Afro 16 miliardë lekë u shpenzuan gjatë vitit 2021 për rreth 42 kilometra rrugë, nga të cilat, 8.8 Km janë autostrada dhe pjesa tjetër janë rrugë të kategorisë B1 ose C2, kategori këto që përshkruajnë rrugë me dy korsi dytësore ose rrugë fshati.
Raporti vjetor i Ministrisë së Transportit, [link] tregon se punimet e kryera në ndërtim rrugës përfshijnë unazën e shumëpërfolur të Tiranës, Rruga Kardhiq – Delvinë, e cila duhej të kishte përfunduar para dy vjetësh si dhe disa segmente rurale.
Projekti më i kushtueshëm është rindërtimi i Unazës së Madhe të Tiranës në segmentin Pallati me Shigjeta – Sheshi Shqiponja, një projekt të cilit qeveria i referohet si “Rrugë Tip A (2×2) sipas standardeve të reja”.
Ministria raporton se për një segment prej 1.49 kilometrash janë shpenzuar gjatë vitit të kaluar 4.5 miliardë lekë, ose afërsisht 3 miliardë lekë (25 milionë euro) për kilometër. Të tre tenderat e këtij segmenti, kanë përfunduar me kërkesa për shtesa fondesh pavarësisht se kanë qenë sakaq rrugët më të shtrenjta në historinë e vendit.
Qeveria ka një kategori tjetër rrugës, të cilave u referohet si Rrugë A2 me katër korsi, për të cilën janë shpenzuar 2.7 miliardë lekë për 4.46 kilometra rrugë, me një kosto mesatare prej 6 miliardë lekësh ose 5 milionë eurosh.
Qeveria rendit 1. “përfundimin e punimeve të mbetura dhe plotësimi me rrugë dytësore të nyjes së Milotit,” një projekt i nisur mbi një dekadë më parë për një mbikalim dhe disa rrugë lidhëse me mbikalimin; 2. Unazën e jashtme të Tiranës, segmenti kthesa e Saukut deri te Bregu i Lumit, Unaza lindore lotet 2 dhe 3 dhe Bypassi i Shkodrës.
Gjatë vitit të kaluar u shpenzuan 4.1 miliardë lekë për rrugë të tipit B1, ku përfshihet rruga Kardhiq – Delvinë. Ministria raporton se këto para kanë ndërtuar 5.12 kilometra rrugë, gjë që tregon se këto rrugë kanë kushtuar mesatarisht 800 milionë lekë ose 6.7 milionë euro për kilometër.
Rrugët B1 janë me dy korsi me gjerësi tipike 9-11 metra. Punimet në to përfshijnë një shtresë çakëlli 30 centimetra si dhe shtresat asfaltike plus mure mbajtëse kur është e nevojshme.
Rruga Kardhiq-Delvinë u tenderua në disa lote shumë vite më parë. Punimet duhej të përfundonin brenda 24 muajsh sipas kushteve të tenderimit, por kanë kaluar tre vjet e gjysmë ndërsa kontraktorët kanë kërkuar fonde shtesë nga qeveria.
Qeveria ka qenë relativisht më e suksesshme në realizimin e rrugëve të tipit C2, për të cilat janë shpenzuar 4.1 miliardë lekë për 28 kilometra linearë. Këto rrugë janë me dy korsi dhe këtu përfshihen kryesisht rrugë fshati.
Kjo kategori rrugësh i ka kushtuar taksapaguesve afro 1.2 milionë euro për kilometër.

Tirana eshte e madhe dhe vjedhjet jane te medha. Te na rroje Lideri Boteror!
Sa te vini ne pushtet ,prishini ,Sic bete me zogun e zi’.Nuk na duhen rruge me kosto te larta
A ti qeke inteligjent me steroide. po pse mer idiot a ka bythe te rrije 25 milion euro per kilometer qe i bie 25 mije euro per meter rruge, edhe me flori ta shtrosh nuk ben kaq. Pastaj a i prishim apo jo se nuk na duhen rruget e shtranjta eshte mesele tjeter. Ti si thua, eshte normale te harxhohen kaq para, apo e quan qe ato rruge edhe po i prishem se nuk na duhen rruget e shtranjta, atyre parave qe fusni ne xhep juve u rrujm bishtin. Ikni or bythqiret e Edvinit se e shkerdhyet kete vend para e mbrapa e shisni edhe pordhe tashti.
Po pse budalla e dini ju Ramen ! Po pse me i zgjuar eshte Basha se Rama qe tja kaloje ne vjedhje ? Jo ore jo nuk lejojme asnje qe tja kaloi “Skenderbeut , gjigandit e Zeusit tone” Rames e jo me kukullen Basha. Rama (bashke me Ahmetajn) te na rroje sa malet(halet) e te na lere prapa.
Projekti me idiot dhe antishqiptar qe ka ndodhur ne shqiperi qysh nga koha e illiro.kelteve …!!!
ore po si do ta mirembaje gopin Belinda ,lideri ja ka bere te qarte; vidh sa te duash ,po une te dua modele
vete gomarlliqe thoni ne komente si nuk thate sa mire e bukur ,po ku dine katundaret ceshte qyteterimi po pse mor bolera kush doni ju tju a beje rruget sala ?po ai kari ishte ne pushtet dhe vetem ju shkerdheu mamat yuve mor trapa.
O zoti qytetar shume te bukura po behen po ne fshatin e New Yorkut po behet zhurme se ne New York eshte harxhuar 8 milion US$ per km (pa perfshire shpronesimet) dhe thone qe kane vjedhur Sipas kesaj i bie qe ne Tirane eshte rreth 3,5 here me shtrenjte se ne Nju Jork Kushedi sa u paguakan punetoret ne Tirane