Dje u shpërndanë në media lajme konfuze mbi “hapa procedurialë” si prag hetimesh ndaj dy po tre ish-zyrtarëve dhe zyrtarëve të lartë të pushtetit qendror dhe lokal.
Prokuroria, e cila në të shkuarën e afërt ka dëshmuar se çuditërisht nervozohet në të njëjtën kohë me kryeministrin për rrjedhjen e informacionit, këtë herë nuk pati asnjë reagim për “rrjedhje”.
Por edhe pa këtë, “hetimet” e shpallura këto orët e fundit (hotele ministrash dhe bashkiakësh nga 700 – 900 euro dhe shkresa e një ish-ministri, nga ata që nuk u sollën mirë pas shkarkimit) kanë riskun të duken si lojra dhe intriga politike.
Pse? Sepse nga Prokuroria pritëm dhe vazhdojmë të presim hetime serioze mbi raportime shumë më serioze se disa qindra euro në fushën e hoteleri-pemtarisë: hetime mbi afera që kapin shifra miliona euro dhe që e provojnë ku e ku më rëndë korrupsionin shtetëror.
Jo shumë kohë më parë, jo papritur dhe jo rastësisht, shpërtheu njëri ndër skandalet më të bujshme, më të hapura dhe më të pafytyra të qeverisë së tashme: një firmë fantazmë, më shumë se fantazmë, e falsifikuar plotësisht dhe pas së cilës fshihej, Bashkim Ulaj, biznesmeni kontrovers me njërën këmbë tek ish-kryeministri Berisha dhe me tjetrën tek kryeministri i tashëm, Rama, fiton dy tendera brenda një kohe të shkurtër me vlerë rreth 40 milion euro.
Ulaj akuzohet me prova të publikuara se krijoi përmes falsifikimeve lehtësisht të gjurmueshme, një kompani përmes së cilës i “fitoi” tenderat me fond limit, madje kaq i garantuar dhe kaq i lartë ishte ortakllëku i tij në qeveri, sa delegoi tek firma mashtruese, fantazmë gjithë njerëzit e tij, që nga përthyesja e deri tek specialistët, dhe nuk mori as mundimin të fshihte gjurmët, duke shkuar deri në një kapardisje të pabesueshme: adresën e firmës mashtruese, të paqenë, si krijesë e një recepsionisti, e dërgoi tek zyrat e veta.
Tani të gjithë janë të njohur me këtë skandal, pas të cilit kjo qeveri dhe cilado qeveri që do ish në vend të saj, e humb moralin dhe kredibilitetin publik për të qeverisur më tej.
Skandali i Unazës, sado të përpiqen ta relativizojnë me fjali të cekëta e qëndrime të pështira mediokre solli përmbysjen e çdo norme financiare e juridike; shënoi rivendosjen e shtetit nën këmbët e oligarkisë financiare, thyerjen përfundimtare të çdo njësie besimi dhe saktësie, mposhtjen e gjithë strukturës pushtetore nga ai që njihet tashmë si “shteti i whatsappit”, ku burokracinë dhe barrierat ligjore të domosdoshme, i tejkalon një mesazh me telefon i kryeministrit.
Milionat e eurove, sipas disa të dhënave, do shpërndaheshin, ndërsa Ulaj do shpërblehej me tendera të tjerë fantazmagorikë për nga çmimi, si ai e autostradës drejt Kasharit, një tjetër skandal ku Prokuroria hesht, ku një kilometër kushton 20 milionë euro, dhe për të cilin auditi ka dëshmuar qartë se është faturuar dyfish mbi kostot reale.
Këto të fundit, të dala nga studimi ZYRTAR i fizibilitetit.
Por le të rrimë tek Unaza, sepse në një vend normal do mjaftonte ky skandal, që çdo qeveri të binte dhe të hetohej.
Buja që u bë ishte e madhe dhe e drejtë.
Qeveria lidh kontratë shumë milionëshe me një firmë që kishte falsifikuar gjithçka, me një recepsionist që nuk kishte asnjë aktivitet financiar, që nuk kishte as makineri, as përvojë, as kantier dhe as punonjës në organikën e tij.
Shefi i qeverisë zoti Rama, duke dashur të lajë gojën, na tha se këto ndodhin edhe në vende të tjera, për të kaq ishte e mjaftueshme.
Tani për skandalin heshtin të gjithë, qeveria, e cila është në interesin e saj të heshtë, opozita që ka një marrëveshje tjetër heshtje jo vetëm me qeverinë por edhe me zotin Ulaj, madje dhe mediat e ashtuquajtura kombëtare.
Kemi një bashkëfajësi heshtje të disafishtë.
Politika me dy krahët e saj hajdutë që thërrasin kapeni hajdutin, do vazhdojë të heshtë. Po a mund të heshtni ju zonja Marku?
Nëse për dosjet X e Y ka siç shpreheni ju “mijëra fashikuj dhe duhen zbardhur” apo “qindra regjistrime dhe duhen zbardhur”, në këtë rast gjërat janë të thjeshta zonjë e nderuar: ata që e fabrikuan falsifikimin, ata që bashkëpunuan për këtë falsifikim, ata që e pranuan këtë falsifikim duke dhënë miliona euro si në mallin e babait, janë emra krejt të njohur.
Ata që e fabrikuan falsifikimin mund të fshihen pas emrit të një djali të arratisur, por edhe më budallai e di se ai nuk është asgjë tjetër, veçse masha.
Çuditërisht edhe ai “u zhduk” pa asnjë ferrë në këmbë, ndoshta edhe i përcjellë nga disa njerëz pranë qeverisë dhe biznesmenit.
Por të tjerët janë ende në këtë vend. Njihen. Me emër, mbiemër, detyrë funksionale, nga përkthyese e punonjës të zotit Ulaj deri tek ish-ministra e drejtorë të qeverisë.
Dhe sigurisht zoti Ulaj dhe zoti Rama, zonja Marku.
Janë të fuqishëm? Sigurisht. Kanë pushtet dhe para.
Por nëse ju nuk keni mendere për t‘u marrë me ta, ju nuk mund të rrini më në atë post.
Aq më pak pas gjithë kësaj kostoje njerëzore e financiare; jetë shqiptarësh të humbura për shkak të sistemit të ndotur të drejtësisë, që shpresojnë tek Drejtësia e re.
Dhe ju ishit e para, në kontekstin e kësaj drejtësie të re ku u mbështetën shpresat e një populli të sfilitur.
Ju u zgjodhët mes tymit për të qenë e kundërta e “Tik Llallës së të djathtëve”.
Por jo të ishit një “Tik Llallë me fustan e të majtëve”
Po i quajmë të majtë e të djathtë për hir etiketash politike.
Sepse parti të vetme ata kanë Paranë dhe Hipokrizinë.
Dita

Le ta filloje me Ramen si te pandehur,se ishte ai qe i doli ne mbrojtje tenderit skandaloz kur ju hakerrye gazetareve se “Ku eshte korrupsioni ketu”?
Ne se pas denoncimit te ketij skandali korruptiv prokuroria nuk do kete bere asnje hetim per te gjithe tenderat para tij,qe me siguri do jene bere sipas te njejtes llogjike korruptive,meqenese kryeministri Rama e mbrojti,atehere eshte vete znj.Marku qe duhet marre si e pandehur!
Antiligjeshmeria eshte shfaqur aq hapur sa edhe nje jurist fillestar mund te gjeje faktet dhe provat per te formuluar padine penale per te gjithe personat e perfshire qe nga kryeministri Rama!
Vetem keshtu do besojme se do kete reforme te sukseseshme ne drejtesi!
Ju lumte vazhdoni kete linje dhe me kete teme se keni pas vetes pjesen me te madhe te popullit. Dita eshte opozita e vetme ne kete vend ! Nje lutje kemi mos heshtni dhe mos u largoni nga trajtimi i kesaj teme sepse keshtu do rrisni autoritetin tuaj dhe do vazhdoni te kontribuoni ne vendosjen e normalitetit kaq te shumepritur nga shqiptaret dhe jo nga hajdutet dhe kriminelet sali edvin ilir monika lulush fatmir ridvan etj
Kur erdhën në pushtet rilindjotërit deklaruan se e gjetën arkën e shtetit kërnallë. Një super skandal i përmasave gjigande, që aso kohe duhej të kishte shqetësuar dhe ngritur më këmbë jo vetëm taksapaguesit, por gjithë popullin. Duhej të ishte alarmuar hetuesia, prokuroria, gjykatat, policia dhe tërë aparati shtetëror për t’i sekuestruar pushtetarëve të korruptuar dhe qindarkën e fundit, e jo më vilat dhe rezidencat.
Fakt është, se qysh prej gjashtë vitesh, jo vetëm nuk pamë asnjë kokë të qelbur peshku në bankën e të akuzuarve, por më keq akoma, të kortuptuarit u shpërblyen dhe po vazhdojnë të shpërblehen me miliona në formë dëmshpërblimesh, konçesionesh, PPP-rash, e lloj-lloj marifetesh djallëzore,.
Ka mjaft raste flagrante që e vërtetojnë këtë kasaphanë financiare, e megjithatë nga (pa)drejtësia hesht dhe vetëm hesht. Hesht atje ku s’ka mendere, dhe bën trimoshin me ngordhalaqin që s’ka bukë të hajë e korrent të paguajë.
Kjo lloj padrejtësie nuk i hyn në punë askujt tjetër përveç atyre që në rastin e unazës justifikohen pa pikën e turpit me fjalët: Ku është korrupsioni këtu?
***
Rallë e përmallë, ama penën e mjeshtrit vështirë se e ngatërron me të tjerat. Respekt.
Po Shoqja Marku eshte “Shkurte Pal Vata” e Partise ne devocion o mjeran gazetar.E si do dale ajo kunder Partise apo te perfundoje si Kadri Hazbiu.
PPP-ja Milot Balldren eshte 300 miljone euro,Shifra te perbindshme per nje fshat si shqiperia,qe po behet me rruge nje katund si Balldreni..
Por ama skema grabitqare e Unazes se re eshte zbardhur.Eshte gati,arre e qerume per Prokurorine.
Ja ku e ke peshkun,2m peshk grykes ,pastaj merru edhe me peshkaqenin Berisha
BRAVO D I T A:Analize problematike Kombetare..Rast skandaloze per te vene duart ne koke.. ! Por pse kane ndodhur,po ndodhin dhe do te ndodhin gjera te tilla te tmerrsheme:
1-Te ne nuk ka drejtesi.Ajo eshte e kapur nga politika dhe e degjeneruare 100 %..dhe nga kush..dihet tashme qe ne 1992.
2-Kryeprekurorja eshte nje “juriste” e emruare aty me bekimin e Ambasadorit LUUUU e me votat e PS..me shume si femer,si malsore gjoja me e drejte se te tjeret,por ajo deri tashme eshte marre me shume me mirerriitjen e 2 gocave te saj se sa te bente punen qe populli priste.
-Duke qene se k/prekurorja nuk eshte e zgjedhur definitivisht..ajo veçse po hap e mbyll deren e zyres dhe qe Tik Llalla e Sali Berisha po gajasen se qeshuri me te.K/prekurori duhej zgjedhur me se pari e jo te zvarritej si gjer tanime.
3-Bisezmeni Bashkim Ulaj eshte i mbrojtur me te gjitha armet e renda nga i fandaksuri i Viçidolit sa qe do ishte e kote tash-per-tash te merret kush me te kur nuk ka burre nene..prekuror e gjykates te firmosi arrestimin e tij,kur kjo drejtesi eshte me poturre neperkembe dhe nuk e kane mendjen te puna por ku te fshehi parat e grabitura pppullit.
4-Ne po shofim çdo dite qe po nxirren nga gjykatat kriminel nga burgu per vrasje..e jo te merren me Bashkimin ku qe ne diten e pare ajo trup gjykuese do e psonte si Gjykatsi i Vlores Ikonomi qe u vra ne shesh te Flamurit.
5-ONM-nd/kombetare po merret me vetingun e drejtuesve ne qender..ndersa drejtesia ne baze po ben kerdine me vendime te padrejta ne shkembim te parase dhe populli eshte ne zgrip.
6-Zotrinj:Bisezmenet tane(oligarket)jane te lidhur jo vetem me ishe-qeveritaret, kta aktual,por dhe me bisnese e qeveritar nd/kombetar sa qe eshte e pamundur te ÇAHEN qofte dhe me topin e “MATO GRUDES. Ja nje sgembull:
-Ne Patos-Marinez firma e huaj beri kerdine ne banesa te qyretareve me plasje n/toksore.Dhe Tik Llalla beri perçapje te denoncoi firmen.Por ne zyre i shkoj ish-Ambasadori LUUUU.Dhe ku eshte zotria Tik Llala tanime. !?
7-Edhe firma te unaza e Re do e ket mbrojtjen diku te paprekeshme dhe nuk eshte vetem ai.. shoku i Bashkimit qe u arratise nga frika e burgut.Lepuri diku fshihet pertej ujrave te thella.
8-Une si qyretar si shume te tjere nuk kam besim as te drejtesia e RE..SPAK,BKH.Pasi ato hetojne e nuk gjykojne krimin.Ato do e çojne dosjen ne gjykate dhe gjykata do i leshoje te korruptuarit e shekullit 29,21se..nuk gjeti prova te mjaftueshme.Dhe populli do hapi syt si gjithmone.
-Ky vend do vuaj edhe 30 vjete te tjera nese politikanet e kortuptuare nuk do te shkojne ne hotel REÇIN e Shkidres.Dhe dihet kush jane.
-Nese SHBA+BE e kane seriozishte le te veprojne. ! Flm.
UNAZA e Tiranes eshte hetim shume shume shume i thjeshte dhe nuk paraqet interes per prokuroret e dedektivet specialiste!!!. Ne unaze jane te lidhura se bashku ne nje unitet te pandare korrupsioni dhe pushteti. Unaza nuk eshte lehte qe te keputet, eshte unaze çeliku e temperuar me dollare, sterlina e euro ne keto 30 vitet e fundit.
ne shqiperine gerdalle
“politikanet” djallezor bejne palle
E perse valle?
Sepse shqiperia e burrave trima
qe futen neper vrima.
ne shqiperine stalle
kermat trimave friken ja u kane kalle.
Shkalle me shkalle
demokracia ju zhveshi pa rralle
zinxhiret ju hodhen me letrat me vrima
privatizimet e pallateve mu pune vullnetare
ju dehen et ju verbuan me gaz e hare
per tju à palluar nderin me oromen paraja
per tju manipuluar e verbuar
aq here kur zyrtarit i dorovitej vallja
e bashke me rakine digjej shamija
ju beri zyrtari me shtepija
por ama shqiperia u be e tija
shqipot e verber se kuptonin
me nje cope prone po copetonin
nga temlet e deri tek çatia
shqiperin qe ishte e tija
tashme ja zoteron zyrtarija
e shqipetari koke shpulle
ndihej si ne enderalle
shqipatri sy shqyer zgerdalle
breket me ushkur e barkun plot llalle
besoi ne magjiken perralle
e perse valle?
Sepse shqipot te farkatuar
me ideollogjine marksite
snjihinin demokracine e premtuar
nga vemia e vjeter komuniste
te tere te infektuar ne lypsare
me urine e tyre shkateruan
sepse naivisht besuan ne zagare
ne lojen e tyre u bashkuan
per rreneimin e shqipes bashkepunuan
me zyrtaret e mallkuar
shqiperine e mjere e shkrumbuan
me rrenje e dege kombin e rrenuan
premitmet e zagareve shpirtin ju a verbuan
si e si per te na sjedhur te rinj zyrtare
qe shqiperise me kohe i kishin hapur varre
por shqipot pa ushkur dhe te marre
pasurine e tyre shqyen porsi barbare
me vullnetin e bekuar te kryretareve zagare
qe tashme parakalojne si te shenjtet shpetimtare
sepse tani shqipot jane shenderruar ne tru thare
te lakmuar nga te varfer ne cmirqare
lejon ti vershohen keta palaço zyrtare
shipen nje cope-cope e shitur dhe trafikuar
njeri i mbeshtetur nga bandat plot me kusare
e tjetri i perkrahur nga bandita mercenare
e shqipot me breket pa ushkur
na i mbushin vetem me mut e shur.
barrat e shqiperise teper krenare
zyrtareve doça ju shiti nderin e te parve
ti do nje coper are,e ti tjetri do nje punishte
ti do nje cope deti e ti tjetri do nje breg lumi
ja u jep daja demokraci si llokma tullumi
por ama mos qani e mos u ankoni
kur daja blen krahe avioni
e me dollar i qepet jargoni
et me piç… i shenderin tavoni
ne bordelle e mejhane shker… si jakamoni
mos beni viktimen dhe gjynafqarin
as te mjerin dhe as qaramanin
zyrtari demokraci ne by… ju fut jataganin
kur daja me unaza stolis ka…
mos jargavoni si te etur
kur une zyrtari bej pazar mbi ju or te drobitur
se nga te rrenuar e te raskapitur
pa meshire dita dites ja kam rrjepur
ate qe eterit tuaj ndertuan me thonj
une zyrtari me forcen e pushtetit ulkonj
mbi djeresen dhe gjakun e te pareve te juaj dhjes
dhe per tju kerkuar falje dhe ndjes
diten kur deljia te kendoje si kendes
do ju taleroj edhe ender edhe shpres.
Tashti brohorisni te na roje zyrtaria
si te çmuaren dhurate dhene nga demokracia.
Te cilen e kerkuat mu tek sheshi
nga çmenduria juaj mu merzit veshi
nga blegerimet e juaja prej pallaveshi
zyrtaria e bekuar pertej bythes ja u ngjeshi.
Tashti nje dolli per demokraqi e zyratre
ngrini o ju koke kungulli te pa lare
une zyrtari ne copa pasurij shqipen kam ndare
dhe te vobektet shqipo i kam perçare
ce ne te verbuar e ca ne gomare
as syte sju a kam lene per te qare
sepse jam kusar permbi kusare
me kasten politke plot zyrtare
je bej te qinden dhe qametin e pa pare.
Unazen e marteses flori e ka
Le te fillohet te “vrimat e zeza” te Berishe-Ilirit dhe te per-
fundoje tek Rama qe mund dhe ka kusuret e dynjase per
te cilat askush nuk flet e shkruan dhe ndaj Ketyre temave
pikanete qe vertete shqetesojne njeriun e zakonshem
shqiptar por meren me tematika irrelevante, jo e lagu apo
s’e lagu “bishtin skilja”,thoshte gjyshi im,”rahmet paste” !!!
Nje shembull per ilustrim: Shqiperia ka 650 mije pensio-
niste qe marrin mezatarisht 100 Euro ne muaj, pies a e
ka vend kjo dhe ajo ish-qeveri mos qofte kurre “ujin ne
zjarr” per keta pensioniste ??? Duke mos pater “iPad” ne
rregull s’po vazhdoj me tej….!
Shenim: Edhe “DITA” ka dale nga “rruga e Zotit”, nuk e di
“ku fshihet lepuri” ?! Any way …..!
Sipas militantit me tru gomari zoti qenka Rama!
Keshtu lutej edhe gomari kur po e shqyente ujku:zot beje enderr!
Lepuri qe kerkon fshihet ke bodrumi ku je strehuar provizorisht. Aty hidhi syte se aty do gjesh dhe MJAFT brejtes te tjere. Te gjithe 99ça. Te gjithe te tredhur.
Nuk di ç’të them , nuk di ç’të shkruaj !
I kemi sharë të gjithë , por , Shqiperinë s’e rregulluam dot – edhe Ismail Qemalit i kemi gjetur kleçka për ta sharë , biles edhe Skënderbeut e pastaj me radhë Zogun, Enverin , Saliun , Nanon , Metën e me radhë deri tek Edvini sot .
Dhe për çudi , per dreq , si një mallkim , ai që vjen pas është më pis se ai para tij !
Ky Edvini paska qenë pisi i pisave, një degjeneratë e përmasave të paimagjinueshme !
Siç është populli ( siç jemi ne ) kemi edhe ata në krye .
Prandajë të keqen të mos e kërkojmë jashtë vetes !
O komentues ,ngadale nje here ,mos e shani per hajdut Ramen .Ky Rama ka humbur kohet e fundit qindra miliona Euro ne Bankat ofshore . Gojet e liga e thone kete . Duhet ti zevendesoje ,i takon eshte komardari i yne .I takon te shkretit ,te kete nje cike rezerva .Qahjani hallin ,ketij ripjjellsi..Prandaj lokja Marku , kryeprokurore po fle gjume.
Kulmi i nje qeverisje te pa pergjegjeshme dhe te korruptuar eshte fakti se si mund te shpenzohen 40 milion euro per 2 km rruge tek unaza e re ne nje vend te varfer ku shumica e popullit nuk kane buke te hane dhe prej vitesh nuk marrin asnje sherbim nga qeveria?
Si mund te pretendohet qe te behen rruge super luksoze dhe super te shtrenjta edhe ne rastin e rruges Milot-Balldre,qe pa asnje nevoje parashikohet edhe tunel vetem qe te rritet dy fish vlera e fitimit?
Kina ndertoi nje rruge shume te veshtire prej 60 km qe lidhi kontinentin me nje ishull me nje kosto 600 milion dollare,ndersa qeveria Rama,e nje shteti me breke grisur tenton te gropose 300 milion euro per 16 km?
Filozofia e investimeve gjigande,luksoze per t’i bere reklame kriminale imazhit fallco te qeverise ks qene dhe mbetet prioritet i Rames,ketij shperdoruesi kriminal i lekut te popullit.
Nuk ndalet Rama ne investime korruptive antiekonomike sepse ligjerisht nuk e kontrollon njeri,se eshte vetshpallur mbret me ndryshimet kushtetuese te 2008!
Si mund te pretendoje kjo qeveri luksi te hedhe ne gropen korruptive 40 milion euro tek 2 km te unazes se re,kur ne ate lagje mr mbi 70 mije banore dhe mbi 5 mije femije ,shteti dhe bashkia per 5 vjet nuk ka ndertuar asnje cerdhe,kopesht,kend lojrash,fushe sportive,biblioteke,lulishte etj?
Cfare qeverie edhte kjo qe nuk ka te percaktuara prioritetet ne investime te bazuara ne gjendjen reale ku perparesi te kene zonat e banuara ne perpjestim te drejte sipas sasise dhe dendesise se bsnoreve per m/2?
Si mund te hidheshin miliona euro ne qender te Tiranes apo me keq ne 100 fshatrat turistike krejtesisht te braktisur nga njerezit,kur jane cope cope lagjet ne brendesi te qyteteve duke filluar me Tiranrn?
U ka mbetur mendja tek turizmi kur popullin e kane lene pas deres!
Si mund te kete vlere ndertimi i nje cope rruge 2 km per 40 milion euro,kur neper lagje mijra femije nuk kane cerdhe,kopshte,shkolla,kende lojrash etj qe jane elementet baze te jetes se njerezve pa te cilat cdo investim tjeter nuk ka vlere?
Te gjithe pranojme dhe e ndjejme se krimi eshte ulur kembekryq,por kjo qeveri ben sikur nuk e kupton qe kriminelet i rrit vete!
Kriminel nuk lind,por behet nje njeti dhe jo kur arrin moshe madhore,se atehere te merr shpiryin,por qe kur eshte femije!
Kriminelet e sotem jane ata qe linden pas 90-tes e sot 30 vjecare terrorizojne vendin!
Si te mos behet kriminel nje femije kur prinderit i ka pa pune,invalide etj dhe shteti as i ka ne llogari?
Si te mos behet kriminel nje femije,qe lind dhe shkon ne shkolle pa luajtur ne nje kend lojrash,fushe sportive,pa frekuentuar nje biblioteke,pa u argetuar ne nje lulishte prane pallatit apo lagjes se tij,etj se qeveria dhe bashkia punon me interesat e kryeministrit e kryebashkiakut per imazhin e tyre e jo hallet e popullit?
Vini re ku i ka bere investimet Veliaj ne Tirane:vetem atje ku bien me shume ne dy,prane rrugeve kryesore dhe atje ku ks patur interesa vetiake!
Shteti dhe bashkia sillet si armik i qytetareve dhe qytetaret keshtu i shikojne kur keta taksat qe na marrin cdo muaj nuk na i kthejne me sherbime per te gjithe,por atje ku ju intereson atyre!
Miliarda shpenzohen per pastrimin e Tiranes,por askush nuk kontrollon se plehrat mbulojne qytetin,se pastrimi nuk behet naten por gdhihet qyteti me plehra,se pastrim behet kryesisht ne qender se neper lagje quhet pastrim vetem zbrazja e kazaneve pis te plehrave !
Paguajne qytetaret per pastrimim qe ai te filloje qe nga hyrja e pallatit ku banojne,paguajne qytetaret per gjelberimin,por duan qe te mbillen peme dhe lule tek pallati ku banojne e jo tek liqeni!
Ka plot ankesa populli por Rama prandaj na ka mbyllur gojen duke i shtetezuar ankesat vetem ne kryeministri!
Ky eshte shtet kriminel!
Jo per te bere apologji per qeverine. Kurresesi! Problemi si i tille qendron qe ç’ke me te, nga mengjesi deri ne darke. Prokuroria dhe cdo organ ligj zbatues te nxjerre uje te zi per kete skandal dhe shkaktaret te vihen para pergjegjesise. Te habit nje fakt i thjesht se si ka mundesi qe ai “picirruku”, qe fitoi tenderin nuk eshte gjetur akoma! Ne cilen shpelle eshte futur xhanem?!
Tani te vij tek qellimi i komentit tim. Ka kohe edhe sot, qe çdo paudhesi qe ndodh ne kuadrin e qeverisjes/qeverisjeve, domosdoshmerisht gishti vihet tek qeveria (subjekt) ose me konkretisht tek kryeministri (objekt). Sigurisht fakti qe atyre u kalon miu nen mustaqe nuk i le pa ndotur. Dhe pergjegjesite per kete sigurisht qe, nese nuk jane ligjore (duhet hetimi te na i thote), jane pa tjeter morale. Por ashtu sic thote Rama se: ‘keto ndodhin kudo” nuk eshte se s’kane te vertete.. Psh le te marrim rastin e kontrates 300 milione $ te Departamentit te Mbrojtjes se ShBA, e cila ia dha dy te rinjeve, Diverolit dhe shokut te tij, Te dy mashtrues qe ënderronin te beheshin milionere. Dhe keta gjeten ne Shqiperi shesh, ku lehtesisht ku mund te gjesh pushtetare te korruptuar, dhe organizuan aferen e fishekeve per ne Afganistan, qe tashme e dime. U vra ne menyre mafioze denoncuesi i saj Trebicka, u denuan dhe dy djemte mashtrues me nga 4 vjet burg. Bile dhe New York Times, qe publikoi aferen, u quajt nga Berisha, nga qe implikohej dierekt i biri, “karte higjenike” higjenike. (Per analogji, Bildi jo, ç’ne!?.
Te vijme tek ceshtja. A dime ne, nese ne ShBA per ate skandal, u hap ndonje proces per zyrtare te Departamenti e Mbrojtjes dhe per rrjedhim te Shtepise se Bardhe, pra qeverise? Po ne Shqiperi ku problemet korruptive te qeveritareve u faktuan me ze dhe figure, cfare ndodhi? A u hap ndonjehere ndonje proces penal per Mediun, “sypeshkaqenin” e Saliut, etj? Po qeveria ashtu si dhe ne rastin e “bllokut” te presidentit te sotem qe çoi ne vrasjet e 21 janarit ç’pesoi? A ra gje ajo edhe pse kishte minimumin e domosdoshem per te qendruar, vetem 71 deputete? Gjithsecili mund t’i beje vete llogarite dhe po ashtu te jape pergjigjet e duhura. per m8ua vedni ende nuk ka drejtesine qe duam. Ajo le te merret me te gjithe qe shkelin ligjin duke filluar se pari nga rama. Qysh neser. T’i leme ‘pordhet” se drejtesine e ka ne dore ai, ashtu si dhe median etj etj. Ne nje shtet ligjor serioz keto nuk pine uje. Tek ne po, meqe ende s’jemi i tille. Propaganda, demagogjia bile dhe shpifjet jane pjese e lojes politike, por vetem kaq, se po qe per to asnje qeveri nuk do mbetej ne kembe me shume se 6 muaj nga fillimi i qeverisjes se saj.
Kjo kryeprokurore asht e vendosur nen simpatine Amerikane.Rama asht i vetmi nga te korruptuarit politikane qeveritare qe ka punue per te kryer rreformen ne drejtesi.Ndaj dicka ketu mund te kete loje qe mbasi te perfundoj si duhet rreforma ne drejtesi keti fare burre kryeminsitrit ti caktohet vendi per ne Rec ose si shperblim te lihet i lire nese nuk merret me politike.
Megjithesa ma siper me “imagjinaten” me hire a me pahire ky fare burr kryeministrit ne finale vendin do e kete ne Rec sepse me popullin dhe demokracine e mirefillet demokraci nuk luhet.
Dhe nji gje due te shtoj:
Berisha me politiken e tije kanunore mesjtare e percau popullin me riabilitimin e Zogut dhe te Ballisteve me Nishanin deri me armatosje veriun kundra jugut.
Rama me riabilitimin e tradhetarit te atdheut Mit’hat frasherin bani te njejten gje percarje.
Kam te vetmin merak per ti dhane nderin dhe krenarin popullit Shqiptare e per ti mbyllun njihere e pergjithmon keto grindje qe vijne nga krymat e tradhetarve ballisto&zogiste te japin vlersimin fituesit e koalicionit triumfues mbi fashizmin USA,(B.Sovjetik) Rusia,Anglia dhe Franca.Ku lufta nacional clirimtare ishte nji lufte e drejte dhe Ballisto-Zogistet nuk kan te drejte as moral te perzihen ne kete te vertet Historike.
Ça ka bo vaki mër jaho? Po të shajnë të tutë shoku Edver.
Ka shumë gallatë me këta të përjashtuarit nga bodrumi rilindjotas. Hahaha. Nuk ka spektakël më interesant për ne spektatorët e cirkut, si thua ti shkodërloko ?
Qeveria ka per detyre te vjedhi, populli te paguaje
Mirë o mirë, po ke harruar pa përmendur mirelkat. Ato i bie të mos jenë as qeveri dhe as popull, apo jo? Atëherë ç’thua vallë të jenë? Butakë pa shtyllë kurrizore?
Mos i ofendo butakèt, tè kam rixha. Mirelkat e semaforève, janè zvarranikè supaxhi.
300 Euro nga Janulla sot, pèr tè qènè si fekale poshtè kèpucès sè çdo komentuesi. Mirelka, nuk èshtè ANAListe, èshtè GOJORISTE.
Hahaha. Hera e pare qe e degjoj fjalen gojoriste. Kush e di se cfare mbllacit e shkreta mirelke anash semaforeve. Ma paske kapur dhe mat te gjoren. Po s’na the o te kam rixha, a i kishte ndopak faqkat te enjtura apo te buhavitura sic i thone leperit?
Dhiaret e Dules e kane ngrene treshe sot
Ata shqiptarè, qè vèrtetè i urojnè vetes dhe vèndit tè tyre njè tè ardhme nè dinjitet, ata syresh qè nuk kanè nè kokat e tyre helmetat partiake dhe lugèn nè brez, pèr tè mbushur epshet e hajdutèrisè karshi pjesès tjetèr tè popullatès, qè èshtè e detyruar tè bèjè viktimèn, kuptojnè nè tema dhe raste tè tilla megakorrupsioni, rèndèsinè dhe domosdoshmèrinè e asaj sè pèrshumfolurès, REFORMÈ NÈ DREJTÈSI.
Jo. Nuk duhet tè ketè asnjè iluzion. Nèse kjo reformè dèshton nè synimin e saj strategjik, pèr tè vènè para drejtèsisè, aktorèt dhe ideatorèt e kètij monstruozuteti 30 vjeçar, atèherè duhet thènè dhe pranuar hapur se shqiptarèt si komb, kanè humbur jo vetèm tè djeshmen historike dhe tè sotmen rrumpallè, por pèrfundimisht edhe tè ardhmen e fèmijève tè tyre.
Nuk bèhet shtet me vrasès dhe hajdutè. Ata qè kanè edhe mè tè voglin dyshim dyshim nè kètè fakt, le ti shohin kèta monstra, me zè dhe figurè, nè videot e turpit shqiptar.
Nuk bèhet shtet, duke patur nè krye tè partive politike dhe institucioneve shtetèrore, kandidatè, qè vetèm ndotin ambjentin dhe dèmtojnè pèrfundimisht imazhin dhe besueshmèrinè e shqiptarève tek shteti i tyre.
Berisha, Meta, Basha, Kryemadhi dhe natyrisht Rama, nuk kanè patur dhe nuk do kenè kurrè ndonjè arsye tè ndryshojnè kètè statusquo. Interesi i tyre, nuk pèrkon me atè tè shqiptarève.
Ndaj, shpresa shqiptare, edhe kètè herè, nuk vjen nga çitjanet dhe pordhèt e Ramès, nga babèzia dhe provincialiteti i dyshes Meta-Kryemadhi apo nga doktorr mortja me klounin e tij fluturues nga Hollanda. Ajo, shpresa, vjen nga mbèshtetja amerikane pèr njè riformatim tè asaj qè sot nuk èshtè gjè tjetèr veçse njè karikaturè e keqe, e asaj qè duhet tè ishte shtèpia shqiptare.
Lufta shqiptare, nuk èshtè mè, kundèr grekè dhe serbè me hordhitè e tyre.
Kjo e sotmja, èshtè njè luftè kundèr hajdutève nè qeveri, opozitè dhe presidencè, njè tentativè pèr tè rikthyer gjènè e vjedhur tek i Zoti.
Tingèllon revolucionare. Po. E tillè èshtè nevoja e mbijetesès sonè kombètare sot, e familjes, kulturès dhe jetès shqiptare nè pèrgjithèsi.
A do e kuptojmè si tè tillè apo do vazhdojmè me diskusione teveqelèsh,,,,njèri gozhdès, tjetri patkoit?
SPAK do te beje pastrimin e kokes. Nje peshk qelbet kurdohere nga koka.
Ore po Zamir Manen ku e futni ju???Me cfar paresh e ka krijuar perandorine e tij??Po zgjerohet akoma??Si ka thene mos me pyesni si e kam vene milioni e pare?Te vetat i ka mjetet financiare persa operon e
??