Nga Fatos Tarifa
Botuar në DITA
Nuk kam pse e fsheh, por e them qysh në fillim, se njoftimi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, dhe motivacioni me të cilin ai shpjegon deklarimin nga administrata e Shteteve të Bashkuara të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha dhe familjarëve të tij si personae non gratae më bëri të ndihem mirë. Në fakt, më bëri të ndihem shumë mirë.
Për shumë arsye, të cilat nuk i them sot, post-factum, për herë të parë, por i kam venë në dukje shumë vite më parë, kur Sali Berishën e kam cilësuar si një “fatkeqësi kombëtare”.
Ky është një lajm i mirë, një lajm shumë i mirë për Shqipërinë dhe për shqiptarët.
Unë e di se shumë njerëz, të cilët e kanë dashur apo e duan dhe e mbështesin edhe sot Sali Berishën, ky lajm i ka gjetur në befasi dhe shumë prej tyre i ka dëshpëruar, i ka shqetësuar, i ka hutuar dhe i ka shtyrë të reagojnë në mënyrë instinktive, por jo prudente.
Ndër ta, shumë janë mbështetësit e tij besnikë në radhët e Partisë Demokratike, por jo aq në radhët e demokratëve të thjeshtë të këtij vendi se sa në radhët e atyre që e kanë drejtuar ose e drejtojnë këtë parti.
Shumë të tjerë janë ndër radhët e atyre “analistëve” që në studiot e disa televizioneve e kanë justifikuar e mbrojtur me shumë zell “kryedemokratin Berisha”.
Zhgënjimi i këtyre të fundit pas lajmit të djeshëm duhet të jetë shumë i madh dhe unë i kuptoj përse. Berisha ka qenë për ta lideri “i dashur, karizmatik dhe tolerant” ndaj mendimit të lirë, edhe pse shumë prej tyre e kujtojnë mjaft mirë gjëmën që ky armik i medias së lirë i bëri gazetës Koha Jonë 15 vite më parë. Armiqësia e Berishës ndaj shtypit të lirë dhe parimeve të qeverisjes demokratike në Shqipëri janë krahasuar nga studiues të Universitetit të Harvardit me atë të Slobodan Milosevic-it në Serbi, të Jean Bertrand Aristide-s në Haiti, të Mahathir Mohammad-it në Malajzi, të Alberto Fujimori-t në Peru, të Leonid Kravchuk-ut dhe Leonid Kuchman-it në Ukrainë etj.
“Uncle Sam” nuk e njohu dje Sali Berishën. Ai e ka njohur fytyrën e vërtetë të tij një çerek shekulli më parë, atëherë kur, pas rrënimit total të vendit që Berisha toleroi e inkurajoi përmes firmave të tipit Ponzi, ai deklaronte “Après moi, le deluge” (pas meje të bëhet qameti).
Dje, Uashingtoni i tha Sali Berishës “This is it!” Dje administrata amerikane e Presidentit Biden i komunikoi këtij “përbindshi” të politikës shqiptare fundin e vet. Një fund i turpshëm, poshtëronjës, për kreun e shtetit dhe kryeministrin e një shteti aleat të fuqisë më të madhe të globit.
Për shkak se – dhe në rrethanat në të cilat po zhvillohet reforma në drejtësi në vendin tonë – reforma demokratike më e gjerë, më e thellë, më e vështirë dhe më e rëndësishme në tri dekadat e këtij tranzicioni të tejzgjatur e konvulsiv në Shqipëri, kjo duket se ishte koha më e përshtatshme për t’i treguar vendin Sali Berishës dhe dinastisë së tij, si dhe për t’i dhënë mësimin e duhur jo vetëm familjes politike që ai krijoi dhe udhëhoqi me një dorë të hekurt deri më sot, por edhe tërë klasës politike shqiptare.
Deklarata e Sekretarit të Shtetit është një lajm i mirë në radhë të parë për qytetarët shqiptarë. Ky lajm konfirmon se Shtetet e Bashkuara janë një mik dhe një aleat i vërtetë i Shqipërisë, se Uashingtoni i ndjek me vëmendje e me shumë seriozitet zhvillimet në vendin tonë dhe është seriozisht i angazhuar e i vendosur që demokracia dhe shteti i së drejtës në këtë vend të përparojnë e të konsolidohen.
Ky është një lajm i mirë për demokracinë në Shqipëri, pasi ai përmban një sinjal të qartë e të fortë se Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë e të lënë pa ndëshkuar askënd që merr nëpër këmbë aspiratat demokratike të popullit shqiptar, që nëpërkëmb interesat e publikut, që cenon interesin kombëtar dhe që minon demokracinë në këtë vend.
Ky është një lajm i mirë dhe tejet inkurajues për sistemin tonë të drejtësisë në reformim e sipër. Mesazhi i tij lexohet qartë si një mbështetje e vendosur për ta çuar deri në fund reformën në drejtësi dhe për të vënë para përgjegjësisë ligjore këdo që shkel ligjet e shtetit, këdo që është i korruptuar, këdo që shpërdoron pushtetin ose detyrën që i kanë besuar qytetarët, këdo që me veprimtarinë e tij bëhet i rrezikshëm për shoqërinë.
Unë nuk kam dyshim, se emra të tjerë, si Ilir Meta, Fatmir Mediu dhe shumë politikanë të korruptuar, që e kanë zhvatur këtë vend dhe e kanë dëmtuar këtë demokraci, presin tani gjakngrirë radhën e tyre.
Ky është një lajm i mirë për Partinë Socialiste dhe qeverinë që drejton kjo parti, jo sepse një prej kundërshtarëve politikë më të mëdhenj të saj do të jetë këtej e tutje në “listën e zezë” të aleates sonë më të madhe, por sepse ky vendim shërben si një paralajmërim serioz se askush nuk është i paprekshëm, ose i përjetshëm në pushtet, se korrupsioni e krimi nuk kanë as ngjyrë, as kartë anëtarësie të ndonjë partie politike të veçantë, por janë një e keqe e madhe, ndaj së cilës askush nuk mund të jetë imun.
Mbi të gjitha – sado paradoksale që kjo të tingëllojë – ky është një lajm shumë i mirë për vetë Partinë Demokratike dhe drejtuesit e saj, sepse, më në fund, u jep atyre mundësinë që të ndahen përfundimisht nga trashëgimia antidemokratike e kriminale e Sali Berishës, nga tutela dhe frika prej tij, për t’u zhvilluar e rritur si një parti e vërtetë demokratike, sot në opozitë dhe nesër eventualisht në krye të të punëve të shtetit.
Me vendimin e djeshëm, administrata amerikane nuk dënon thjesht një shqiptar keqbërës më shumë dhe familjarët e tij, që kanë abuzuar me pushtetin dhe me pasuritë kombëtare të këtij vendi. Vendimi i djeshëm u jep shqiptarëve të thjeshtë besim në Shtetet e Bashkuara dhe në sistemin e drejtësisë që po ndërtojmë, ndërsa për klasën politike shqiptare është një mësim i madh.
Uncle Sam is watching!

Degjo shiko ti zoti Tarifa, kete qe shkruan ti se si ndjehen shqiptaret nuk eshte nevoja ta permendesh sepse e dine me mire se ti!
Ti nuk ke thene asgje me shume se cthone shqiptaret e thjeshte publiku qe ka vuajtur realisht ne kohen qe keni qene ne administraten e Sali Berishes, dmth ne nje fare menyre edhe ju keni mbeshtetur Berishen !
–
Amerika eshte me publikun shqiptar dhe jo me zyrtaret dhe ish zyrtaret e korruptuar, qe jane paguar me taksat tona!
–
Fatos pyetjen duhet t’ja drejtosh kombit shqiptar perse nuk eshte ne gjendje te formoje shtet ?,perse nuk eshte ne gjendje te krjoje drejtesi qe ta coje para bankes te te akuzuarve Saliun dhe bandat e tij.? Perse nuk eshte ne gjendje te krijoje nje komb me rregulla dhe organizim europian. Amerika Fatos,e di dhe nje femije i porsalindur, e ben sepse ka interesat e saj te forta gjeostrategjike ne rajon. Shqiperia nuk behet nga vete shqiptaret sepse jane si puna jote Fatos sahanlepires qe ne kohen e komunizmit ngrinin piedestal per filozofine marksiste leniniste tani ne demokraci u bene te gjithe profesore dhe akademike te demokracise. Pra e kupton Prof. Doktor.Akademik. Innxhinier Fatosi se kush jane intelektualet e Shqiperise, jane te tille me konceptin feudal otoman akoma te shtetit dhe kombit. Kishte te drejte Kadareja qe s’vuri kembe ne Shqiperi se me shqiptaret Shqiperia behet pas 100000 shekujsh. Kjo do te thote qe rrezik s’jemi as shqiptare por kolone turqsh te ardhur kushedi nga, prandaj rrofte Amerika me interesat e saj ne rajon se per shqiptaret nuk ju hap shume barku
fatos tarifa duhet te futesh ne kete analize edhe rilindasit me ne krye kryerilandasin qe kane vjedhur dhe vazhdojne te vjedhin. Edhe keta do te jene subjekt i penalizimit nga usa sic beri me kriminelin sali berisha por qe ilir metes dhe fatmir gerdecit duhet ti shtosh edhe lulushin edhe edvinin, ilir beqajn, ridvan boden, e keshtu me radhe. Gjithesesi nese krimineli berisha arrin te denohet nga drejtesia shqiptare e cila e ka tashme rrugen e hapur keta te tjeret jane peshq te vegjel para atij dhe nuk do te jete cudi qe te kerkojne strehim politik ne ndonje vend ndoshta ne rusi.
Kulmi i hipokrizise kur lexon kete Tarifen, qe si familje kane luftuar “imperializmin amerikan” dhe tani e quan me ngazellim “ancle Sam”.
Popull kot.
Me kot se ty o njer Gjergji i qe fut familjen, pa lidhje fare.
Ish profesorin tim e ka nderuar nje universitet i tere i Karolines se Veriut ku ai Na jepte politikat nderkombetare.
Morri me shume pike vleresimi nga studentet nga gjithe stafi pedagogeve Te Universitetit.
Po ju anti Amerikanet doni eresiren, skamjen, pushket bombat vrasjet. Jeni anti perendimor, anti demokraci.
Po Pse Sala nuk luftoi imperializmin? Bile me ashpersi dhe tesren e kuqe te partise.
Respekte Profesor!
Artikull si perhere qe meriton vleresim te larte sepse shume i qarte dhe i sakte.
Shkrimet tuaja profesor spikasin per bukuri gjuhesore dhe permbajte te cmuar.
Faleminderit,
Artan,
Osh studenti juaj,
Detroit
E ke qare or Profesor!Mi thua edhe “keqberes” nje krimineli !Edhe Osama Bin ladenin po kjo fabrike e prodhoi ,por kur vjen puna qe Fabrikes i preken interesat jo Saliun por edhe mavriun e godet !Problemi eshte se tantakulat e Szliut sot jane te atashuar prane tyre duke bere miliarda e zotrote e di fort mire se per ke eshte fjala.
Ndaj problemi eshte se sot SHBA denoi haptazi koken e krimit por duhet ta vazhdoje me tentakulat e tij qe i ka te shtrira ne tere globin.
Valle kush e ka radhen!Populli Shqipetar ka 25 vite qe flet por qe fatmiresisht u ndigjua nga Administrata e SHBA ,sepse nga te derguarit e saj edhe pse vrau ne mes te bulevardit u etiketua “burre shteti” kur shumica e popullit shqipetar e kishte etiketuar “Burre Leshi”!
Ju andej nese nuk gabohem keni nje shtrehi:Paste kemben e mbare!Valle kush e ka radhen?
E shkruar me qartesi dhe realizem.
Vendi i jone do dale nga kjo gjendje anarkike.
Disa ankohen dhe duan me shume liri personale, liri absolute ne kurriz te pjeses tjeter te popullsise.
Keto perfaqesojne tendencat anarkiste qe po demtojne Shqiperine. Nje kulture shpifjesh nga njerez qe bejne para me keto menyre sensacionale duhet ndaluar.
Diktatura dhe gjendja anarkike jane dy ekstreme te pa pranushme per zhvillim ekonomik, dhe lirite e te drejtat qe i duhen popullates. Idea e mesit te arte perfaeson konceptin e te qenit i ballancuar dhe jo ekstremist.
Eshte i gabuar mendimi i disa individeve dhe kerkesat
e tyre:
Je me mua apo je kundra meje.
Me thuaj Po ose JO
Eshte keshtu apo eshte ashtu.
Nuk eshte KJO apo AJO
Eshte, sa nga KJO dhe sa nga AJO
Thenia e popullit ” gjella me krype dhe krypa me karar”
eshte universale”
Kryesore eshte puna me ndershmeri, zbatimi i ligjeve te shtetit dhe ligjeve ekonomike, sjellja me repekt ndaj njeri tjerit.
Njeriu krijon oazin e lirise personale duke transformuar vehtvehten qe te gjeje potencialin e tij maksimal dhe te jete i vlefshem si per vehte ashtu dhe shoqerine.
Ne cdo pune qe ben nje individ i tille, duke qene i afte, i kualifikuar, dhe qe eshte ne gjendje ti kontrrolloje instiktet e tij, do gezoje respekt dhe do jete ne gjendje te mare vendime personale, ne perputhje me ligjet.
Kjo e ben ate te ndjehet i lire. Me punen ai arrin mireqenien qe te afron realiteti dhe jo enderrimet e semursa.e Ai ka fituar qetesine e nevojshe per te qene productiv.
Ne lidhje me sa me siper kete, nje piktor i famshem ka thene:
” Punoj si skllav dhe rroj si mbret”
Kjo eshte formula e suksesit dhe i berjes se nje gjumi te rehatshem. Kur punuon, punon. Kur pushon pushon.
Përshëndetje profesor Tarifa ,ky është një lajm i mirë për vendosjen e drejtësisë në shqipëri ,por nga ti dhe shumë itelektual të përgjegjshëm duhet një analizë më te sinçertë më e të thellë në vepra penale ,si naftën e milosheviçit ,ngjarjet e atentatet në shtyllat elektrike ,ndaj vrasjes Azem Hajdarit ,ndaj Meksit ,zhdukjen e fisit Haklajve ,për paralizimin e luftës në kosovë dhe për vrasjen e zhdukjen e shumë njezve të pa fajshëm ,më shumë fakte ,jo të mjeftohesh ,duke thënë -lajm i mirë ,lajm i mirë i amerikës ,por Amerika ka nevoi për fakte,fakte ,ato e mbështesin balozin me shpatulla për muri ,që për 30 vjet i vuri minat pronës djersës 45 vjet të shqiptarve ,kërkohet fakte për mbretin e krimit që shumë analistë e politikan e kishin frikë ti zinin edhe emrin Sali Berishës.Po A’U
Prononcua amerika për Saliun DAKORT ,por a është e mjaftueshme ……duke lënë mënjanë çeshtjen në se Elez Biberi ,ka dorë në krimet e shkatrrimit e djegëjes shqipërisë bashkë me Saliun dhe familjen mafioze të tij ?.
Ç’është e vërteta nuk ka nevojë të mbyllësh sytë për miqësinë dhe mbështetjen e Elez Biberit për ardhjen në pushtet të Sali Berishës.në krye të forcave demokratike.
Thelbi i problemit mbetet ky : A ka emruar e ndihmuar Elez Biberi një tiran si Sali Berishën që vodhi ,shiti e dogji e trafikoi armatimet e ushtrisë shqiptare.më keq se Hugo Çaves ndaj popullit të tij ?….
Në se amerika mike e futi Saliun në listën e zezë ,dakort ,po Elez Biberin do ta lëjë të livadhisë drejtor i VOA-s në listën e nderit bashkëpuntor në korrupsionin aktiv për minimin e demokracisë ? !……
Bravo. E prisnim qe nje dite ky kriminel do te perfundoje Si sadami. Uroj te jete liste e gjate. Ai sistemi qe iku la pas pasuri kombetare qe kjo bande antishqiptare qe ishin pa breke né by….. u bene miliardere. Vrau e shkaterroi brenda e jashte kufijve te shtetit shqiptar.
Ne liste edhe media shkaterruese e denigruese qe paguhen nga serbo ruso helenet.
Wow , ky ambassador ditka edhe English!!!!!. E ka zhvat mire uncle Samin shqiptar shoku ambassador Tarifa. Tashti brohoret dhe ndihet shume mire sepse Soros po sulmon nje shqiptar, nje deputet te opozites shqiptare, dhe per me teper nje intellectual qe ka influence ne elektoratin e PD. Pavaresisht gabimeve Berisha eshte shume me I mire se raca juaj shoku Tarifa. Ky qe Po ju shkruan ka qene dhe eshte kunder PD. Qellimi yt eshte te lepish ndonje kocke AGAIN mos Ti femijet Tuaj. Jazek ju qofte, far e keqe.
Sh mire Thani, mjerani,
Une jam ai qe i mesova gjuhen Angleze ptofesorit dhe Anglishtja e tij eshte shume here me e pasur se imja.
Ju mjeranet negativet anti perendimore i shihni edhe intelektualet me te ngritur me nje sy mjeran.
Super vendim por i vonuar. Kemi 30 vjet qe na u shpif ky vend. E past kemben e mbar per gjith grigjerine dhe GD .
Fattosi i partise eshte ndjere shume mire. Biles eshte edhe i shqetesuar per te gjithe demokratet qe ndihen te zhgenjyer. Nese do qe ti ndihmosh qe te dalin nga gjendja e tyre konfuze tregoju atyre a u ndjeve po kaq mire kur Uncle Sam deklaroi non grata Dakon dhe Doshin? A u ndjeve keq kur keta “keqberes” dolen perseri ne krah te bablokut te bejne fushate elektorale? A u ndjeve keq kur babloku deklaronte-Dako ka qene, eshte dhe do te jete gjithmone miku im. Nuk mi percakton dot departamenti i shtetit miqte e mi. Tregoju kete dhe ndoshta te gjithe do te jene me te kthjellet.
FALEMINDERIT AMERIKE!
Me bukur nuk e ka shtjelluar burre intelektual vendimin
e djeshem , ndaj faleminderit Profesor.
Me ne fund drejtesia do te triumfoje….nuk ka rendesi emrat kush jane e do te jene ….Edhe nje here mirenjohje perjete mikut me besnik te kombit tone SHBA dhe bijve dhe bijave te tij perfshi edhe z Kim!
KOHA DO E TRGOJE kombi yne do te triumfoje krenar krah kombit triumfator me demokracine me te madhe ne bote.
Rrofte Amerika!
Metastazat e kancerit kriminal te berishës,kanë zënë rrënjë të thella në shoqërinë shqiptare.
Mallkimi shekullor i kombit,dje doli ne formë krologjie ne gazeta,por se populli e dente dhe
njihte në kurriz por jetonte në frikën e mafjes,korrupsionit dhe varfërisë.
Një korigjim dashamirës të nerumit Tarifa, shuku Edi nuk është ndjer mirë për shokun Sali sepse me çfarë dordoleci do të trëmb ai tani shqipëtarët do të trëmb sepse nuk mund të thoj më “Votoni për mua, kusarin e PS se po votuat për Salinë, u pretë e zeza, unë jam kusar profesionist më i mirë se Saliu”.
Të jeni të sigurt që në qoftë se këtë grusht nokdauni zoti Blinken do t’ja kishte dhën Saliut para fushatës zgjedhore dhe PD nuk do të kishte bër haleancë me LSI dhe Nard Ndokët e Fatmir Mehditë, do të fitonte mbi makinën perfekte elektorale të Gestapos patronazhiste të kusarit të votave Edi Rama.
Edi Rama ndihet keq jo vetëm që Saliu nuk mund të luaj më rolin e dordolecit friksues në shërbim të tij por a nuk akuzohet Saliu për veprat korruptive e kriminale për të cilat shoku Edi është shumë më profesionist, më agresiv dhe më dinak se Saliu tashma non grata dhe a nuk ka dijeni FBI dhe CIA amerikane për këto vepra apo ata janë budallenjë dhe nuk e dinë çfarë bën e nuk bën shoku Edi me Gestapon e patronazhistëve të tij …. hë si thoni e dinë apo se dinë që shoku Edi është mik për kokë dhe haleat deri në sfidë të hapur antiamerikane me personat non grata, Gjush akulloren dhe Tomën e tij besnik?
Mos një mik i thekur i personave non grata në SHBA si shoku Edi është i pranueshëm dhe nuk është nongrata për autoritetet amerikane?
Prandaj i nderuar Tarifa mendoj që të gjithë kusarët e PD, LSI dhe PS ndihen keq dhe u dridhet zëmra dhe qajnë si për vehten e tyre me mesazhin e qartë pa dorashka të sekretarit Blinken që është një paralajmërim për të gjithë këta kusarë, jo vetëm për kryekafshën e polikës sonë Sali Berishën………
…….. ndihet mirë çdo shqipëtar i ndershëm , ndihen keq të gjith pjesmarrsit e gostisë kusarqeverisëse 30 vjeçare të PD, PS dhe LSI….. dhe nga zorbelaja me hipokrizi dhe servilizëm sillen sikur durtrokasin mesazhin amerikan…
Vetem ti Tarifa nuk ke goje te flasesh se paku per personat ‘non grata’, aq me teper te shpallur nga Amerike! Je ne konflikt interesi,
Te ma thonin se edhe Tarifa shkruan per nje ‘non grata’ si vetvehtja, nuk do ta besoja!
Ky vendim e Amerikes tregon dicka te vjeter.Se jemi per nje rregjim perserites totalitar ,nje partiak .Jeni thote Amerika popull i rregjur e i mesuar me rregjime moniste.Partite e vogla cfare roli luajne ? Sa per figure e per te mashtruar boten se kemi pluralizem.Pyetja qe verteton idene e vjeter eshte : Pse tani ???? Faktet nuk jane te sotme ne se kane.Djali dhe vajza e Berishes nuk u bene miljonere sot apo vjet.Kjo ka lidhje me situaten pas elektorale qe sundon ne vend.Jepet nje vendim Non gratta per te mbjellur frike qe te heshtin guximtaret dhe pse jo te arrihet pranimi i bashkpunimit me maxhorancen se ja doren ja ka shtrire.Po s’e pranon pasi hija e Berishes e pengon.Koha e me pasme do tregoj gjithcka.Dhe mos kujtoni per te mire.Por per nje komedi- tragjedi.
Ore shoku Fatos. Cili eshte denimi qe i ka dhene Amerika Berishes.
Aman ore, se mos ja djeg letrat e emigracionit, se do i prishi shume pune. Familjarisht, jo shaka.
Me keto kushte te reja, Berisha ka te drejte te kandidoje me parti te re, si Tom Doshi.
Të lumtë pena Profesor TARIFA.Sot 100 % e popullit të majtë është në delir.Sikurse Koka e Krimit Sb,PD e tij,Militantët,Analistët mediokër,Medjet & Drejtësia nga 90 %,hajdutët,Kriminelët,etj janë në ZI.Se PERANDORIA E SB RA.
-Argumentet e DASH janë tamam dosje krimi për Sb që populli i di mirë që nga 1992.Dhe Sb duhet të ishte ARRESTUAR meniëherë nga SPAK qëkurse Ai në FB nuk pranoi asgjë.Dhe kështu, kjo mostër do zvarritet më tej duke helmuar popullin dhe DASH.
-Fatkeqsia qëndron se L.Basha me deklaratën e tij të niëllojtë si Saliu doli në krahë të S.Berishës pa u distancuarë prej tij.Kjo do të thot shumë.Pasi Sb për Lulin është babai politikë.Dhe po ra Saliu do bjeri dhe Luli,pasi vjedhjet e krimet i kanë bërë badhkë.
-Tashmë kundërshtarët e Lulit për ta zëvëndësuarë ti heqin dorashkat ndaj Saliut dhe me një gur të vrasin 2 zoq,Sb & Lb.
-Strukturat e shëndosha të PD duhet ta ndajnë mëndjen: Ose me Sb & Lb ose me DASH.Rrugë tjetër nuk ka.PD ka ardhur koha të reformohet 90 % pa Sb,Lb,Salianërinë,Palokerinë,GjonMarkajt,Markët,Mulët,etj..dhe SPAK të listoi radhën në çdo krahë.
-KQZ duhet ti heqi mandatin e Deputetit Sb duke lënë të lirë drejtësinë të veproi.Që të mos ndodhi si me L.Bashën që shpëtoi me Procedurë..!
-Për Shqipëtarët sot lindë një shpresë e RE.Berishizmi si person e si frymë perëndoi.
-NËNAT shamizeza të 20.000 të vrarëve 1991-2021,që nga 21 janari,Gërdeci,Trebicka,R.Hoxha,Santo,Të Haklajve,etj të fshijnë LOTËT.
-FLM DITA,F.TARIFA.
More Ethem, spiun j shokeve, te kam thane 100 here mos e shfaq ate turirin e shemtuar ketu ne forum, katundar i qelbet edhe pse me kapele republike.
Ky profesori nuk me duket aq pro amerikan,dmth pro interesave te popullit shqiptar. Ne disa opinione te meparshme nuk eshte se ka mbeshtetur politiken amerikane, me duket i luhatur dhe me emocione. Se ka per gje qe neser te thote te kunderten. Thjesht ne kete rast i ka pelqyer masa qe shteti i shba ka ndermarre ndaj klanit te rrezikshem berisha, qe 70%-80% e shqiptareve jane plotesisht dakort.
Z. Arben:
Duhet fokusuar ne zgjidhjen e problemeve me fundamentale te vendit tone, ku cdo individ ka te drejte te shprehe mendimet e vehta.
Ne kete situate, duke mare shkas nga artikulli i Prof. Tarifes me duket se ka shume njerez qe me teper shkarkojne streset dhe pakenaqesite e tyre sesa fokusohen ne te ardheshmen vendit.
Nuk duhet te besojme, se nje grupim politik i cili instiktivisht po luften per interesat e veta mund te jete ne gjendje te marre vendime te drejta per miren e Shqiperise dhe te cdo Shqiptari.
Po roli i popullit kush eshte?
Cfare kane bere shume njerez, qe shprehin me te drejte deshprimin e tyre per kete situate destabilizuse e te stergjatur shume vjecare?
Cfare do bejne tani?
Do mbeten spektatore apo do mobilizohen per te miren e vendit qe nuk mund te ndahet nga siguria per jetn e tyre?
Eshte shume gje e mire qe Ju nuk jeni nje vezhguse pasiv, por shpreh mendimet e tua.
Tani eshte nje moment i pershtatshem qe Ju dhe gjithe njerezit e ndershem te bejne propozime konkrete se si te permirsohet gjendja.
Grindjet pa fund, instiktet e pakontrrolluara si xhelozia, zemerimet, inatet, qe na shtyjne te shprehemi me thenie si “Kush je ti e kush jam une”, na pengojne te gjejme zgjidhje qe kerkojne bashkepunim.
Shqiperia eshte nje shtet i vogel, si nje anije qe lundron ne nje det te dallgezuar. Ku do ankorohet kjo anije ne nje bote plot trazira.
Nga historia, te gjithe e dine se Amerika dhe Presidenti Willson na ka perkrahur. Amerika, lideri i Natos, cliroi Kosoven.
Nuk besoj se ka Shqipetar qe nuk e vlereson
kete fakt.
Ka individe te vecante, mosmirenjohes qe thone se Amerika kishte interesat e veta.
Ne se gjykojne ne kete menyre, ato duhet ta dine se eshte me mire te perputhen interesat me nje partner se sa te keshe interesa kontradiktore.
Un do i bej nje pytje individeve qe kane kete mentalitet:
Shoket e miqte e ngushte qe keni zgjedhur a kane interesa kontradiktore me interesat e juaja?
Njerezit po grinden per nje perrua se kush do e perdori ujin. Ne disa raste kane vrare nje tjetrin.
Jemi me fat qe Amerika eshte partneri yne strategjik, porti ku mund te ankorohet Shqiperia ne keto situata jashtzakonisht te veshtira qe po kalon i gjithe globi
dhe qe mund te komplikohen akoma me shume per shkak te ndryshimeve klimaterike.
Sic e dini ju Z.Arben, tendenca e pakesimit te ujit te pishem paraqet nje rrezik serioz per shume shtete te botes. Produktet bujqesore po demtohen ne shume vende.
Viruse nje milion vjecare, qe po dalin nga shkrirja e tokave te ngrira te tundres, ndofta me te rrezikshme se coronavirusi, do jene te pranishme ne te ardheshmen.
Ti dhe une nuk duhet ti neglizhojme keto fenomene natyrore. Ne, Shqipetaret, nuk mund te rrojme te vetmuar/izoluar. Ne duhet te jemi te ndergjegjeshem se Amerika eshte partneri me i pershtateshem, me i mire per kushtet tona, tani e ne te ardhmen. Nje here te bije llotaria.
Sali Berisha na nxiu buzeqeshjen,,po Amerika e nxiu te tere familjarisht,,Ne jete te jeteve.
Faleminderit Amerike!
Qfarë është ky hartim shkolle as sot pas 30 vite dhe pas kētij potezi të rëndësishëm të USA ky nuk dinë apo nuk don ta denoncon deri në fundë punën subverzive të Klanit Berisha ky dhe intelegjenca shqiptare mbeten ende mbrapa 3 dekada nga Akademik Rexhep Qosja i cili qyshë atëhere paralajnronte shoqërinë shqipëtare për rrezikun që do ti vinte nga Sali Berisha dhe klani i tij
Vonon drejtesia por nuk harron . Shpresoj qe furia amerikane te vazhdoje qe rrjepesit e ketij populli te dalin para drejtesise dhe t’u merret pasuria qe kane grabitur
“njerzve të dëshpëruar nga ky lajm”,ju bëhet kundërpeshë”euforia e krahut tjetër”ku je ti!
unë nuk e quaj reale një gjë të tillë,nuk hyj te dëshpëruarit,por as tek ju euforikët!!
tos tarifa,nuk pata durimin ta lexoje deri në fund,nuk kishte asnjë vlerë ky shkrim,por të siguroj se kësaj radhe do të kesh një “depresion pas mbarimit të monenti të parë të euforisë”!!
mungesa e prodhimit të adrenalinës,në shtator,do të zëvënd¨sohet me një gjëndje gjumi,depresioni kur të komnetosh për qeverinë e koalicionit PS-PD!!
Daje Sami ka dekada qe shikon dhe degjon. Por shume ujera kane kaluar dhe vendimi per te penguar Salen me familje per te bere turizem ne Amerike nuk do te thote se automatikisht Drejtesia shqiptare do coje banditin nr1 te perballet ndaj malite akuza. Kjo eshte nje euforia, qe ishalla, dalte per hajer. Me siguri Saliu I ka qepur mire letrat dhe gezimi I vetem do na mbetet shpall jave kesaj date si feste kombetare, meqe Saliun s’è pranojne turist ne Amerike. Populli thote qe I zoti e nxjerr gomarin nga balta. Gjer tani eshte gomari qe e ka futur te zotin ne balte. Dhe Daje Sami ishte duke bere sehir, pse jo, edhe duke bere tifozllek per gomarin.
kur ndryshojnë rrolet dhe i zoti bëhet gomar,pritet gjithnjë që ta nxjerrë nga balta dikush tjetër!!
për dajën sam,ti nuk je askush,daja sam nuk ka ndërmënd të merret me pordhët e tua,o mon!bile nuk ka ndërmënd të të lajë bythën kur ti i thua mos më prek!!
e di kur të lan jo vetëm bythën por dhe të këput kokën!?
kur i prish punë atij!!
ai të thotë”do të rrish në baltë?rri!!”por në të njëjtën kohë të tregon se është më mirë të mos llucosesh!
Edhe ne antishqiptaret gezohemi qe tashme te gjithe analistet dhe profesoret do te merren me kete problem. Ne antishqiptaret e dime se amerikanve nuk u plasi fare per drejtesine ne Shqiperi, gje qe neve na gezon, se po tu plaste do te merreshin me drejtuesin e avionve te mushkonjave, do te merreshin me ate qe ua prishin ne 1 sekonde marrveshjen historike te 5 qershorit (ha-ha-ha), do te merreshin me ate qe akoma nuk ua ka shitur Shqiperine per 1 euro. Por duket diku tjeter synon kjo non-gradim, per kete duhet pyetur otomani i moderuar, Olsi Jabanxhiu, i cili e ka profetizuar me kohe shitjen e Kosoves prej amerikanve tek serbi, sic u shit edhe Kurdistanin tek Erdogani. Por duhet pyetur edhe agjensia e lajmeve ruse, se c’u bisedua sot ne Moske midis Blinkenit dhe Lavrovit! Dhe se fundi duhen pyetur edhe patriotet shqiptare, me ne krye z. Murati, qe tashme kane futur koken si struci ne rere!
amerika nuk i do shqiptaret Amerika do komunistet
FATKEQESIA KOMBETARE !
– Me gjuhen e fakteve
– Nga Alban Dega , Nju Jork
– Si Berisha !
…. Jane nje shpure qyqesh qe krijojne nje kor sa injorant aq edhe fatkeq… Tamam nje kor qyqesh qe jane gati te japin edhe jeten per “nenen parti” . E heqin veten te djathte pa pasur asgje ne xhep pervec dashurise per “liderin e pavdekshem” dhe milionave te siguruara me korrupsionin dhe tenderat e Padrinos ne kembim te besnikerise dhe servilizmit te tyre pa kushte.
Kane vetem emra te ndryshem: Lulezim Basha, Flamur Noka, Arben Ristani, Fatmir Mediu, Oerd Bylykbashi, Edi Paloka, Fatri Balliu, Aleksander Frangaj, Blendi Fevziu, …” Klan”, “ Gazeta 55” , “ABC” … Gjithcka tjeter eshte pike per pike si Berisha.
Flasin si Berisha. Kercenojne si Berisha. Shajne si Berisha, Cirren si Berisha. Per te menduar nuk behet fjale. Kane vetem mendte, me mire te themi mendesine enveriste te Berishes
Lehin dite e nate per antikomunizem duke harruar shprehjen lapidare te disidentit te sprovuar Vaclav Havel se “nuk ka komunist me te keq se komunistin antikomunist”.
Haraci i mercenarit
Me nje mentalitet tipik komunist japin mesime morali kur imoraliteti eshte “virtyti” me i larte i tyre… Flasin per demokraci kur shpirti i tyre eshte prangosur pas nje partie dhe lideri qe pervec emrit asgje nuk kane te perbashket me demokracine…
Perbetohen per liri kur pervec servilit, sherbetorit dhe skllavit politik nuk dijne te bejne pune tjeter. Clironi shpirtin dhe mendjen tuaj nga prangat o fatkeqesi e vetvetes dhe e Berishes, qe po e demaskoni edhe me keq me genjeshtrat tuaja. Nuk e kuptoj si Berisha pranon te paguaje mercenare te tille qe po ia marrin krejt fytyren… ( !? )
Nese jeni “vullnetare me zor ” te 97-es coni perpara akrepat e ores edhe plot 13 vjet se nuk u shpeton dot as Berisha. Genjeshtrat tuaja i kane kembet edhe me te shkurtera se mendja juaj xhuxhe o “Skuadronet e Vdekjes” se Ajatollah Ruhollah Gazidedes me emrin e vetem real “Fatkeqesia Kombetare….”
Genjeshtrat e tyre i kane kembet shume me te shkurtera se rrenat e tyre dhe te padronit te tyre qe u kthen permbys jo vetem shikimin e botes por edhe te vertetat! A e keni informuar akoma Berishen se ku ndodhet Gerdeci !? Po se ku ndodhet Vicidoli!? Ka shume e shume vite pa e shkelur…. Po ….. Po… Nuk kane faj te gjoret. Nuk dine se cfare bejne. Eshte haraci i mercenarit
Shifrat enigmatike dhe pasojat tragjike…
Cfare kuptimi ka shifra e UDB, e KGB-se dhe sherbimit sekret francez XY, qe ia permendi ish- deputeti Spartak Braho ne Komisionin e Ligjeve te Kuvendit Popullor!?
Si dhe pse e spiunoi tek Beogradi Xhelil Gjonin, te vetmin qe nuk e arrestoi dot bashke me bllokmenet e tjere !? Cili e rekrutoi i pari dhe sa u shit tek tjetri!?
Jane pyetjet e tij jo te miat.
Jane bere gati kater vjet nga deklarata e deputetit Braho ne nje forum ligjor te Kuvendit Popullor dhe as Kryeministri e asnje zedhenes i tij nuk ka hedhur ose pergenjeshtruar akuzat shume te renda te tij ndaj Berishes. Nje akuze gjithnje quhet e vertete persa kohe ajo nuk eshte pergenjeshtruar me fakte apo nuk eshte provuar e kunderta e saj ne gjykaten e drejtesise …..!
Me shqetesojne seriozisht keto pyetje !? Nuk behet fjale per nje hafije a spiun ordiner a kaskete 80 lekeshe te ish- Sigurimit te Shtetit komunist. Behet fjale per nje udheheqes partie politike ne pushtet dhe per Kryeministrin e Republikes se Shqiperise qe ka ne dore fatet e vendit ! E di pse?!
Se pari, sa here lexoj lajme nga Shqiperia sot me kujtohen mallkimet e nenes sime te viteve 70 per ” Qoftelargun e asaj kohe qe “eshte ka e drejton vendin sikur t’ia kete inat popullit te vet”
Se dyti, as UDB serbe, as KGB-ja ruse nuk do ta drejtonin kaq mbrapsht Shqiperine si qeveria e korruptuar e sotme …
Se treti, emerimi i Bashkim Gazidedes, nipit te shefit te UDB-se per Kosoven ne ate kohe, si kryetar i sherbimit sekret shqiptar – SHIK, te cilin lideri dhe heroi i demokracise Z. Azem Hajdari e ka akuzuar mese njehere per shitjen e te gjitha dosjeve teper sekrete te paraardhesve te tij UDB-es serbe…
Zi e me zi per Shqiptari
Se katerti, kontrabanda e naftes dhe hapja e rubinetave te saj per makinen serbe te luftes dhe terrorit ne Bosnje, Kosove, cka perben nje shkelje flagrante jo vetem te ligjeve shqiptare, por edhe te atyre nderkombetare dhe te Kartes se OKB-se!?
Se pesti, ftohja dhe acarimi i marredhenieve me ish- Kryetarin e LDK-se dhe te Kosoves njekohesisht , Zotin Ibrahim Rugova ne vitet 1993- 1997, kur ai asnjehere nuk e vizitoi Tiranen.
Se gjashti, arrestimi i kryeheroit te Kosoves Adem Jashari dhe liderve te tjere te rezistences ilegale ne Kosove ne vitet 94-96 ndersa takohej me Milloshevicin
Se shtati , rrembimi , torturimi, ekzekutimi ne tortura dhe zhdukja e kufomes se atdhetarit kosovar Remzi Hoxha nga SHIK-ui i Gazidedes dhe mbrojtja me te gjitha mjetet e rrembyesve dhe torturuesve te tyre Sefgjini e kompani nga drejtesia shqiptare nen pretekstin me absurd te mundshem ” per te mos paguar demshperblime per denim te gabuar” duke i dhene vetes edhe rolin e krye-Kryegjykatesit te Shqiperise e duke penguar organin e akuzes shqiptare me emerimin e tij ne poste te larta ku ndodhen burimet kryesore te te ardhurave te shtetit shqiptar
Nga katrahura ne katrahure
Se teti, akuzat e befta dhe te pabesa kunder UCK-se dhe rezistences se armatosur ne kohe si “organizate terroriste…. marksiste- leniniste…. si dore e zgjatur e Beogradit” ne kulmin e saj per te dekurajuar luftetaret e lirise.
Se nenti, organizimi i katrahures 97 qe shkaktoi mbi 10 000 viktima, mbi 4 miliarde dollare deme ekonomike e financiare popullit dhe e shkermoqi krejt shtetin shqiptar duke e futur ne trazira vdekjeprurese e rrenim deri ne zhberje…
Se dhjeti, organizimi i grushtit klasik te shtetit te 14 shtatorit 1998. Ai shkeli jo vetem kodin e jetes, por edhe kodin e vdekjes. U keqperdor ne menyren me makaber deri edhe arkivoli me kufomen e heroit te dmeorkacise Azem Hajdari per te shqyer dyert e Kryeministrise, per cka ka protestuar mese njehere edhe vete bashkeshortja e Azemit te ndjere. Po te mos ishin paralajmerimet e Uashingtonit, do ta kishte futur Shqiperine ne nje katrahure te re… duke perdorur edhe mercenare te UDB-se serbe ne castet me vendimtare per Luften Clirimtare te Kosoves,
Se 11-ti, rekomandimet e mbrapshta per Delegacionin e Kosoves ne Konferencen e Rrambujese per te mos nenshkruar ate marreveshje, cka i solli fitim kohe dhe i sherbeu vetem Beogradit dhe Milloshevicit…
Nga dhuna ne terror
Se 12, tragjedia e Gerdecit e 15 marsit 2008 shkaktoi mbi 500 viktima, midis te cileve 26 shqiptare te pafajshem te vdekur , fakira qe punonin si skllever pa asnje sigurim shoqeror e pa asnje mase sigurie teknike e jetesore ne fabriken e vdekjes se qevezise Berisha. “ Kjo Mafia ka dale krejt jashte kontrollit” shkroi gazeta me e madhe ne Botes “ The New York Times”
Perparimi i regjimit te Berishes eshte i dukshem: nga “Qeveri e gangstereve” ne 97-en kalon ne nje “Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” !!!
Se 13-ti, zullumi antikombetar i Berishes dhe qevezise me te korruptuar ne historine e Shqiperise po ashtu shenon lartesi te reja. Ne prag te zgjedhjeve te reja parlamentare ata miratojne marreveshjen atdheshitese te Otrantos me Athinen, e cila akoma mban ne fuqi me ligj gjendjen e luftes me Shqiperine, tashme nje vend aleat e e anetar i NATO-s.
Po te mos ishte kushtrimi atdhetar i Kolonelit te flakur nga detyra Myslim Pashai dhe vendimi i Gjykates Kushtetuese, Shqiperia do te kishte sot rreth 350 kilometra katrore me pak ose dhjete Shen Nauma me shume ne nje pellg ku flitet per nje det prej triliona fuci nafte e biliona tone metrik gazi natyror. Secili prej bashkepunetoreve te Berishes ne kete akt tradhetie kombetare gradohen ne majat e diplomacise, ushtrise. Spikat emerimi i“ Kolonelit te Asfalise greke me tre gishta” Arben Imami ne krye te Ministrise se Mbrotjes se Shqiperise!
Nga vjedhja e pasurive dhe votave tek …
Se 14-ti Berisha dhe qeveria e tij e korruptuar e atdheshitese nuk lene mjet pa perdorur per ta kaluar sa me shpejt kete akt atdheshitjeje Greqise para zgjedhjeve. Po ashtu ministrat e tij dhe krejt peshkaqenet e korrupsionit hidhen ne gare per te shperblyer mercenaret e Berishesme tendera pa fund. Brenda 30 diteve te fundit te mandatit te pare te Berishes dhurohen mbi 50 tendera hidrocentralesh, rrugesh… me vlere prej rreth gjysem miliardi euro vetem per klanin e korruptuar rreth Berishes.
Se 15-ti, vjedhja masive e mundit e djerses, pasurive te taksapaguesve shqiptare, pasohet nga vjedhja masive votave te tyre ne zgjedhjet e 28 qershorit te vitit 2009.
“ Votat u numeruan keq ose shume keq ne 30 per qind te tyre” thekson raporti i vezhguesve te Evropes dhe Amerikes demokratike. Per cudi a per leverdi reciproke ata i japin note kaluese kesaj demokracie ala Ahmedinaxhad ne zemer te Evropes e Berisha qeveris me me pak vota popullore dhe me pak se nje te dhjeten e votave te trukuara e sakatuara edhe nga modeli Hollandezo- Spanjoll i Kastriot Islamit!
Qevezia e hajnave
Se 16-ti,si rezultat i ketyre vjedhjeve krijohet edhe qeveria e hajnave me ne krye Padrinon Sali Berisha. Ish- ministri i Transportit dhe i Puneve te Jashteme Lulezim Basha i akuzuar jo vetem nga opozita, por edhe nga Prokuroria e Pergjithshme per vjedhje qindra milioneshe ne autostraden kombit emerohet ne krye te Ministrise se Brendshme. Nje i akuzuar per shkelje rendi e ligji emerohet ne krye te forcave te rendit e ligjit!!!
Ish- Ministri Mbrojtjes Fatmir Mediu ne kohen e tragjedise Gerdeci, i akuzuar ligjerisht per korrupsion, shperdorim detyre dhe vrasje massive te shqiptareve … emerohet si Minister Mjedisi ne vend te dergohet per stazh drejtesie ne birucat e Bences !
Fjalet plumba dhe ….
Se 17-ti dhunes fizike te Berishes dhe regjimit te tij ndaj shqiptareve i shtohet edhe dhuna verbale, sharjet prej rrugaci, kercenimet dhe shperthimet skizofrenike kunder opozites shqiptare dhe liderit te saj Edvin Rama, kunder cilitdo qe i kundervihet paranojes diktatoriale te Sali Berishes, qe eshte kthyer ashiqare ne Luigjin e 14-te te Shqiperise “Ligji jam une” dhe klani im. Te tjeret jane “shiftaret e njerkes”!
Se 18-ti, shkelja flagrante e barazise se shtetasve shqiptare para ligjit , duke i ndare ne shqiptaret e Sales dhe ne shiftaret e njerkes eshte dhunimi me i madh jo vetem i Kushtetutes shqiptare, qe askush si Sali Berisha nuk e ka kthyer ne nje pacavure pa kurrfare vlere. Eshte po ashtu edhe shkelja me flagrante e Konventave Nderkombetare per te Drejtat dhe Lirite Njerezore. Eshte edhe ushqimi me dru i zjarrit te revoltes popullore.
Se 19-ti, kjo shkelje e flagrante e barazise se shtetasve shqiptare para Kushtetues dhe Konventave te te drejtave e Lirive Themelor te Njeriut shoqerohet me vete zvetnimin njerezor te kryeministrit shqiptar dhe qevezise se tij perballe greves se urise se dhjetra deputeteve te opozites para selise se tij. Bashke me kete degjenerim te cdo ndjenje njerezore vdes edhe iluzioni se ne shpritin e mendjen e kryeminsitri shqiptar ka mbetur qofte edhe nje gjurme e Betimit te Hipokratit, si ish- mjek.
Parzmorja e hekurt e diktatorit ne vend te bluzes se bardhe te doktorit
Se 20-ti, ne vend te bluzes se bardhe te mjekut, qe pat premtuar se do ta rivishte sapo ta kerkonin interesat e demokracise dhe subjektit kryesor te saj demosit, popullit shqiptar. Tashme ai imazh ka vdekur pergjithnje. E vetmja gje qe ka mbetur gjalle dhe e fuqishme ne shpirtin mendjen dhe praktiken e Sali Berishes eshte shpirti fanatik komunist, enverist, stalinist i tij.
“ Une do te qendroj ne pushtet edhe 30 a 35 vjet… aq sa te me jape ymer ai lart” deklaron Kim Jong Ili i Shqiperise. Komentet jane te teperta. Sali Berisha do te shfaqej keshtu me parzmoren e hekurt te nje diktatori komunist pranojak qe ashtu si babai i tij shpirteror ekzekutoi publikisht kater shtetas te pafajshem , qe shikon kudo armiq, puciste, bastuna, stilolapsa revolvere, pilula me helme.
Tragjedia e 21 janarit 2011 hoqi edhe iluzionin e fundit per antikomunistin 24 karat komunist Sali Berisha.
Perfundimisht ai doli para popullit dhe para Botes sic eshte ne te vertete, si ekzekutor publik i qytetareve te vete te lire, faji i vetem i te cileve ishte se kerkonin liri e demokraci, nje jete me te mire per veten, per femijet dhe femijet e femijeve te vet.
Si ta nxjerrim vdekjen nga politika
shqiptare !?
Duke vrare kater prej nesh, ai na ka vrare secilin e te gjithe ne. Secili prej nesh mund te ishte ate dite aty ku ishin ata, ne betejen per liri e demokraci sipas modelit me te te perparuar e me te sprovuar ne Bote, asaj amerikane.
Bashke me plumbat e urdheruar te zbrazen mbi kater prej nesh, ne politiken e Sali Berishes ka hyre vete vdekja.
E vetmja gje qe e nxjerr vdekjen nga politika, thote Nobelisti Gabriel Garcia Markez , eshte denimi me vdekje i politikes se vdekjes.
Po aq ne mos edhe me sakte e tha edhe mendimtari kombetar shqiptar Akademiku Rexhep Qosja, dikur miku e perkrahesi me i vendosur i Berishes: Kush perdor dhunen ne politike nga dhuna do te vdese!
E tha hapur e teper njerezisht edhe diplomati i larte amerikan Countryman i cili e filloi konferencen e shtypit sot ne Ambasaden amerikane ne Tirane me ” trishtimin” per vrasjen e 4 shqiptareve me 21 janar 2011.
Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne! Ato po bien cdo dite e me fort!
SHENIM : KY ARTIKULL ESHTE SHKRUAR NE FILLIM TE VITIT 2008. PERDITESUAR ME 27 MAJ 2011. RIBOTOHET PA ASNJE NDRYSHIM.
Fatosi hahahahaha !!
Erdhi dhe kjo dite qe Fatosi i Sevos ,Edi i Kristaqit ,Belinda e Beqirit ,Igli i Isait ,Dashi i Myslymit ,goca e Llambit ,Beni i Kiços ,Vilma e Gogos vipat e Bllokut ,mbesat e kupoles ,adhuruesit e Enverit ,manekinet e Institutit Marksist – Leninist ,tellallet e Agjit – Propit ….po marrin frytet e luftes 45 vjeçare te baballareve te tyre kunder imperializmit amerikan .
Cfare peshtirosje ,ptuuu race idiote dhe e lige .
Ma shpifin “demokratet” qe sulmojne Ameriken ,por me bythqira se keta me lart qe falenderojne Ameriken ,nuk ka ne rruzullin tokesor .
Harrove demokratin me te madh shqiptar. te te gjitha koherave Sali Ram Berishen qe cliroi Shqiperine nga diktatura komunste, duke qene 24 karat komunist!!
Mbret i zullumit u fshehur per vite me radhe mbas flamurit amerikan dhe ne emer te dashurise demokracise amerikane ..beri miliona duke vjedh para publike, toka ara pasuri te patundura Ai qe tha se do te jetonte ne dy dhoma dhe nje guzhine !!!
.tani…… kur amerika e denancon si nje person non grada,e akuzojne familjartisht si i korruptuar .kthehet ne nje anti amerikan!
—
Paradoks unikal ala osmanllinj shqiptar
Me kete fjalor Te ulet nuk meriton te lexosh analiza te nje niveli kaq Te larte se nuk i kupton.
Ti kupton vetem gjuhen e rrugaceve politike dhe te rruges, gjuhen e vraseve, ktimineleve dhe hajduteve qe jetojne neper luks me patate e vjedhura ose me vrasjet.
Rri rehat se je në boten e injoranteve dhe hajduteve.
Po ky prof nuk na tregon gje per malversimet e tij edhe korruptionin e tij kur ishte ambasador n’amerike?! Hajt se shqiptaret atje t’a dine cfare muti ishe, edhe ne cdo shtet tjeter do ishe ne burg per keqperdorim te postit e abuzime me paret publike , bash si berisha yt qe te dergoj atje
Dyfish hypokrit !
Ti moj Lilushe nuk e njeh fare ptofesorin. Ambasada jone në Washington në ate kohen e Tarifes shkelqeu, u vleresua nga shtepia e bardhe e Senati, nga shume senatore qe merrnin pjese në aktivitete Te organizuara nga Ky ambasador.
Perpara atij nuk njihej fare Shqiperia, nuk organizohej asnje feste me ate nivel.
Ate pune Te ambassadorit e lakmonin shume dhe filluan shpifjet e truket, dhe keshtu filloi lufta e shtrigave, intrigantet kerkonin postin e ambasadorit.
Gazetari shpifes intrigant doli me genjeshtren me te madhe sikur ambasadori kishte kerkuar 3000 dollare. Turpi me I madh i gazetarit me te peshtire në Shqiperi qe del në Open me nje fjalor banal aspak me nivel gazetaresk.
Klani kriminal I ketij gazetari I zhytur në para e luks I sherbeu nje karieristi pa vlere qe Na del e flet pa nivel e pa eksperience qe nuk e kupton njeri.
Kur flet ose shkruan profesor Tarifa, Te le me goje hapur se cdo gje qe thote ka thjeshtesi dhe nivel, ka vertetesi dhe diplomaci.
lil
a duhet me të kujtu dhe ty çdo herë që shkruan idiotësitë që lëshon??
lil mi tarrallakja me “universitet prestigjoz” zvicerian!
ti je katnare e trashë,as pulat nuk i ruan dot e jo më me të çu me lopë!!
tarifa po të thotë një të vërtetë dhe ti vazhdon e mban mutin në gojë!!
ti je rritur me cungun në vëd të jastëkut,e ndoshta ke lënë kokën për jastëk e ke vënë cungun mbi shpatlla!
Nuk e kuptoj pse vetem sulme, ofendime.
Nje politikan i shquar ka thene:
“Asgje nuk me pengon qe sot te mar vendime me te drejta se dje”
Pse duhet tja mohojme vehtes te drejten per ta permiresuar aftesine per te qene me realist, per vleresime me te bazuar ne eksperiencen dhe faktet e reja dhe duke respektuar mareveshjet dhe kontratat e bera.
Cfare na pengon ne se dikush e korigjon vehten dhe merr vendime te drejta ne momentete kritike per vendin tone.
Ne qofte se ju mendoni se nje person i tille nuk beson ne ato qe thote por manipulon dhe mund ta perdredhe prap prap, ju duhet te jepni fakte dhe jo thash e theme e shpifje bazuar ne intriga.
Jepni ju lutem mendimin tuaj, se cfare duhet bere qe mireqenia te e popullit te permiresohet, qe Shqiperia te jete e mbrojtur. Cilet shtete sipas jush do e mbrojne Shqiperine ne rast te ndonje sulmi nga jashte?
Cfare propozoni JU per nje te ardheshme sa me te mire per vendin tone?
ky eshte artikull, qe te kujton zerin e popullit, zevendeso PP dhe EH me DASH dhe Uncle Sam.
Parti dhe EH (dmth. DASh dhe Uncle Sam) nuk gabojne, keta te tjeret gabojne.
Po a do te mund te bente kete gje DASH per figura respektive ne Gjermani, Suedi, France etj.?
Po perse ne shqiptaret dashurohemi deri ne poshtrim me shtete mike (Jugosllavi, BS, China) dhe me pas USA?
po perse qytetaret e vendve perendimore (qe jane ndihmuar me shume dhe me gjate nga USA) jane ne shumice antiamerikane, sidomos inteligjenca?
Di FT ta spiegoje ket?
p.s. gati i SB as qe me intereson, bile a mund te jete i korruptuar, por as me shume dhe as me pak se ata qe jane ulur ne karrigen e tij
Te lumte pena Profesor Tarifa.
Respekte!
Pershendetje profesor Tarifa!
I lexoj me kenaqesi artikujt Tuaj per stilin e arrire publicistik, gjuhen e thjeshte, mendimin e mprehte dhe analizen e thelle, e mbeshtetur ne fakte konkrete!
E verteta duhet thene!
Kete ju e beni kaq bukur dhe me vertetesi!
Ju lumte!