“Unë të dua ty”, Rama: Ja çfarë i thashë Bashës pas marrëveshjes

Bora Basholli

Kryeministri Edi Rama nga Kukësi i pranishëm për fushatën elektorale tha se pasi i është lutur Bashës, më në fund u krijua qeveria tranzitore.

Rama theksoi se iu lut Bashës si Romeo – Zhuljetës. Ai shtoi se pas marrëveshjes, i tha Bashës se tani duhet votuar vettingu dhe reforma në drejtësi.

I keni parë sesi bëjnë foto kur janë në protesta dhe janë të gëzuar. Alin punëtorët e Bashkive. Kujtojnë se po bëhet nami këtu. Europa mendon se këtu BE. Bashkimi Europian na thotë që na jepni provat se a je kryeministër, ish-kryeministër, ish-president a çfarë je, merret gjykohet, dërgohet aty ku e ka vendin. Të gjithë njerëzit e zakonshëm thoshin se duhet të ikin gjykatësit. E bënë drejtësinë si domatet që shiten në pazar.

Se fle Luli, keni parë miting ju në orën 7 pasdite. Por bëyet në atë orë se Luli fle në drekë. I jam lutur si Romeo Zhuljetës. Të gjitha zanat e malave të ishin mbledhur s’do isha lutur ndaj Lulit. Morën edhe burgjet, sepse me burgaxhinj i kanë marrë fushatat. Më tha ti çfarë do. Unë të dua ty i thashë. Duhet që të futesh në parlament, voto vettingun edhe Shqipëria në gjuhë të huaj nuk shahet. Thonë do vritet populli. Pse? Sepse nuk fiton Luli zgjedhjet”, tha Rama.

 

b.b/dita

Share This Article
2 Comments
  • Ne qoftese ti thua do lulin, I cili eshte nje idiot, karabush, agjent serbo-rus, e kush e di se cfare tjeter, qe gjithe Shqiperia e me tej e dine se nuk ka fjetur gjume, por ka bere pazare me trojet shqiptare, ka vrare e ka vjedhur, atehere ti perse e do nje mercenar antishqiptar !? Ai dihet se kush eshte. Mos do te thuash se edhe ti je si ai ? Gjithe keto ditirambe per nje pleh, nuk justifikojne terminolegjine e panevojshme!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *