Universitet privat apo Universitet jopublik?

Ornela

Aristotel Spiro

Ligji për reformën e arsimit të lartë përbën tashmë një dështim spektakolar. Ai nuk arriti të zgjidhë një nga problemet më të mprehta, që ka marrë trajtat e një epidemie vdekjeprurëse, siç është plagjiarizmi.

Por ky ligj nuk arriti të na zgjidhë as problemet terminologjike të emërtimit të institucioneve të larta të vendit. Një mori e paparë dhe e padëgjuar emërtimesh me bishta përcaktorësh që përshkruajnë shkolla të larta jopublike ose private ngulmojnë të zënë vendin e tyre në semiologjinë e përditshme të jetës sonë. Kërkojnë një kënd sigurie sado të vogël në ndërgjegjen e bombarduar të shoqërisë së sotme shqiptare.

Një shpurë e çrregullt zengjinësh të rinj të etur e të uritur, të dehur nga era e lirisë, iu futën secili me mënyrën e vet krijimit të një rrëfenje pasurimi të pandalshëm. Duke kapërcyer me të shpejtë dallime shoqërore e kulturore e duke ngushtuar hendeqe etike, me prakticitetin e tyre neutralizues, nuk patën kohë të mendojnë për çikërrima detajesh semiologjike.

Kështu hyri në jetën tonë të përditshme universiteti privat dhe shkolla jopublike. Kaq e thjeshtë. Në tapetin e trashë të arsimit privat po parakalojnë tashmë me të njëjtin shkëlqim dy tipa pronarësh të rinj: profesori i dikurshëm me tituj e grada dhe ish-trafikanti investitor.

Janë këta që përcaktojnë estetikën e re të së ardhmes. Janë këta që sjellin risitë, sfidues të çdo trashëgimie të pranuar a të dyshuar, rrëzues vlerash e jovlerash, krijues standardesh kryeneçe, propozues sjelljesh të pastandardizueshme, “farkëtuar” në ideologjinë e mohimit të së vjetrës.

Janë këta një gjedhe e re shoqërore, përhapur e shtrirë në çdo ind e qelizë të vendit, në çdo zyrë e skutë administrate, në skaj e në qendër, në rrënjë e degë e në majë.

Janë këta fatosët e një drejtshkrimi të ri, të një standardi të ri, përshtatur shprehive të tyre lëruar kafeneve e pijetoreve, nën tymin e duhanit, shijes së drogës, avullit të rakisë e aromës së qofteve.

Ata kanë leksikun e tyre: Flasin me fjalë karakteristike: *ekipi jon, *shteti jon, *fakulteti jon, *universiteti jon, *Europa, *europian, *dixhital, detyrimisht me a të mbyllur (me *Tirona e *gjona) etj. etj.

E këtu hyn edhe terminologjia, tashmë e rrënjosur në ndërgjegjen e deformuar të këtij shteti e kësaj shoqërie: shkollë private, shkollë jopublike, që me mohimin e bartur fajësojnë a përulin prestigjin e shkollës publike (në mënyrë gati provokuese të një asociacioni negativ me shtëpitë publike).

Atëherë pse duhet ta përdorë detyrimisht një institucion arsimor përcaktorin “privat” apo më keq “jopublik”? Për ta vlerësuar apo denigruar? Apo për t’ia kundërvënë institucionit arsimor publik?

Ne jemi dëshmitarë që vetë shteti, drejtuesit e tij bëhen shkatërruesit e parë të çdo vlere shtetërore në arsim. Janë ata që e kanë ulur nivelin e profesoratit, për ta çuar në nivelin e shkollave dhe universiteteve private / jopublike, në mënyrë që këto të fundit ta kenë më të lehtë për ta konkurruar arsimin shtetëror. Sa më të ulëta standardet, aq më e lehtë është puna e tyre. Aq më e fortë është kërkesa e tyre që të marrin pjesë nga e mira shoqërore: vende pune në administratën shtetërore, pikërisht ata që kanë zgjedhur anën e kundërt të barrikadës arsimore. Dhe kështu nis pazari i madh. Shteti, në emër të një gjoja barazie shansesh (çfarë ironie!) subvencionon institucionet private duke skalitur rrasën e varrit të arsimit shtetëror.

Një shtet serioz, që mendon për qytetarët e vet, që ndjek një politikë në interes të shtetasve të vet, një politikë kombëtare, atëherë interesohet, mbështet e fuqizon institucionet arsimore shtetërore, ndërsa njëkohësisht vendos rregulla të forta funksionimi për universitetet private.

Tirana dhe Shqipëria kanë më shumë universitete private se kioska kinkalerie e pijesh freskuese!

Shteti duhet të mbrojë me vendosmëri arsimin shtetëror!

Shteti duhet të vendosë një kontroll të rreptë mbi institucionet e larta arsimore private. E kam thënë edhe herë tjetër (e për këtë jam shumë i bindur): Nëse duam të kemi një shtet serioz, nëse vërtet na intereson të shkojmë përpara, në sektorin shtetëror duhet njohur diploma vetëm e universiteteve shtetërore. Të diplomuarit nëpër universitetet private mund të punësohen vetëm në sektorin privat.

Tingëllon e vështirë për t’u pranuar? E megjithatë ky është çelësi që Shqipëria të gjejë dijinitetin e vet. Një arsim kombëtar i shëndetshëm e dinjitoz.

Ky duhet të jetë rregulli. Kjo quhet politikë kombëtare në arsim. Vend pune në shtet? Vetëm nëse ke diplomë shtetërore! Përndryshe, shteti kthehet në një instrument korrupsioni, një shkas për të rregulluar a sistemuar miqtë e farefisin e sidomos ata që ofrojnë topat e parave.

Por kështu merr fund edhe shteti edhe arsimi kombëtar!

Ka ardhur, në mos ka kaluar, koha për të bërë ndryshime të mëdha në arsim.

Është e domosdoshme një reformë e re, e vërtetë. Një reformë arsimore që të ndihmojë në zgjidhjen problemeve të shoqërisë sonë, të sotme e të ardhme, dhe jo skema të gatshme shkërbyese të sistemeve arsimore të huaja, që shërbejnë si justifikime të korrupsionit.

E kjo duhet filluar që në emërtimin e institucioneve arsimore:

Shkollë private apo jopublike? Universitet privat apo universitet jopublik?

As njëra as tjetra. Nuk mund të emërtohet një institucion veçanërisht nëpërmjet mohimit. Le të emërtohet thjesht “Universitet”.

Nëse bëhet fjalë për të marrë një përcaktor atëherë ai është Universiteti Shtetëror. Në kohën e lulëzimit të lloj-lloj universiteteve private, përdorimi i përcaktorit SHTETËROR do të funksionojë pozitivisht në disa drejtime: Do të njihet epërsia e tij ndaj universiteteve private, do të njihet angazhimi i shtetit në mbështetje të tij dhe ndarja e qartë e interesave të shtetit nga interesat e institucioneve arsimore private.

Kjo është praktika që ndiqet sot në botën e qytetëruar. Merrni shembullin e SHBA-ve apo të Federatës Ruse. Fjala “Shtetëtor” nuk mungon nga emërtimi zyrtar i universiteteve shtetërore.

Por Shqipëria ka edhe një shembull shumë domethënës. Përcaktori “Shtetëror” u përfshi në emërtimin e universitetit të parë shqiptar më 1957 (Universiteti Shtetëror i Tiranës), në një kohë kur asnjë institucion arsimor privat nuk ekzistonte në vend dhe nuk ishte aspak nevoja e ndonjë dallimi nëpërmjet përdorimit të përcaktorit. Por emërtimi “Shtetëror” sugjeronte prestigjin e një institucioni kaq të rëndësishëm. Është pikërisht ky prestigj i munguar i universiteteve të sotme, të cilin duhet ta mëtojnë duke u nisur pikësëpari nga ky fakt semiologjik: përdorimi i domosdoshëm i fjalës “Shtetëror”! Universitetet shtetërore duhet ta përmbajnë domosdoshmërisht në emërtimin e tyre fjalën SHTETËROR.

Ndërsa universitetet e tjera le të emërtohet ashtu thjesht, “universitete” ose “shkolla të larta” a “kolegje universitare”, pa përdorur përcaktorët “privat” ose “jopublik”, që shoqërimi i përfytyrimeve çon në paradigma tregtare e morale të dyshueshme.

 

Share This Article
22 Comments
    • Nuk është problemi te emri, por çfarë realizojnë njeri dhe tjetri sot dhe çfarë duhet. Emrin e vënë si të mendojnë ata që arsimohen atje, përparimi i tyre, shkalla e punësimit dhe ndikimi në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror.

    • Aristotel te keqen nena, shif e bej ndonje vizite te mjeku, se me habit me idiotesirat qe ke shkruar. Do ti marrim me radhe: 1. Ligji paska deshtuar ne menyre spektakolare, na thua ti. Pse? Apo se nje fare Tufa te paska vjedhur ty? Po e denoncove bre burre, dhe nuk more pergjigje. Kjo nuk ka te beje me ligjin, kjo eshte paaftesi pedagogesh, te universitetit me te madh shteteror ne vend, e drejtuesve te tij. Edhe ti nuk je konseguent, ligji thote se procesi perfundon me gjyq. Coje zotni ne gjyq dhe mbylle kete pune. 2. Te mos njihen ne shtet diplomat e privatit, thua ti. Po une qe kam mbaruar dhe jam lauruar ne Oxford, a do ma njohesh zotrote diplomen? Apo vlen ma shume ajo e Elbasanit, qe merret me seks dhe ryshfete, aq sa bejne muuuuuu vilat tuaja atje ne maje te malit, e di vete ti. 3. Universitet prestigjioz nuk te ben emri, emri i nje universiteti prestigjioz buron nga cilesia e tij, nga cilesia e personelit akademik, rregullat qe ka dhe si i zbaton ato. Per te mos thene pastaj qe vete ti je nga nje universitet qe studentet gjithmone e me shume nuk po e pelqejne, po i largohen se e shofin qe diplomat e tij nuk vlejne. Thellohu Aristotel, thellohu shoku dhe mos ja fut kot si kau peles.

  • Me ne fund doli nje qe shkruan si intelektual.
    Bravo Aristotel, jam dakort me cdo ide qe paraqite ketu.
    Universiteti Shteteror duhet ti kthehet tradites se para 90es, perndryshe kete vend po e merr me qafe injorancia e lukunise se “investitoreve” dhe e pushtetareve qe po gjeneron breza te tere gjysmakesh analfabete

    • Cfare thua mirel!
      Rama u jep miliona universiteteve private,sic u jep(kulmi fare) edhe miliona komuniteteve fetare,se keshtu ai mbush xhepat e tij,ndryshe nga shteti nuk i merr dot kaq hapur!
      Keshtu nuk le as shenje!
      Mos valle Rama ka lene jashte kontrollit 50% te bizneseve informale dhe 37% e te punesuarve punojne ne te zeze duke i krijuar arkes se shtetit miliarda leke deme?
      Po jo more vellezer!
      Ata jane kontrolluar,por pazari eshte bere i hapur:
      Une bej sikur nuk te shoh ty,por ama do derdhesh 50% te taksave e detyrimeve te tua ne llogarine time!
      Se po te ishte ndryshe,menjehere pas raportit te BB Rama duhej te mblidhte urgjent qeverine,te shkarkonte ministrat e Finances,shendetesise,Brendshem,drejtoret e tatimeve ne te gjithe vendin dhe t’i conte per ndjekje penale!
      Por asgjew nuk ndodhi,vetem se zhurmoi median me ca aksione karagjozesh,me mbyllje disa oreshe te likaleve ku u kapen pa kupon tatimor etj!
      Pra u mbars mali e polli nje mi!
      Keshtu beri ky horr edhe kur u kap mat me tenderin skandaloz te unazes se re,qe si ai tender duhet te jene bere te gjithe te tjeret para tij,pra korruptive,oerderi sa vete Rama e mbrojti para gazetareve duke ju hakerryer se “Ku eshte korrupsioni ketu”?
      Dhe prokuroria heshti dhe nuk sekuestroi te gjitha dosjet e tenderve te meparshem!
      Dhe kerkon me pa TURPESI HAPJEN E NEGOCIATAVE!

  • Cfare thua mirel!
    Rama u jep miliona universiteteve private,sic u jep(kulmi fare) edhe miliona komuniteteve fetare,se keshtu ai mbush xhepat e tij,ndryshe nga shteti nuk i merr dot kaq hapur!
    Keshtu nuk le as shenje!
    Mos valle Rama ka lene jashte kontrollit 50% te bizneseve informale dhe 37% e te punesuarve punojne ne te zeze duke i krijuar arkes se shtetit miliarda leke deme?
    Po jo more vellezer!
    Ata jane kontrolluar,por pazari eshte bere i hapur:
    Une bej sikur nuk te shoh ty,por ama do derdhesh 50% te taksave e detyrimeve te tua ne llogarine time!
    Se po te ishte ndryshe,menjehere pas raportit te BB Rama duhej te mblidhte urgjent qeverine,te shkarkonte ministrat e Finances,shendetesise,Brendshem,drejtoret e tatimeve ne te gjithe vendin dhe t’i conte per ndjekje penale!
    Por asgjew nuk ndodhi,vetem se zhurmoi median me ca aksione karagjozesh,me mbyllje disa oreshe te likaleve ku u kapen pa kupon tatimor etj!
    Pra u mbars mali e polli nje mi!
    Keshtu beri ky horr edhe kur u kap mat me tenderin skandaloz te unazes se re,qe si ai tender duhet te jene bere te gjithe te tjeret para tij,pra korruptive,oerderi sa vete Rama e mbrojti para gazetareve duke ju hakerryer se “Ku eshte korrupsioni ketu”?
    Dhe prokuroria heshti dhe nuk sekuestroi te gjitha dosjet e tenderve te meparshem!
    Dhe kerkon me pa TURPESI HAPJEN E NEGOCIATAVE!

    • Te kuptoj Feniks, por problemi eshte qe Ramuti nuk shikon fare asnje lloj rezistence, dhe he,, po i jep sa te munde qe te shkaterroje dhe te vjedhi gjithcka.
      Testin e kaloi me shuarjen e protestes se studenteve.
      E kaloi me shtypjen e rezistences se Kukesit.
      E zbatoi vjedhjen e rruges se Kombit nga privati me dhune.
      Keto jane te gjitha prova per popullin. Populli po deshton dhe Rama tallet. E shikon qe nuk ka kundershti, dhe as akte konkrete, dhe nuk ka nder mend te ndalet para asgjeje.
      Ka ardhur dhe ka kaluar koha qe ky duhet te ndalet me dhune. Nuk ben efekt asnje lloj gjuhe tjeter.
      Pa pike turpi kerkojne dhe 11 miliarde leke qe te “modernizojne” Parlamentin ku gelojne kriminelet, injoratet dhe putanat. Tani kerkojne hapur dhe leke per “ballkonet e rrezikshme” te femrave. Ajo eshte cerdhe horrash qe ne duhet ta paguajme. Vazhdojme i mbajme ne kurri pa bere ze. Dhe macet do kishin mjaullire, dhe delet do kishin bere Beeee, dhe lopet , dhe gomeret e me radhe te gjitha kafshet do kishin bertitur, vetem shqiptari nuk ndihet. Me keq se i percmuar, me keq se skllav, me keq se i mbaruar
      Paguan populli

      • Hahahaaaa…o Mirel. Kete her Ramuti do ta ket me pisk me studentet se “Lepurushi” i tij Tufa kte her kan ren ne usta qe e ka kap prej koqesh e prej veshesh e nuk ka nga lun hic.

  • Akoma nuk e ka kuptuar ky pis milet,se ne na duhen vetem….. 3 vete te mencur dhe gjithe populli tjeter ne mos budalla,te pakten injorant?
    Po keta te 3 kush duhet te jene,z.kryeminister?
    Pse as kete nuk e kuptoni?
    Une,shoferi im dhe bodigardi!
    Po gruaja juaj?
    Bej edhe pa ate!

  • Duhet urgjentisht qe studentet te organizohen e te kerkojne largimin e gjithe “profesorave” HAJDUTE. Profesor Doktor Aristotel Spiro eshte aset kombetar e urgjentisht duhet emeruar Rektor i Universitetit Shteteror te Tiranes.

