Unë ish-punëtorja, sot evazore biskotash

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

 

Sa turp, sa turp Dita, u bëra evazore. S’thonë kot, njeriu ka kohë boll për t’u koritur. T’u qava kohë më parë si motër, sa u regjistrova në QKR, se s’kisha marrë kasën, më gjobitën 500 mijë lekë. E zeza, këta, si për të treguar kujdesin ndaj gruas më “stimuluan” me një gjobë të majme. Ç’më gjeti e zeza!

Kasën e mora me kredi nga banka. Shkoi më shumë se 400 mijë lekë. Po aq vajti dhe operacioni i burrit, i harxhova paratë e kasës, për të po hëngra gjobën e, shëndetësinë e kemi “falas”, apo jo? Tani duhen lekët e gjobës. Unë shes biskota e ndonjë byrek te shkolla. Pa punë të rrija e evazore të mos konsiderohesha. Biznesmene e pandershme na quajti deputetja Hysi. Sa turp, tani që jam drejt të 60-ave.

Fjalë të rënda që s’na u thanë kur ishim të reja moj Dita. Unë punëtorja e dekoruar dikur, evazore biskotash. Sa turp, sa turp! Aman Dita, kam frikë se mos harroj kuponin e ndonjë byreku, pastaj burg! Ufff! Ende s’kemi parë gjë. Të dua Dita! Lume zeza.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *