Unë dhe rinia ime

J L

Rinia ime, kur ne ishim dyshe,

Në shpirt mërzinë nuk e ndjeva kurrë,

Po ti më ike si një dallëndyshe,

Po ti më ike dhe më le sëmurë.

 

Po dallëndyshet kthehen në pranverë,

Kthehen përsëri, nga mall’ i vjetër,

Po ti, e dashur, s’u ktheve asnjëherë

Dhe pse veç teje s’prisja asnjë tjetër.

 

Rinia ime, sa shpejt më braktise,

Sa shpejt në zemrën time shove zjarrin

Dhe nuk e di ku shkove, ku bitise,

Për mua, krejt përjashta le litarin…

 

Po unë jam folezë aq besnike,

Që pres e pres, se s’mund të bëj gjë tjetër,

Të kthehet përsëri rinia-mike,

Sa ende nuk jam bërë plak i vjetër.

 

Se ende shumë vite s’kam mbi shpinë,

Shpirtin ende ma gëzon pranvera,

Ah, një ditë të piqem me rininë,

Do t’i prisja gjemba dhe ferra.

 

Shkopin tej nga dora do ta flakja,

Si pelerinë diejt do të vishja,

Njëmijë vjet e s’do më vinte plakja,

Po të kthehej rini dallëndyshja.

 

Por së paku kam kalem e letër

Dhe shkruaj me shpirt për Perëndinë,

Që më mbajti dhe një ditë tjetër

Dhe ma mbushi gjoksin plot me frymë.

 

Dhjetor 2008

 

Share This Article
3 Comments
  • Ti dhe ajo rinia jote Benko,
    mbetur neper ugare,
    me zbore, marshime, aksione,
    dhe me pune vullnetare,
    ishe ti edhe mbete,
    ai “Njeriu yne i ri”,
    me trurin e baglosur,
    nga nena jote Parti,
    ti dhe rinia jote harxhuar,
    me fytin ngjirrur perher,
    me ate idiotesine ne goje,
    “Parti-Enver jemi gadi kurdoher”!

  • Lëre grua se ç’më gjeti
    Nuk më bindet më aleti
    Ky bandill që çante retë
    Më s’i ngre kryet përpjetë.

    Vjet si kalë turfullonte
    Gratë e fshatit kur shikonte
    Sa i shihte bythëzbuluar
    Sulej si qen i tërbuar.

    I pushtonte vetë të tëra
    Zgavra, shpella, guva, vërra
    Fryhej si një patëllxhan
    Kur shkonte nën fustan.

  • po e vazhdoj me poshte o plaku qefli

    Sa i vinte mend zanatit
    E uronin gratë e fshatit
    Po sot çka që është mërzitur
    Trup e shpirt i rraskapitur?

    Shikon çupat sisëplota
    Me shalë të buta e të ngrohta
    Nuset e bardha si dëbora
    Që s’i shpëtonin nga dora.

    Gratë e reja sisëmëdhatë
    Që i ndërronte përnatë…
    Dhe s`lëviz të bëhet burrë
    Më mbeti vetëm për shurrë.

    Ah moj grua moj e ngratë
    Të mbeti burri kaq thatë
    Megjithëse më s`të ngop dot
    Por dikur s`kam qenë si sot.

    Isha trim dhe djalë i hedhur

    Pak usta për të zgjedhur
    Buzëqeshja me të tëra
    Mjaftonte që t’u hante vërra.

    Por më shumë doja gratë
    Vithe gjëra sisë mëdhatë
    Por dhe çupat shumë i desha
    Nuk i lija virgjëresha.

    Mazallah mbeçin me barrë
    I thirrja u bëja varrë!
    Nuset e reja me naze
    I haja si qofte taze.

    I ndukja me buzë e dhëmbë
    Sa ngrihej fshati në këmbë
    Isha bej me mall me toka
    Po bëja se ç’më thoshte koka.

    Në Zagori dorë e parë
    Me sejmerë e hyzmeqarë
    Kisha kuaj lopë e dhen
    Edhe gra më shumë se qen.

    Vetë i ujdisja të tëra
    Ç’më tha koka e s’e bëra?
    Në Europë s’lashë vend pa parë
    Kuplarate i mora mbarë.

    Shijova bionde gjermane
    Meskëputurat persiane
    Rreth e qark iu solla botës
    Por në Francë lashë mend e kokës.

    Kush të dojë le ta provojë
    Të ma marrë mikun në gojë
    Në Stamboll mos shkofsha kurrë
    Bashkohet burri me burrë.

    Thonë se është ves i shëmtuar
    Mos vdeksha pa e provuar
    Por tani kjo punë e pati
    U plaka, më ra takati.

    – Andon Zako Çajupi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *