UNESCO: Po shkatërrohet trashëgimia kulturore e Sirisë

anazapta

UNESCO ka paralajmëruar se trashëgimia e pasur kulturore e Sirisë është duke u shkatërruar nga lufta civile e vendit, e cila tashmë është në vitin e saj të tretë.

Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Shteteve të Bashkuara ka thënë se luftimet kanë dëmtuar lokacione dhe ndërtesa historike në gjithë vendin, përfshirë Xhaminë Umayyad në Alepo dhe kështjellën Crac des Chevaliers, e cila daton nga shekulli 13.

UNESCO vë në pah se bandat e armatosura janë duke përfituar nga mungesa e sigurisë për të plaçkitur lokacionet historike.

Shefja e organizatës, Irina Bokova, u ka bërë thirrje palëve në Siri që të ndërmarrin masa për të parandaluar dëmtimet e mëtejshme në “lokacione të çmuara të botës islamike”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *