Komiteti i Trashëgimisë Botërore është mbledhur nga 30 qershor e do të vazhdojë deri 10 korrik në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku për të ekzaminuar 36 pasuri të reja që do hyjnë në UNESCO.
Një prej këtyre pasurive është dhe liqeni i Ohrit, ku do të votohet për futjen e pjesës shqiptare të liqenit të Ohrit në UNESCO për t’iu bashkuar pjesës maqedonase, që është e listuar që më 1979-1980.
Për liqenin e Ohrit do të votohet ditën e sotme. Liqeni i Ohrit është një ndër 2 pasuritë mikse që diskutohen për t’u pranuar, me vlera natyrore dhe kulturore.
Ky është sesioni i 43 i Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO.
Komiteti do shqyrtojë gjithashtu gjatë ditëve të punimeve të tij, edhe situatën e ruajtjes se 166 pasurive që tashmë janë pjesë e listës UNESCO.
Gjithashtu do diskutohet dhe për Gjirokastrën, Beratin dhe Butrintin.
j.l./ dita

Tash u ngopen pellazget me kafka superior, tash e harun CIRKO-VOTIMRT ne KOLONI.
Pogradeci Perla e Shqiperise!
Askush nuk do te nginjet kurre me kenaqsine e bukurinse qe te fal ai ne cdo stine, edhe sikur te kesh jeten treqind vjet…..Ai duhet ruajtur si syte, Dikush e quante “syri i zotit” dhe nuk gabojne …..
U krye, u pranuam 🙂