United përgatit blerjen e madhe, në janar vjen Mbappe

DITA Online

Kylian Mbappe ka qenë ëndrra në sirtar e trajnerit Jose Mourinho në merkaton e verës, lajm që konfirmohet nga e përditshmja britanike “Mirror”.

Sipas saj, shefi ekzekutiv i “djajve të kuq”, Ed Woodward, ka takuar menaxherin e lojtarit dhe ka kërkuar informacione në lidhje me transferimin e tij te skuadra e Manchester United, por më pas gjithçka është lënë pezull. Talenti 19-vjeçar nuk do të lëvizë nga PSG, të paktën për momentin, çka u konfirmua realisht këtë verë, ndaj dhe United ndali bisedimet.

Por ky transferim mund të ndodhë në janar, në merkaton e dimrit, pasi për momentin palët thjesht kanë shtyrë bisedimet për disa muaj më vonë.

Dëshira për të sjellë talentin francez në “Old Trafford”, kampionin e botës me kombëtaren franceze, është e madhe dhe ai që mund të bëjë ndërmjetësin është Paul Pogba.

Duket se Mourinho ka vendosur të tërhiqet dhe të bëjë paqe me mesfushorin, që dje ishte kapiten i United në debutimin në Premier League ndaj Leicester, duke bërë edhe gol.

Sipas “Mirror”, drejtuesit e United kanë marrë një informacion të detajuar në lidhje me kërkesat që kanë PSG  dhe Mbappe, duke u përpjekur që në janar të plotësojnë listën e dëshirave.

United nuk ka shpenzuar shumë në merkaton e verës dhe Mourinho mund të ketë nevojë për një sulmues si Mbappe për të fituar Premier League, ndaj ardhja e tij në janar do të ishte një armë më shumë.

Për momentin gjithçka është lënë në mes edhe pse për të marrë yllin e ri të futbollit botëror duhen shumë parà dhe konkurrenca është e madhe.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *