Çarli Shin (Charlie Sheen) i ofron ndihmë aktores Lindsi Lohan. Aktori i njohur për skandalet e veta dhe jetën e shfrenuar thotë se Lindsi do të “futej në binarë” nëse do të dëgjonte këshillat e tij.
“Kam një aftësi të mirë për të bërë udhërrëfyesin për ata që vërtet kanë nevojë. Ajo mund të vërdalliset klubeve me fustanet e shkurtra ose të vijë të këshillohet me një njeri që ka pasur eksperienca të tilla”, thotë Shin. “Nëse pranon, do të dalë e fituar. Nëse jo, është e drejta e saj”, thekson ai.
Lohan dhe Shin janë njohur në setin e filmit “Scary Movie 5” dhe pak më vonë 26-vjeçarja u shfaq në një episod të shout të aktorit. Ky i fundit i ka mohuar hipotezat se pas ftesës për ndihmë mund të qëndrojë dëshira për një marrëdhënie romantike me Lohan.
Por ndërkohë, duket se propozimi i Shinit nuk është pritur mirë nga Lindsi. Miq të afërt të saj i kanë thënë shtypit rozë se aktorja nuk dëshiron që Shin të përmendë emrin e saj poshtë e lart nëpër media. Ajo po këshillohet me një specialist, në përpjekje për të vënë rregull në jetën e saj.