Unioni i Gjyqtarëve kundër Qeverisë për KLD-në

Bledar Lumani

Pas OSBE-së, edhe Unioni i Gjyqtarëve ka dalë kundër projektligjit të Qeverisë për KLD-në.

Unioni kundërshton pikën e pezullimit të gjyqtarëve, kur ndaj tij ka procedim penal.

Sipas Unionit, kjo pikë është në kundërshtim me Kushtetutën.

Ankesat e Unionit i janë drejtuar kreut të Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj.

Bëhet fjalë për nenin 5/b të projektligjit, sipas të cilit, në nenin 21, pas pikës 1, shtohet pika 1.1 me këtë përmbajtje: “Në rastin kur është regjistruar procedimi penal ndaj një gjyqtari, Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendos pezullimin e gjyqtarit nga detyra derisa të merret vendim gjyqësor i formës së prerë.”.

Aktualisht imuniteti i gjyqtarëve është kufizuar në Kushtetutë dhe ata mund të ndiqen penalisht pa asnjë pengesë, përfshi këtu edhe zhvillimin e hetimeve proaktive ndaj tyre. Interesi publik për luftën ndaj korrupsionit prevaloi mbi nevojën për ruajtjen e imunitetit, si mjet i shtuar për të garantuar pavarësinë e gjyqtarëve dhe gjyqësorit, shprehje e së drejtës së çdo personi për një proces të rregullt ligjor, parashikuar nga neni 6 i KEDNj-së dhe neni 42 i Kushtetutës.

Në këto rrathana, detyrimi ligjor i KLD-së për të pezulluar automatikisht gjyqtarin, me regjistrimin e procedimit penal ndaj tij, ekspozon pavarësinë e gjyqtarëve dhe gjyqësorit ndaj një rreziku të shtuar, jo vetëm nga pushtetet e tjera, por edhe nga vetë palët ndërgjyqëse.

Ky parashikim, në optikën tonë, nuk është në pajtim me Kushtetutën”, thuhet në letrën që Unioni i ka drejtuar Xhafajt./b.l

Share This Article
3 Comments
  • Nuk e di kush e përbën antarsinë e këtij unioni por përshtypja me krijohet se këta jane “komplet bandë” ku sejcilit i djeg bytha për vehte? Kjo është arsyeja madhore që i bashkon? Tung!

  • Te gjithe dime se cilet jane keta gjyqtare.Mjere ai qe ka rene ne dore te tyre. Largoni 6 mujarsit e Durresit me pare.Keta vemje te jetes shqiptare jane te gjithe te korruptuar.Drejtesia ne Shqiperi duhet bere nga e para.

  • Po pse do dalin nje vendim me qeverin kta se jan te cmendun me i heq te drejtat korruptive vetes tyne na e dim se ca bajn kta kriminela gjyqtaresh te super korruptum
    VETEM DREJTESI NUK BAJN KTA NJEREZ KJA ASHT E SIGURT PRA TAN GJYQTARET , PROKURORET , OFICERET E POLICIS GJYQSORE DHE HETUSIT SE FJALEN DRETESI NUK E DIN DHE SDON TJA DIN PER TE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *