United mposhtet sërish; Kaçe debuton me barazim ndaj Romës

redaktor

Edhe pse Jose Mourinho synonte ta niste me fitore Europa League, lojtarët e “djajve të kuq” nuk kanë pasur të njëjtën nivel dëshire, kjo u pranua si nga vetë trajneri para fillimit të ndeshjes, por u pa edhe në fushën e lojë që United zhvilloi në Roterdam kundër Feyenoord-it, ku u mundën me rezultatin 1-0.

Ishte minuta e 79’ kur Tonny Vilhena ka shënuar golin që ka ndëshkuar Manchester United, duke finalizuar në mënyrën e duhur një kundërsulm të shpejtë të holandezëve.

Në minutat e mbetura lojtarët e Van Bronckhorst kanë arritur t’i rezistojnë sulmeve të “Djajve të Kuq”, duke marrë tri pikë të rëndësishme dhe duke i shkaktuar United humbjen e katërt radhazi në transfertë në kompeticionet Europë dhe duke ruajtur fitoret e njëpasnjëshme të Feyenoord si në Hollandë ashtu edhe në Europë.

Ergys Kaçe ka debutuar nga minuta e parë në europë me Viktoria Plzen në përballjen kundër Romës. Një sfidë që është mbyllur në barazim 1-1 pas golave të shënuar nga Perotti, i cili ka ekzekutuar në mënyrë perfekte një penallti në favor të verdhekuqve që në minutën e 3’, por 8 minuta më pas ka ardhur edhe goli i barazimit nga Bako.

Një debutim fantastik nga italianët e Sassuolo në Europa League, ku formacioni i zbritur në fushë nga Eusebio Di Francesco ka shkatërruar 3-0 spanjollët e Atletico Bilbao. Siparin e golave e ka hapur i pari Pol Lirola 60’ e më pas Gregoire Defrel 75’ dhe 5 minuta më pas Matteo Politano i ka dhënë goditje përfundimtare formacionit të hedhur në fushë nga Ernesto Valverde.

Rezultatet e Europa League
Grupi A
Feyenoord-Manchester United  1 -0
Zorya-Fenerbahce 1 – 1

Grupi B
APOEL Nicosia-Astana 2 – 1
Young Boys-Olympiacos 0 – 1

Grupi C
Anderleht-FK Qabala 3 – 1
Mainz 05-Saint Etienne 1 – 1

Grupi D
Alkmaar-Dundalk 1 – 1
Maccabi Tel Aviv – Zenit St. Petersburg 3 – 4

Grupi E
Astra-Austria Vienës 2 – 3
Viktoria Plzen – Roma 1 – 1

Grupi F
Rapid Vienës – Genk 3 – 2
Sassuolo-Athletic Bilbao 3 – 0

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *