“Unë nuk jam një armë lufte”

Dita

Pasi e ka përfunduar 2017-ën me komedi të lehta, ky vit i ri fillon, duke folur me gjuhën teatrale, me një ton më të rëndë. Dhe megjithatë, jo më pak të këndshëm. Sepse është po aq e rëndësishme të përballesh me tragjiken sa edhe me komiken. Dhe që temat në dukje më të rënda mund të lindin nga emocione përfundimisht pozitive, siç ka qenë rasti me këtë krijim të befasueshëm dhe thellësisht prekës.

“Unë nuk jam një armë lufte”, është përshtatur nga “Ditari i nje gruaje nga Kosova” i aktivites shqiptare për të drejtat e grave (edhe të burrave dhe fëmijëve) Sevdije Ahmeti, që kjo universitare e ka hartuar në 1998 dhe 1999 për të treguar tmerret e ushtruara nga ushtria serbe kundër popullit kosovar, të filluara shumë më parë se fillimi zyrtar i luftës dhe që do e ndalojë menjëherë pas nisjes së kësaj të fundit për shkak të kërcënimeve me të cilat iu desh të përballej.

Më shumë akoma se rasti i veçantë i një konflikti të veçantë, teksti denoncon dramat që fatkeqësisht janë pasoja të të gjitha luftërave: ekzekutimi pa asnjë keqardhje i burrave, ndonjëherë i shoqëruar me tortura dhe përdhunimet e grave dhe shpesh edhe të fëmijëve, para se, ashtu siç ka ndodhur shpesh, t’jua marrin edhe jetën. Kjo përshtatje hapet kështu mbi tregimin e këtyre akteve të tmerrshëm që të bëjnë të pyesësh veten mbi egërsinë të cilën njerëzit, të cilët janë në paqe në mbrëmje, janë të mundur të ushtrojnë kur kanë armë në duar dhe urdhra të ardhur nga lart.

Dhe në mënyrë më progresive, tregimi orientohet mbi mbijetesën e këtyre grave që arrijnë, nuk i dihet se si, të shpëtojnë duke u larguar nga këta fshatra të mbajtur në shtetrrethim, duke përfituar nga një moment pakujdesie i ushtarëve. Sepse, nëse tregimi nuk përjashton situatën e burrave, ai denoncon para së gjithash përdorimin e grave si pengje, si objekte, si monedhë shkëmbimi. Ky raport i veçantë e privon seksin e quajtur të dobët nga barazia humane përballë seksit të quajtur të fortë.

Anila Dervishi është e jashtëzakonshme në rolin e saj të rezistentes; përballë kërcënimeve, përballë përdhunimit, përballë vdekjes së njerëzve të saj të shtrenjtë, por edhe të gjakut të gjakut të saj. Ajo shoqërohet nga jo më pak i mrekullueshmi muzikanti Afrim Jahja. Me një alternim të sekuencave të folura, videos dhe muzikës intensive dhe të thellë të cilat bëjnë që fjalët të hyjnë si eko në shpirtin dhe zemrën e spektatorëve. Një moment shumë i fortë, shpesh i vështirë, por gjithashtu plot shpresë, me një mesazh të mrekullueshëm mbi këtë dhuratë që quhet jetë. Nga i cili dalim patjetër të transformuar. Përktheu nga frëngjishtja në shqip, Esmeralda Cela

 

Më shumë informacione :

« Unë nuk jam një armë lufte », deri në 26 shkurt 2018, të hënën në orën 20.00

« Théâtre du Petit Gymnase, 38, boulevard de Bonne Nouvelle, 75010 Paris »

http://www.theatredugymnase.com/spectacle-1760

https://www.fritland-theatre.com/

Për të ditur më shumë mbi krimet e luftës : https://www.youtube.com/watch?v=N6d6yM-jt94&vl=fr

Share This Article
3 Comments
  • Titull mjaft interesant ,qe ben te kofrontoje ndergjegjen e shoqerise njerezore , duke e shkundur fort ate e reflektoje ne rrespekt te femres, ne rrespekt te jetes njerezore,kunder barbarise ,konfikteve ,politikes se luftes.
    Nqs do isha ne Franc do shkoja te shikoja patjeter .
    Eshte nji teme ,nji Subjekt qe zhgjon emocion ,qe provokon Drejtesi, te drejten . Mesiguri do Jet dicka mjaft interesante ,edhe per vet Faktin qe subjekti merret nga jeta ,nga nji storie jetuar . Te pakten un keshtu e kuptoj,ose me le te kuptoj vet titulli .

  • Vjen ne qytetin e Namur në Belgjikë me daten 13 mars ne Pallatin e kongreseve. I kam rezervuar biletat per ta pare bashke me nje grup miqsh belge.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *