Perpara pak ditesh u bera deshmitar i nje ngjarje te shemtuar. Nje hajdut xhepash vodhi disa persona ne nje autobus linje dhe pavaresisht se u identifikua fatorinoja dhe shoferi i autobusit e lane te largohej si pa te keq, duke shkelur keshtu edhe ligjin i cili e ndalon kategorikisht kete akt dhe kerkon njoftimin e policise.
Por problemi me i rende eshte se sot hipa ne te njejtin autobus, me te njejtin fatorino, te njejtin shofer dhe cuditerisht me te njejtin hajdut. Sigurisht qe nuk e ve ne dyshim se ketu kemi te bejme me nje mini-mafie hajduterie ashtu si ne cdo sektor tjeter te ekonomise.
Problemi im si qytetar nuk eshte se perse ekzistojne keto forma organizimi kriminale por se cfare ben shteti yne per te na mbrojtur. Si eshte e mundur qe policia te mos jete ne gjendje te kontrolloje kete lloj situate?! Ne Tirane nuk qarkullojne me shume se 100 autobuse dhe sikur disa kontrolle rutine te kryhen besoj se do te kishte nje efekt te menjehershem. Ne vende te tjera, me serioze se i yni, policia ka zgjidhur edhe probleme me te renda, si aktet terroriste ne mjetet e transportit. Ndersa ketu, qytetari i thjeshte lihet ne meshiren e fatit nderkohe qe policia verdalliset rrugeve e nuk merr asnje mase. Sikur edhe nje fushate sensibilizuese per qytetaret, per menyren se si te sillen ne keto raste, te behej besoj se efekti do te ishte i konsiderueshem. Kjo gjendje eshte skandaloze dhe te ben te mendosh se jeton ne nje vend ku shteti eshte krejt formal.
Kemi polici por nuk na ruan askush. Pa dashur te zgjatem, me erdhi turp si shqiptar kur lexova lajmin mbi ushtarin shqiptaro-amerikan qe nuk u lejua te jepte kontributin e tij per kete vend, ku me sa duket ka humbur cdo vlere.
Email nga adresa: [email protected]
Targen e mjetit o njeri !