Unë jam popull që paguaj

J L

Unë jam popull që paguaj,

dhe mbaj këtë shtet,

që në vendin ku kam lindur,

të jetoj i qetë!

 

Unë paguaj këtë shtet,

se s’dua të vidhem,

dhe një herë në katër vjet,

të zgjedh e të zgjidhem!

 

Paguaj me lekë në dorë,

çdo ditë-pa ndërprerë,

prokurorë dhe gjykatës,

policë-oficerë!

 

Nga i fundit tek i pari,

dhe dhelpër-dhe ketër,

jo se jam një zog gomari,

por s’ka zgjidhje tjetër!

 

Sakrificën që bëj unë,

të gjithë s’e kuptojnë,

paguaj të më shërbejnë,

jo të më sundojnë!

 

Paguaj dhe opozitën,

që komode të qëndrojë,

dhe për Podestën e leshit,

që për Bashën të lobojë!

 

Paguaj burrat dhe gratë,

që shëtisin nëpër Botë,

me aviona-me hotele,

dhe pse jo-dhe kazinotë!

 

Me mësues e doktorë,

një listë sa dot s’e shkruaj,

të gjithë me para në dorë,

unë si popull i paguaj!

 

Të gjitha institucionet,

dot në këmbë s’rrinë pa mua,

unë jam popull që paguaj,

dhe ata që nuk i dua!

 

Unë jam popull që paguaj,

gjithë shpenzimet e ditës,

përmbytjet dhe shkatërrimet,

të motit dhe opozitës!

 

Unë jam popull që paguaj,

për vatanin ditë për ditë,

unë i laj të gjitha borxhet,

gjithë borxhet dhe kreditë!

 

Kasafortës së buxhetit,

ja mban çelësin qeveria,

i quajnë para e shtetit,

po janë paratë e mia!

 

Po janë paratë e mia,

që i jap me plot dëshirë,

nëse ato qeveria,

do t’i kaurdisi mirë!

 

Qeveria vigjëlon,

natë e ditë mbi kasafortën,

por korrupsioni fillon,

kur e ha për vete tortën!

 

Qeveria është rojtari,

është gardiani qeveria,

po shpesh bëhet vetë kusari,

kur i vjedh paratë e mia!

 

Vjedhja e këtij buxheti,

ka qenë një zanat i hershëm,

ndaj në punët që ka shteti,

duhen njerëzit më të ndershëm!

 

Ndaj shteti teorikisht,

quhet administrator,

dhe fuqinë e vërtetë,

e ka populli në dorë!

 

Themi-shteti vodhi shtetin,

kur në xhepa pare mbledh,

po kjo nuk është e vërtetë,

se shteti popullin vjedh!

 

A. DUKA

2 prill 2016

Share This Article
5 Comments
  • Fantastike, si shume konstatime ne vargje te Ben Dukes. Ne krye ne faqes se pare te pakten nje strofe e kesaj vjershe madheshtore, qe ti kujtoje shtetareve se paguhen mire dhe shume mire per te administruar me pergjegjesi. Nese bejne te kunderten do peshtyre dhe plasur si qen ne biruce. I paharruar qofte kujtimi i Benit!

  • “Price is what you pay. Value is what you get.” (Warren Buffet)
    Çmimi është ai çfarë paguan. Vlera është ajo çfarë merr. (Warren Buffet)
    Vjersha e Dukës është bërë në 2016, kur në pushtet ishte Rama. Duka ka shkruar vargje ashtu në përgjithësi kur flet për pushtetin që vjedh popullin dhe nuk guxon të flasë me emra për Ramën&CO. Nëse Duka e kishte për pushtetin e Ramës që vjedh popullin, atëherë si qënka Rama bekim dhe diell për vatrat shqiptare? Duka personalisht pranon që punoi për fitoren e Fatmir Xhafajt në zgjedhje. Kush ishte Fatmir Xhafaj? Një shëmbull i ndershmërisë? Jo. Një mafioz bashkë me të vëllanë drogaxhi. Prandaj, Duka vërdallosej me propagandë për mafiozët e rilindjes, iu shpëlante trurin naivëve me vjershat e tij, bënte sikur bënte opozitë me sofizma të përgjithshme, , por s’mund të gënjente dot të tjerët që kanë të paktën 2 gram tru. Rilindja dhe blerjen e votave dhe përdorimin e shtetit për ricklimin e pushtetit e quan fitore të ndershme. Se çfarë interesi kanë njerëzit për të votuar Xhafajn, apo çfarë vlere përfitonin nga kjo gjë, vetëm Duka e di!!!! Tashmë është e qartë që Beni ishte thjedht një makinë propagande e Ramës kundër Saliut dhe PD. Në momentin që dhe Luli e ia drodhi Saliut dhe u kuptua që ishte një i shitur te Rama, atëherë filloi Duka po e mbronte Bashën e nuk i thoshte më Lulash.

    http://www.gazetadita.al/edi-rama-eshte-nje-bekim-per-shqiperine/
    http://pamfleti.net/pse-nuk-sekuestrohen-12-biznese-e-78-pasuri-te-geron-xhafajt-vellait-trafikant-droge-i-deputetit-fatmir-xhafaj/

  • e kam thene dhe here te tjera
    per Duken e Madh e te Laboves
    .
    boshlleku qe ka lene pas
    eshte shume here me i madh
    se sa vleresimi
    kur ishte gjalle

    dhe kjo ndodh ne njerez
    te medhenj si Ben Duka
    .
    Imagjinoni: keto vargje
    jane shkruar ne 2016
    qe supozohet te ishte
    Cekic per Edi Ramen

    qe disa komentues
    perverse e quanin
    te shitur te PS

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *