Dy proverba që më ngjallin vertet neveri jane: heshtja është flori ose mesi është i artë. Ti, gjithnjë flet për atë që mendon, sheh dhe ndjen. A e ke provuar heshtjen?
– Unë gjithnjë kam qenë “outspoken” dhe kam folur për çështje dhe probleme që duhej ngritur zëri, madje edhe kur kam punuar në administratën publike.
Ka pasoja?
– Sigurisht që ka pasoja, sepse askush nuk do të kritikohet, dhe tek ne pasojat mund të shkojnë deri në masa ekstreme të pushimit nga puna. Kjo vihet re dhe në partitë politike, ku nuk preferohet mendimi ndryshe dhe si pasojë e kritikës apo mendimit alternativ mund të perfundosh i marginalizuar apo dhe i përjashtuar nga partia.
Shqipëria, a ishte kolonia e vendeve të mëdha të bllokut të Lindjes?
– Varet ç’kuptohet me koloni. Nëse me koloni kuptohet varësia nga një shtet tjetër, në kohën e komunizmit marrëdhëniet tona me vendet e tjera satelite kanë qenë të komplikuara. Në vitin ‘48 u shkëputëm nga Jugosllavia, në ‘60 nga Bashkimi Sovjetik dhe në ‘78 u divorcuam me Kinën. Pra Shqiperia ngeli nje vend “sui generis”, që u vetë-izolua jo vetëm nga Perëndimi, por edhe nga Lindja komuniste.
Mirela, a është e vërtetë se ka vdekur Margaret Theatcher?
– Në kuptimin metaforik sigurisht që nuk ka vdekur. Ajo la një trashëgimi politike dhe ideologjike dhe një model politikaneje dhe shtetareje që do të frymëzojë breza të tëra grash dhe burrash në politikë dhe qeverisje.
A mund të kenë qenë fjalët e fundit të saj “Don’t cry for me Argentina”?
– Nuk e di, po literalisht nuk e kemi dëgjuar ta ketë thënë.
Kur kam qenë i vogël, mendoja se Ronald Reagan ishte burri i Margaret Theatcher. A mund të jenë politikat e tyre të ngjashme që sollën edhe sëmundjen e tyre te përbashkët, pasi të dy vdiqën me alzheimer?
– Shumë e bukur kjo që Thatcher të është dukur gruaja e Reganit! Ndoshta ngaqë miqësia dhe bashkëpunimi i tyre politik dhe shtetëror ka qenë goxha i fuqishëm. Lidhur me semundjen, me ç’di unë, Theatcher vdiq për shkak të një hemoragjie celebrale, por është e vërtetë që në kohet e fundit ka patur humbje të kujtesës.
Të vertetat janë konservatore, ka thene Theatcher, por unë them se ajo veproi ndryshe. Ajo i veshi neo-kapitalizmit një mushama transparente të neo-liberalizmit. Ti si mendon?
– Neo-liberalizmi, si rrymë e re ideologjike e fillim viteve ’80, që u perkrah nga Regan dhe Thatcher dhe u zbatua në Amerikë dhe Britani kishte në thelb minimizimin e ndërhyrjes së shtetit ne ekonomi dhe lirinë dhe përgjegjësinë e individit. Reformat në ekonomi që ndërmori Thatcheri në vitet ’80 e kthyen Britaninë nga “i sëmuri i Europës” në ekonominë e dytë më të fuqishme të Europës dhe ky qe një tregues i suksesit të neo-liberalizmit.
Cila pjesë e imagjinatës së gruas shqiptare, nuk resht së punuari?
– Kjo varet nga lloji i grave dhe sa të zëna me pune e halle ato janë. Kur ke shumë punë e probleme, nuk ke kohë për të menduar apo për imagjinata. Unë personalisht jam shumë e zënë, me punët e punës (mësim-dhënies në fakultet), punët e shtëpisë, mësimet e vajzës etj dhe për pasojë kam shumë pak kohe të ulem e imagjinoj apo të shikoj telenovela. E vetmja kohë që unë meditoj është ajo para gjumit kur para se të fle bëj lutjen time te Zoti dhe kur i shpreh falenderimet për ditën dhe për familjen time dhe komunikoj me Të për problemet që kam.
Ai, a të dëgjon?
– Unë kam një marrëdhënie të veçantë me Zotin dhe komunikoj me Të sikur të kem dikë para meje. Jo thjesht lutje apo falenderim, po komunikim funksional dhe ndonëse Ai nuk përgjigjet literalisht, me shenjat që dërgon dhe gjërat që më ndodhin në jetë, jam e bindur që Ai është aty. Tek e fundit, Ai është Krijuesi i gjithë kësaj gjëje që quhet Tokë e univers apo i ne frymorëve.
A ka shumë pedagoge depresive në Shqipëri?
– Nuk mund të quhen depresiv, se depresioni është një kondicion mental patologjik, por jam e sigurtë që ka pedagoge të stresuara apo dhe neurotike pasi puna e pedagogut nuk është e lehtë.
Një grua zjarrfikëse, ‘’zjarrin’’ e cilit institucion do ta refuzonte të shkonte ta shuante?
– Këtë zanat ua kemi lenë burrave dhe nuk di të ketë gra zjarrfikëse. Nëse një institucion është në “zjarr” në kuptimin metaforik, pra i është vënë zjarri, këtu tek ne ka shumë institucione të tilla. Shumica e institucioneve të shtetit shqiptar, përfshi dhe administraten publike, janë kthyer në çerdhe militantizmi partiak dhe nepotizmi, ineficience dhe jo-produktiviteti. Më vjen keq, për më tepër kur në krye të një institucioni të tillë, sidomos atyre të larta, është grua ajo që drejton dhe e ka kthyer atë institucion në një bastion të partisë së saj apo të krahinës së saj.
Një grua, çfarë fut në çantë për burrin që e ka në burg?
– Nuk e kam idenë, varet nga nevojat dhe preferencat e burrit apo mundësite e gruas.
A ka gra të dënuara që qëndrojnë në burg duke qenë të pafajshme?
– Nuk e di, nuk kam njohuri për këte çështje.
Cila është mënyra më e gabuar për ta korruptuar një grua të pushtetshme?
– Një nga qëllimet kryesore për rritjen e përfaqësimit të grave në politikë dhe vendim-marrje është sepse gratë, krahas uljes së agresivitetit dhe rritjes së tolerancës në ambientin konfliktual të politikës, ulin dhe mundësitë e korrupsionit, pra normalisht dhe teorikisht janë më pak të korruptuara se burrat. Grate e kanë më të vështirë të ulen e të bëjnë pazare e matrapazllëqe si burrat, me lehtesi para një gote birre. Gjithsesi, rastet e grave të korruptuara kur këto kanë qenë në pozitia pushteti nuk kanë munguar.
Çfarë mendon për shëndetin dental në shkolla?
– Mendoj që nga mosha 0-18 vjeç duhet të jetë falas.
Si është gjendja ekonomike dhe shpirtërore e gruas shqiptare në Angli?
– Nuk mund të flas për gjendjen shpirtërore të grave në Angli se kjo është shumë subjektive dhe e variueshme. Por fakt është, që vitet e para të emigracionit për këdo janë vitet më të vështira, të përshtatjes me vendin e ri, me kulturën dhe mentalitetin e ri, me gjuhën, me problemet e punësimit, strehimit, shkollimit të fëmijëve etj. Pasi stabilizohesh me këto, pra ploteson prioritetet e fillimit, pastaj fillon dhe kupton se ana sociale është ajo që nuk e gjen kurrë në vendin e huaj dhe atëherë ndjen akoma më shumë mungesën e vendit tënd, familjes dhe miqve që ke në Shqipëri.
eshte grua intelektuale ,politikane .teper e zgjuar une e respektoj .
Eshte mendjemadhe. Me c’di une u imponon dhe studenteve botimet e veta. Ne kete aspekt i bie te jete e pak hipokrite perderisa ekzalton neo-liberalizmin e Thatcherit
Ju siguroj qe deri me sot asnje studenti nuk i ka permendur ne asnje moment botimet e veta, jo me ti imponoje. E kam pasur pedagoge per nje kohe te gjate dhe nuk ka ndodhur asnjehere. Per me teper qe botimet e saj jane te botuara ne Angli jo ne shqiperi.
Luljan besoj qe e ke me te degjuar e jo me te jetuar! Une kam fatin e mire te jem student i Prof. Bogdanit dhe te garantoj qe ajo ndryshe nga disa Profesore LEGENA nuk ka imponuar asnjehere botimet e saj. Por nga ana tjeter, do preferoja mijera here te me impononin botimet e saj (qe jane botuar nga shtepite me te mira te botuese ne UK) sesa disa botime cheap (copy & paste) te ketyre Pseudo-Profesorave…….
ajo eshte nje injorante dhe harbute qe ben si e ditur, qe edhe po ja la ndonjerit, nuk ja vejne. sa here e shof ne tv, ndrroj kanal, te vjen neveri e me vjell kur flet, se flet vetem fjale boshe me theks fshatareje, pa edukate, kulture dhe pertej te cektes qe e ben te duket edhe me injorante. eshte shembull tipik i personit qe ka deshtuar totalisht jashte vendit si ne karriere e ne familje, qe ka deshtuar ne zanatin e saj per te cilen ka edhe shkollimin perkates dhe vjen e hidhet ne politike se, sigurisht,din vetem te llape; dhe vjen ketu e shet pordhe duke perdorur nje foto me Thecerin plake qe kushedi se sa i eshte vardisur asaj te shkretes per ta marre ate foto ne largim e siper nga ndonje takim i rastit – dhe ne gjendjen mjerane dhe perunjese te medias dhe pseudo intelektualizmit tone, edhe ja blejne.
Per te ardhur keq qe paskerka njerez qe mendojne kaq ceket! Si mund te vesh ne diskutim inteligjencen dhe punen e Znj.Bogdanit??? Znj. Bogdani eshte per tu marre shembull, e dashur dhe ka care para edhe ne Angli me forcat e veta. Fatkeqesisht tek ne gjerat vazhdojne te funksionojne ne menyre me te keqe te gabuar. Znj. Bogdani meriton poste te larta drejtuese dhe do e shihje ti sa kreative, e zgjuar dhe potente eshte kjo grua. Ajo eshte padyshim e suksesshme ne ate ben dhe ka nje kapital qe njerez si puna jote as nuk e perceptojne. Madje nuk e ekzagjeroj fare kur them qe Znj. Bogdani eshte nje nder grate shqiptare me te mencura dhe me punetore. She’s a great woman! I really love her!
Mua më duket një grua vulgare dhe larg të qenit intelektuale. Padrejtësisht është bërë pjesë e forumeve të medias më shumë se ç’i takon të jetë. Ka një megallomani të theksuar. Kur e krahasoj me shumë femra të tjera të zgjuara që marrin pjesë në forume dhe debate televizive, më duket shumë larg tyre.
Me siguri e krahason me femra qe jane te zonjat ti hedhin hi burrit qe kane ne krevat, jo me ty qe i sheh ne TV si krekosen dhe sofistikohen dhe nuk te shkon mendja qe jane gati ti shesin shpirtin djallit , jo me eprorit per nje vend pune. ( e njejta familje me psikologet, politikane apo aktivistet e reja ) Prandaj paragjykon lirshmerine dhe zgjuaresine e Znj. Bogdani!
ne te kundert me shume emigrante te cilet bashkohen me te majten (krah politik) kjo perqafoi idete e djathta! ka bere gjene me te mire qe eshte kthyer ne Shqiperi. te pakten t’u jape leksione oksidentale per disa plakaruqe si puna e se ndjeres Theçer….. e cila shpuri shpirtrat e anglezve shume larg…….
Une perkrah ide liberaliste ne çdo fushe dhe mbi te gjitha ato ekonomike. Une jam kunder hyrjes se shtetit ne ekonomi, shteti duhet te jete nje arbiter i mire dhe qytetari te paguaje taksa. Por te gjithe ata qe mendojne se Regan e Thaçer ishin liberaliste eshte gati nje idiotesi. Ata ishin dy aktore te mire pa ide. Njerzit besojne me shume nje person qe din te rrije para kamerave se sa nje person inteligjent e administrus te mire. Zhvillimi i ekonomise behet ne menyre ciklike, ky fenomen njihet per me shume se 300 vjet. Viti 1974 ishte nje nder krizat me te thella, arritja e Regan e Thaçer perket me lulezimin e ekonomise. Ashtu si kriza e 1929-1932 qe ne pushtet vjen Rusvelt dhe Gjermani Hitler. Ekonomia pas krisave te thella vjen ristrukturimi e zhvillimi. Nuk ishin keto politikane qe nxoren Ameriken e Gjermanine nga krisa, ishte cikli ekonomik qe perkonte me keta dy politikane. Nuk po zgjatem po dua ti kujtoj njerit komentues se e lexokan kete zonje jashte shtetit. Mos u mesoni me budalleqe se shqiptaret ne Europe nuk njihen per asgje, vetem per kriminalitet e tregti prostitutash. Ketu ku jam Une njohin vetem Nene Terezen e theniet e saja i gjen kudo, ne shtepia, zyra e kisha.
lexova intervisten e Mireles dhe komentet e bera,
Sa gra lene profesionin qe ka te ardhura ekonomike te sigurta dhe i dedikohet me sukses politikes, se e ndjen qe kjo eshte rruga e saj? Sa gra thote opinionin duke ngritur zerin e tyre ne ambiente te forta? Sa gra thone ate qe mendojne dhe bejne ate qe thone?
…sepse askush nuk do të kritikohet, dhe tek ne pasojat mund të shkojnë deri në masa ekstreme të pushimit nga puna.
Kjo eshte Mirela Bogdani
Grua inteligjente e forte me kurajo dhe bagazh te fituar me shume vullnet dhe pune ne jeten e saj. Grua shqiptare nje shembull pozitiv per te gjitha ne grate qe gezon edhe respektin e burave. Grua dhe Mama e realizuar me inteigjencen, forcen dhe kurajo qe e dallon!
Çfarë mendon për shëndetin dental në shkolla?
– Mendoj që nga mosha 0-18 vjeç duhet të jetë falas.
Komplimenti MIRELA !!!
e lexova me vemendje itervisten, une gjithmon e kam vleresuar Mirelen, si nje intelektuale e qyteteruar, gjeta veten ne pergjithesi dhe sidomos per boten tuaj superticioze apsolutisht komunikojme ne te njejten menyre, me zotin dhe me behet qejfi sepse tek modeli ntyrisht dicka qe te ofron me te. Mirela sula ne nje krijim te saj thote BEJ PLANE TE TE DOJ ZOTI, RESPKTE.
Nje interviste e perkryer.Faleminderit Mirela per perjgigjet shume te sakta.E njoh Mirelen per me shume se 35 vjetesh.Kemi qene me 1 klase edhe komshinj.E njoh mire nga c’far familje eshte dhe vullnetin e saj per te qene gjithmone e perpikte .Nuk mbaj mend asnje rast qe Mirela te ket qene ”VULGARE” Por per fat te keq ka edhe XHELOZE dhe te pa afte ne kete bote dhe keta te fundit nuk zgjohen ne mengjes per te filluar nje dite frutdhenese,mendimi i tyre eshte se si ta shesin veten me lir se falas.Zonja Betina!Mendoj se ja arrite keti qellimi.Ti ke nevoj per ndihme ,mendimet e tua jane shume te trubulluara.Nuk e di ne qoftese ju keni familje apo femij
.ne qoftese po,behi nderin me te madh femive te tu dhe shko e shikoe veten ne dktor. Kjo eshet ne qoftese nuk eshte shume von per ty.Shqiperia ka nevoje per gra te tilla qe nuk njohi imponiminTi je e kunderta e asaj qe te gjith neve jemi ne kerkim.Grate si Mirela nuk e njohin stabilitet ne ecjen perpara .Medimi im personal eshte 100%se se shpejti Mirela do japi kotributin e saj edhe ne politike dhe ti do jesh aty ku je sot.Gjeja e bukur nuk eshte vetem kur ti e sheh,por edhe ku ti e degjon RESPEKT