Unifikimi arsimor me Kosovën, Rama lançon nismën me Google

redaktor

Shqipëria dhe Kosova nënshkruan sot marrëveshjen e unifikimit të arsimit parauniversitar. Ishin dy ministrat respektiv firmëtarët e kësaj marrëveshje.
Kjo marrëveshje pritet që t’i japë përgjigje edhe kërkesave të rinjve të Kosovës që zgjodhën Shqipërinë për tu diplomuar. Në vlerësimin e Kryeministri Rama, përmes këtij nënshkimi u korrigjua dëmi që i është bërë gjuhës shqipe dy dekadat e fundit.

“Kjo marrëveshje e fut këtë ditë në historinë e zhvillimit të arsimit, dita kur u vendos guri i themelit të bashkimit të arsimit mes dy vendeve. Kjo mundësi e artë për të bashkuar forcat drejt europianizimit të arsimit tonë si frymë dhe standard. Hapat nuk janë lëvizje drejt bashkimit mekanik këtej dhe andej kufirit, por një ecje e përbashkët për atë që duam nesër për gjeneratën e re”, vuri në dukje Rama.
Sipas tij, pas këtij momenti sfidë mbetet unifikimi me Europën.
“Ka vetëm një kufi, atë që i vëmë vetes jo kufij që kemi mes vetes dhe tjetrit. Nëse nuk i vëmë kufi vetes, nuk do kemi kufij mes nesh për të realizuar atë që duam. Bashkëpunimi me Kosovën nuk ka kufij, sëbashku na mbetet si sfidë unifikimi me Europën”, ddeklaroi ai.

Pas këtij, hapi kreu i qeverisë njoftoi se marrëveshja e radhës do të jetë me rrjetin botëror të kërkimit Google.
“Në ditët në vijim besoj se do përfundojmë një marrëveshje me Google dhe do jetë Google që do marrë përsipër shtrimin e autostradës dixhitale të sistemit tonë arsimor. Jam i bindur se duke pasur një ndërtues kaq global, të famshëm dhe të sisgurt ne do mund të ecim më shpejt nga çfarë e kishim parashikuar në rrugën e një rilindje të madhe kombëtare për arsimin dhe gjuhën shqipe në dy anët e kufirit”, u shpreh Rama.

Për ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, ajo çka u nënshkrua sot nuk është kurorëzim i një detyre, jo thjesht dakordësi në parim, por një proces që falë bashkëpunimit dhe komunikimit ftojnë dy ministritë për të startuar punën, për t’i dhënë jetë këtij unifikimi, kësaj kurrikule të re.

Ndërsa për homologun nga Kosova, ky është hapi më serioz në fushën e dijes.
“Ju them shpirtërisht se sot po bëjmë hapin më serioz të mundshëm në fushën e dijes. Në jetën time nuk kam bërë ndonjëherë nënshkrim më kuptimplotë për vendin”, tha ai.

 

Share This Article
1 Comment
  • Ju lumte, s’ka fjale tjeter.
    Historikisht buka (kultura) e ka mundur gurin (prapambetjen,injorancen)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *