“Unë e shkaktova aksidentin”, vetëdorëzohet në polici pas përplasjes fatale

DITA Online

 

Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane si shkaktar i një aksidenti me vdekje.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 1 Marsit në Pieve Emanuele, ku mbeti e vdekur një grua 73-vjeçare dhe u plagos vajza e saj 45-vjeçare, të cilat po udhëtonin me një automjet Nissan.

Makina e tyre u përplas nga mjeti tip BMW që drejtohej nga shqiptari, i cili pas aksidentit u largua nga vendngjarja.

Ditën e shtunë, ai u vetëdorëzua në polici i shoqëruar edhe nga avokati i tij.

“Unë isha ai që shkaktoi aksidentin”, i tha 43-vjeçari policisë, duke shtuar se “kisha frikë prandaj u largova”.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, akuzohet edhe për vjedhjen e automjetit tip BMW me të cilin u aksidentua.

Sipas policisë italiane, ai është pjesë e një grupi të strukturuar për vjedhjen e automjeteve luksoze.

Përpos akuzës për aksident me pasojë vrasjen, 43-vjeçari shqiptar hetohet edhe për vjedhjen e makinës.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *