Unë jam popull që paguaj,
dhe mbaj këtë shtet,
që në vendin ku kam lindur,
të jetoj i qetë!
Unë paguaj këtë shtet,
se s’dua të vidhem,
dhe një herë në katër vjet,
të zgjedh e të zgjidhem!
Paguaj me lekë në dorë,
çdo ditë-pa ndërprerë,
prokurorë dhe gjykatës,
policë-oficerë!
Nga i fundit tek i pari,
dhe dhelpër-dhe ketër,
jo se jam një zog gomari,
por s’ka zgjidhje tjetër!
Sakrificën që bëj unë,
të gjithë s’e kuptojnë,
paguaj të më shërbejnë,
jo të më sundojnë!
Paguaj dhe opozitën,
që komode të qëndrojë,
dhe për Podestën e leshit,
që për Bashën të lobojë!
Paguaj burrat dhe gratë,
që shëtisin nëpër Botë,
me aviona-me hotele,
dhe pse jo-dhe kazinotë!
Me mësues e doktorë,
një listë sa dot s’e shkruaj,
të gjithë me para në dorë,
unë si popull i paguaj!
Të gjitha institucionet,
dot në këmbë s’rrinë pa mua,
unë jam popull që paguaj,
dhe ata që nuk i dua!
Unë jam popull që paguaj,
gjithë shpenzimet e ditës,
përmbytjet dhe shkatërrimet,
të motit dhe opozitës!
Unë jam popull që paguaj,
për vatanin ditë për ditë,
unë i laj të gjitha borxhet,
gjithë borxhet dhe kreditë!
Kasafortës së buxhetit,
ja mban çelësin qeveria,
i quajnë para e shtetit,
po janë paratë e mia!
Po janë paratë e mia,
që i jap me plot dëshirë,
nëse ato qeveria,
do t’i kaurdisi mirë!
Qeveria vigjëlon,
natë e ditë mbi kasafortën,
por korrupsioni fillon,
kur e ha për vete tortën!
Qeveria është rojtari,
është gardiani qeveria,
po shpesh bëhet vetë kusari,
kur i vjedh paratë e mia!
Vjedhja e këtij buxheti,
ka qenë një zanat i hershëm,
ndaj në punët që ka shteti,
duhen njerëzit më të ndershëm!
Ndaj shteti teorikisht,
quhet administrator,
dhe fuqinë e vërtetë,
e ka populli në dorë!
Themi-shteti vodhi shtetin,
kur në xhepa pare mbledh,
po kjo nuk është e vërtetë,
se shteti popullin vjedh!

Po nuk pagove keni burgun.Jan disa pleq qe i ka lene kjo qeveri horash te vdesin ne erresir.Pse bahesh zagar per lehur per te tjert.