“Unë e munda drogën, bëjeni edhe ju”

Bledar Lumani

Këngëtari britanik, Pete Doherty, ka thënë se ai e ka fituar betejën me drogën.

Doherty ka pasur një betejë të gjatë prej 10 vitesh për shkak të varësisë së tij nga droga, por tashmë thotë se ia ka dalë të shpëtojë.

Me këtë rast ai ka dashur të inkurajojë edhe të tjerët që janë të varur nga droga.

“Për të gjithë ata që vuajnë nga vartësia, dua t’u them vetëm një gjë: Vazhdoni të luftoni”, thotë ai.

 

Share This Article
1 Comment
  • Mund te fitosh duke patur vullnet te forte dhe nje mbeshtetje te mire nga shoqeria, nje shoqeri e sinqerte qe nuk i shfrytezon dobesite e tua, por i lufton bashke me ty. Per fat te keq kjo eshte bere dhe plage e kohes dhe e vendit tone. Duhet me shume sensibilizim per kete problem qe kap fatkeqesisht adoleshencen qe ne bangat e shkolles. Psikologet neper shkolla duhet te perballen me veprimtari te studiuara per keto raste e te mos vegjetojne. Sic i thone: Demi kapet per briresh, dhe kjo duhet bere qe ne fillim. Sa me heret, me mire. Ka prinder qe nuk e dine fare qe femija e tyre e ka provuar me shoke drogen, ata nuk marrin asnje sinjalizim per sjelljet e cuditshme te femijes etj etj dhe vetem kur situatat agravohen, mund te jete edhe vone per te bere dicka…te vlefshme per ta shpetuar nga kjo varesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *