Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Unioni i Gjyqtarëve reagon për videon e korrupsionit: Improvizim spekulantësh
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Uncategorized > Unioni i Gjyqtarëve reagon për videon e korrupsionit: Improvizim spekulantësh
Uncategorized

Unioni i Gjyqtarëve reagon për videon e korrupsionit: Improvizim spekulantësh

anazapta
Published November 30, 2013
Share
SHARE

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, reagon për videon e publikuar dy ditë më parë në “Fiks Fare”, ku denoncua korrupsioni në Gjykatën e Pukës. Unioni i Gjyqtarëve e cilëson videon “një skenë të improvizuar nga spekulantë të rëndomtë”.

Në deklaratë thuhet se Unioni i Gjyqtarëve  vlerëson dhe inkurajon përpjekjet e gazetarisë investigative për të informuar opinionin publik, sa i takon dyshimeve për korrupsion në sistemin e drejtësisë.  “Nga ana tjetër,  prirja për ta shndërruar ndonjë rast të caktuar në një qasje përgjithsuese, që i atribuohet sistemit gjyqësor në tërësi dhe çdo gjyqtari në veçanti, e kompromenton këtë mision, si dhe mohon punën serioze e profesionale të pjesës më të madhe të gjyqtarëve dhe aspiratën e shoqërisë për ndërtimin e besimit të publikut tek drejtësia.

Për fat të keq, sot në vend ka gjetur përhapje të gjerë kultura e spekulimit që ngrihet mbi dobësinë e anës emocionale të njerëzve, të cilët, për një arsye, ose për një tjetër, jeta i përball me sistemin e drejtësisë. Përfshirja e emrit të Kryetarit të Gjykatës së Lartë, të nderuarit Xhezair Zaganjori, gjyqtar me integritet të lartë moral e profesional, në një skenë të improvizuar nga disa spekulantë të rëndomtë, përbën apel për një hetim të shpejtë e profesional, për të treguar se këto raste nuk mund të shërbejnë si burim frymëzimi për një fushatë populiste kundër gjyqësorit dhe gjyqtarëve”, thuhet në deklaratë.

 

 

 

 

 

 

anazapta November 30, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
12 Comments
  • LALI says:
    November 30, 2013 at 2:33 pm

    ORE LEGENA PSE NUK THONI TE KUNDERTEN SE JU JENI HAJDUDA DHE DONI TE MBRONI NJERI TJETRIN PA ME THUAJ KUSH SHQIPTARE KA BERE GJYGJ DHE NUK KA DHENE LEKE KETE E PROVOJNE TE GJITHE POR NUK KA SHTET SE JUVE DONI SHKRIRE TE GJITHE PSE NUK THANE DHE PER PROKURORIN E PERGJITHSHEM PO THANE PER ZAGARIN PRANDAJ O INJORANTA TE PAKTEN MOS DILNI ME DEGKLARATA SE JU VJEN ERA MUT JO GJYGJTARE SHKRIJ MOR EDI RAMA KETO HAJDUTE

    Reply
    • beso says:
      November 30, 2013 at 3:27 pm

      Mjafton ru shohesh makinat dhe banesat gjyqtareve e prokuroreve per te kuptuar nese jane app jo te verteta keto investigime te fiksit..

      Reply
  • LORA says:
    November 30, 2013 at 2:50 pm

    Ja dhe unioni i hienave na doli ne barrikade per prijesin e vet,zaganjorin.
    Vidioja e ka perfunduar ,ne nje seance te vetme,hetimin dhe gjykimin me te mire te bere ndonjehere ne syrin dhe vemendjen publike,,,nuk paraqitet asnje nevoje per njerzit qe te behen hetime shtese nga nahija kriminale e mender-drejtesise se zaganjoreve.
    Nuk e di perse dalin,me deklarate publike, kjo fare e ndyre;kujt kerkojne t’ja mbushin mendjen??????Kush eshte publiku qe pranon te komunikoje me keta zgjyra???????????Nese vertet u djeg suma per “integritetin moral dhe profesional” te kryehienes zaganjori,le ta hedhin ne referendum dhe ta marrin pergjigjen.
    Ne fakt, as qe nuk u plas fare per integritet,shijen e te cilit nuk e dine se cila eshte,,,,,jane ne ALARM per ti ndihur njeri tjetrit,atje ne gjirizin e tyre kriminal.
    Ne njerzit e ketij vendi,qe kemi 23 vjet qe vetem paguajme krimet e nahije se zaganjoreve na duhet ,per te mbrojtur tash veten tone ,te dalim e te protestojme pa u ndalur deri ne doreheqjen e parevokushme te zaganjorit.Ne vijim,na del po ne qytetareve te pergjegjshem, per fatet tona dhe femijeve qe po rrisim ne klimen helmuese te zaganjoreve,te bejme presionin e mjaftushem mbi ligjvensin per nje qilizme shembullore ne kete sektor.Nuk e shoh zgjidhjen tek Parlamenti;kjo drejtesi eshte produkt i keti parlamentarizmi dhe sidomos i heshtjes sone.MJAFT <ME.

    Reply
  • Miri says:
    November 30, 2013 at 2:53 pm

    Ja shembulli konkret. Pa e studjuar (gjykuar) se si eshte e verteta, gjykatesit e kane marre vendimin, “Improvizim spekullatesh”.

    Reply
  • agim says:
    November 30, 2013 at 3:10 pm

    Minimumi qe duhet te beje i nderuari Zaganjori eshte qe te jape doreheqjen deri ne zbardhjen e se vertetes per te treguar se nuk eshte ai i njollosur ne afera,ndryshe don qe te hetohet nga vartesit e tij te cileve tu tregoje forcen e SHEFIT.

    Reply
  • tomsojeri says:
    November 30, 2013 at 3:15 pm

    “Improvizim spekulantesh” Ja thoni kto jo shqiptareve qe ju ka vajtur ne palc thika e degjenerimit dhe e paturpesis tuaj ! Ja thoni kto ndonje alieni se cfar ka shqiptar brenda dhe jasht shtetit ska mbetur pa e provuar hidhesiren kush ka ren ne duart e juaja! Zhdukuni se jeni te gjith pa perjashtim te infektuar nga kjo zgjebe qe quhet korupsion ! Union qyqtaresh te pameshirshem jeni e tani natyrisht keni nje gjuh per tu mbrojtur !”Sken e improvizuar” !!!!! Po si skeni pak turp o dallaveraxhij ordiner qe nuk e di si keni aritur aty ku jeni ! Jeni pjesa me e rezikshme e ktij kombi! Keni deformuar drejtesin per tu quajtur padrejtesi ! Mjer kush bie ne doren tuaj ! ..Jeni miqt e parelijve qofshin kta edhe kriminelat me ordiner ,ja kta jeni ju ! Indinjohem se shof qe te zezen doni te na e paraqisni per te bardh a thua se nuk kemi sy e vesh vet ! Turp ………

    Reply
  • shqiptari says:
    November 30, 2013 at 3:18 pm

    perfundimishte duhet nje repart i operacioneve speciale si ata qer vran haklajte qe ti zhduki keta minie gjakpires te shqiperis se nuk cahen ndryshe spakan frik se perfundojne si olldashi o rama vetem ne ket menyre mundesh te besh shtet perndryshe jemi ne letra te pavarure po jemi sherbetore te teroristave te ketij unioni me mbeshtetjen e serbogrekeve i beni te gjithe ketyrve nje kontroolle ku i kan gjet leket qe jetojne ne luks dhe del e verteta poshte keta minje

    Reply
  • Edi le says:
    November 30, 2013 at 3:47 pm

    Nje sygjerim per redaksine. Unioni i gjygjtareve( ihajdutave dhe matrapazave) ky do ishte lajmi.ikni mor kriminela , ju duhet ose ne burg ose nga nje plumb prej gjith Tyre njerzve qe ju keni pire gjakun

    Reply
  • ra ta si says:
    November 30, 2013 at 3:49 pm

    mos perdorni fjali te gjata e shprehje te veshtira ,se me 6 muaj shkolle gjyqtaret kane mesuar vetem shkronjat e abetares.

    Reply
  • cdo behet says:
    November 30, 2013 at 3:56 pm

    ” UNIONI I CAKALLEVE TE SHQIPERISE ” reagon ………jemi GJYQETARE te ndershem………..jane ata ? qytetaret e koruptuar dhe te pa civilizuar?

    Reply
  • tironsirefugjat says:
    November 30, 2013 at 4:44 pm

    Ska dyshim me ! Vetem vet, ne rug kunder ktyre rrugaceve te tjetersuar ne vampir vrases duhet tju dalim e ti ndalojm ! Duhet vet ne te pastrojm koren e zez qe ka zen ky vend nga kta keqberes ordiner ! Politika ju ka dhen pushtet per te mbrojtur degjenerimin e saj ! Na u desh mbas 23 vjetesh te heqim qafe nje perbindesh qe akoma e kemi neper kemb por nuk mjafton !Kemi ber vetem nje hap por ruga esht e gjat dhe gardhi i hekurt jan pikerisht kta qe paturpesisht na sfidojn e na tregojn sa te paturpshem e te vendosur jan ! MJAFT!!!!!Dhe kjo mjaft esht vetem e jona se vetem ne vuajm ,se vetem ne e ndjejm peshen e rend te dores se tyre te gjat !Shikoni dolen menjeher te mbrohen te akuzojn viktimen se jan xhveshur nga cdo detyrim profesional e njerzor ! Esht rasti te shohim reagimin e politikes qe te kuptojm cna behet…………..

    Reply
  • As says:
    November 30, 2013 at 6:54 pm

    Unioni i vampireve doli e foli . Po cili gjyqtar eshte denuar ne keto 23 vjet. Si ka mundesi qe vetem gjyqtaret qenkan te pa gabushem, te pa koruptushem, te pa felliqur te pa ndotur, apo se hane lekun keta vampire. Kane me dhjetra pasuri te shperndare ne emra te ndryshem pasi kane deklaruar shume pak nga ato qe kane ne te vertete, Sa te trashe qe jane, kujtojne qe me shure duan te lajne mutin, se me nje cik parfum duan te mbulojne eren e qelbur qe po qelb gjithe vendin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?