UNICEF: Ferri ka zbritur në Guta

Leda Hysa

 

Nga sulmet e regjimit të Sirisë dhe aleatëve të saj në Gutën lindore kanë humbur jetën qindra fëmijë.

Drejtoresha e UNICEF-it, Henrietta Fore tha se periferia e Damaskut, Guta lindore, është bërë “ferr në tokë për fëmijët” dhe kërkohet asistencë urgjente.

“Bombardimi është i vazhdueshëm, dhuna po shtohet dhe kjo do të thotë se fëmijët do ta shohin gjithë këtë dhunë dhe vdekje.

Tani që nuk ka ujë dhe ushqim, do të ketë edhe sëmundje”, alarmoi Fore.

Guta lindore është shndërruar në vendin më të bombarduar në botë, ku i tërë qyteti është shndërruar në gërmadha.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *