tenderit të një loti të rrugës, që rezultoi se u mor nga një kompani pas falsifikimit të dokumenteve.

v.l/ Dita

Share This Article
8 Comments
  • o dio, kush fton qytetaret ne mitingje dhe tek studentet ??/
    o PD ke rene ne gropen e halesë, turp turp, turp, turp.
    Basha te largohet nga partia se e beri lesh e li.

    • Ballinjte, ate e bir, jane si furtarret e zeza qe futen ne dollapin e ushqimeve dhe peshtyjne e infektojne gjithcka te ngreneshme. Pasi infektuan PD-ne po kerkojne te kthejne protestat e studenteve ne gjelle qenesh.

  • Qe ju doni ti bashkoheni protestes se studenteve, kete e morrem vesh, por puna eshte se, a duan studentet qe ju tu bashkangjiteni si zorre? Studenteve as ju’a ndjen fare per ju.

  • Eshte nje shaka me doza idiotesie t’i numerosh ditet djalit te Fahriut dhe zabtuesve te pronave te te tjereve dhe qesharake kur thuhet se keta dallkauke e ” duan Shqiperine , pa Edi Ramen!” 🙂

    Po çlidhje ka kjo paçavure qe po ndodh aty me Shqiperine dhe shqiptaret!!??

    Me dallkauket si puna e djalit te Fariut, Po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *