Një skuandër spanjolle e kategorisë së tretë ka bërë prezantimin uniformës se re që do të vishet në sezonin e ri, nga futbollistët e saj.
Uniforma e re e ekipit, C.D. Palencia ka tërhequr vëmendjen për një dizajn vërtet shumë të guximshëm.
Në fanellën dhe të mbathura e uniformës, shfaqet anatomia e turpit njerëzor, e cila supozohet që të jetë poshtë veshjes. Ende nuk dihet arsyeja se përse pjesa e çorapeve ka mbetur jashtë uniformitetit të dizajnit.
Edhe pse vihet në dyshim fakti që kjo uniformë do ta ndihmojë apo do të penalizojë ekipin e Palencias, ajo që është e sigurtë është se ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe ka marrë shumë komente negative në faqen e skuadrës në Instagram.

