Qeveria ka miratuar fondin e dëmshpërblimit për një pjesë të banorëve të Unazës së Re në Tiranë që preken nga zgjerimi i rrugës nga Pallati me Shigjeta tek Sheshi Shqiponja.
Në vendimin e qeverisë, përcaktohet fondi prej 1 miliardë e 224 milionë lekësh. Shpronësimi do të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare”, vendimi që hyn në fuqi ditën e sotme.
“Pronarët, e pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar”, thuhet në pikën 7 të vendimit të qeverisë.
Sipas VKM-së, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, brenda 30 ditëve, nga data e miratimit të këtij vendimi fillon procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit në hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe të bëjnë kalimin e pronësisë, për pasuritë e shpronësuara, në favor të shtetit.
Vendimi i plotë:
V E N D I M PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “REHABILITIMI I SEGMENTIT RRUGOR “PALLATI ME SHIGJETA – RRETHRROTULLIMI “SHQIPONJA””
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.99/2018, “Për buxhetin e vitit 2019”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rehabilitimi i segmentit rrugor “Pallati me shigjeta – rreth rrotullimi “Shqiponja””.
Shpronësimi të bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall”, “tokë arë”, dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 1 224 874 430.42 (një miliard e dyqind e njëzet e katër milionë e tetëqind e shtatëdhjetë e katër mijë e katërqind e tridhjetë pikë dyzet e dy) lekësh.
Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 1 224 874 430.42 (një miliard e dyqind e njëzet e katër milionë e tetëqind e shtatëdhjetë e katër mijë e katërqind e tridhjetë pikë dyzet e dy) lekësh, për pasuritë e llojit “truall”, “tokë arë” dhe “ndërtesë”, të përballohet nga llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.
Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga fondet e Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Shpronësimi të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare”.
Pronarët, e pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës, brenda 30 ditëve, nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar, të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit në hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe të bëjnë kalimin e pronësisë, për pasuritë e shpronësuara, në favor të shtetit.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin që do të realizohet procesi i hedhjes së gjurmës së projektit në hartën kadastrale dhe kalimi i pronësisë në favor të shtetit.
Ngarkohet Agjencia Shtetërore e Kadastrës për regjistrimin e aktit pa tarifa regjistrimi.
Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.
v.l/ Dita

Dmth, po legalizohet informaliteti, po shpërblehen hajdutët, ata që kanë shkelur ligjin, nga lekët e atyre që respektojnë ligjin e paguajnë taksa. Dmth, një pjesë punon edhe respekton ligjin ndërsa pjesa tjetër vjedh edhe shpërblehet ? Kanë shkelur ligjin kur erdhën e zaptuan pasurinë e Përbashkët, kanë shkelur ligjin kur ndërtuan pa leje, kanë shkelur ligjin kur kanë korruptuar punonjësit e shtetit për të marr legalizimet, e në fund shpërblehen nga qeveria me lekët e atyre që kanë punuar e kanë paguar taksa.
Asnje tolerim hajdutit edroga.
Ti dale nga hunda e gjithe droga qe ka blere me
parate tona
Demshperblehen hajdutet e saliut qe nga ata qe kane xan token e ata qe i lejuan kane mare pjesen e tyre…
Ne merhumat ne Tirane muk pushtuam asnje cm,zbatuam ligjet,humbem pronat tona edhe sot paguajme edhe banden e saliut dhe te cunit te fahriut.
Ku jane ata qe i lejuan?
Pse nuk nxiren para pergjegjesis?
Vend ku vlersohet hajduti dhe krimineli.
Vend ku ne cdo tv dhe gazete shikon fytyra hajdutesh qe justifikohen dhe na bejne heroin
Pronaret shqiptare ne kohen e ketij tranzicioni post komunist ,nuk po i marin pronat e tyre ,por kjo nuk ndalet ketu , ,zhyten me keq ne kete grope te felliqur duke paguar hajdutet ,shkelesit e ligjit me taksat e tyre per se dyti here. ?? Ku ishim e ku jemi ,cfare llogjike eshte kjo o Ramut ???.Hapu dhe , te futemi brenda quhet kjo bordello ,nga keta zagare politikane .O zot ,na ruaj mende e kokes ,na jep pak durim ,se na ka plas muti ciper themeleve . Llumi qe kane dhe qe po gatuajne, eshte se kane perfituar keta zagare politikane mbi te gjitha ,per vehten e tyre ,perfitime sidomos ne ajken e bregdetit ,ku patishahu Rama ,po nderton me oligarket me Manen e kompani me 1 euro m2 I zgjuar i ka vene nofken ” biliardier ” Manes ,dhe a thua ,po ndihmon Manen .Shume te lexueshem .Por me e bukura eshte se i kane ndertuar dhe i ndertojne me emra te treteve ,por mos te merziten , SPAK do ja u leroje ne.at aty ku i kane ,se Reci po i pret .Prandaj Amerika dhe BE ,Gjermania e formoi SPAK.Per te instaluar nje shtet ligjor ne Shqiperi.Ka ardhur koha ,per te mare frenat e shtetit shqiptar politikane te rinj ,te paster ,( jo hajdute )dhe mbi te gjitha me principe perendimore per te pasur qetesi te perjeteshme ne ballkanin perendimor.