  • Nje barcalete rrefen se djali i nje sheiku shkon per studime ne Londer. I dergon leter babait se Londra i pelqen, universiteti gjithashtu por i vinte turp te shkonte ne shkolle me Rrolls Royce kur te gjithe nxenesit dhe mesuesit vinin ne shkolle me tren. Nuk vonoi pergjigja e babit miliarder: ” Te keqen babi, mos na turpero. Te dergova 20 milion dollare ne llogari qe te blesh nje tren edhe ti, si shoket”. E verteta eshte se dikur Universiteti mezi arrihej. Ne disa dege mundet fare mire te ishte pa kuota. Por te pakten vleresohej meritokracia dhe kjo krijonte vleren intelektuale. Pas permbysjes se socializmit, ne emer te lirise ne fakt nuk fitoi liria, por iu hap rruga sundimit te parase. Si ne batuten e sheikut arab, kur djalit apo vajzes i teket te diplomohet, babai nuk mjaftohet ti bleje diplomen, por fare me mire i ble universitetin me gjithe zyra dhe profesore. Eshte e çuditshme se kur nevojiten rregulla maskarenjsh, ato gjenden, se ndonje vend do i kete adoptuar. Nuk e di mire edhe sot sesi funksionon ligji elektoral, a eshte ai spanjoll apo xhamajkan, por ne Shqiperi sistematikisht krijohen rregulla qe ti shpetojne rregullit.NUk e shikoni te çuditshme se disa nderrojne emrin dhe mbiemrin dhe kur i vjen pusulla qe paskan qene denuar jashte si legene qe jane pergjigjen pa teklif se nuk eshte ky identiteti i tyre. Natyrisht qe shkolla eshte bastardizuar ne ate fare feje, saqe edhe vete lektoret qe japin mesim e dine fare mire, dhe ose kane hequr dore nga vlera e vertete pedagogjike, ose kane perveshur menget dhe po bejne para sa te munden e ku te munden. Me thene te drejten Edi Rama beri diçka te mire kur mbylli disa kioska diplomash. Por se ku nxorri edhe ai nje marifet qe shteti te subvencionoje ndonje universitet privat, dmth dike e nxjerr nga dera dhe ndonje tjeter e fut nga dritarja. U tha se gruaja e Edit jepte mesim tek filan universitet privat qe i “plotesoka kushtet”. Kam lexuar nje thenie te nje filozofi qe thote se nuk na duhen njerez vetem te mençur, por te ndershem. Keta te fundit kane shkuar te gjithe refugjate…Kane ngelur profesore doktore si Agron Tufa, qe ne vend te kerkoje ndjese publike kercenon me gjyqe. Kane mbetur deputete qe “kane studjuar” ne Rumani, Bullgari, ne Maqedoni apo ne Honolulu apo Haward(aty ngjitur), por gjithkush e merr me mend marifetin e diplomes pa diplome. Tituj shkencore me plagjiature te hapur apo “punime shkencore” qe shkence nuk kane fare brenda jane me mijera. A ka vendi yne kusur te paguaje vleren e pavlere te titujve shkencore muaj per muaj, per njerez zyrtarisht te nderuar.por faktikisht me te rrezikshem se hajdutet ordinere? Po edhe sikur te kete mundesi shteti te paguaje, a eshte e ligjshme te paguhet e paligjshmja? Imagjinoni sikur hajdutet ordinere te hapin nje shkolle private qe tu mesojne zanatin brezave te ardhshem. Le qe, kjo shkolle eshte hapur me kohe, quhet Kuvendi i Shqiperise. Edi qesh vesh me vesh kur i kujton gruas se presidentit se ajo eshte “doktoreshe” e shkencave, duke i meshuar zerit, sepse e di fare mire sesi behen doktorreshlleqet(jo doktoratat) alla shqiptare.Po kush do i hyje me themel prishjes se kesaj ngrehine-maskarade? Do i hyje Akademia e shkencave? Po aty tarafet jane gatuar nga i njejti brum. Do i hyje shteti ligjor? Po shtetin a nuk e drejton po ky brum bylmez doktorprofesoresh? Apo me keq, jane nxenesit e tyre me te zellshem. Apo vullneti politik per ti dhene fund degradimit total? Dy partite e medha komandohen nga kapriçot e kryetareve, keta i kane grate doktorresha te shkencave, doemos i ka zene çarku pa dale nga dera. Nuk e bejne dot as deputetet e pavarur si Nard Ndoka apo ai Gjuzi me shoke, Ne librin e tij “Mite per te jetuar”, Joseph Campbell tregon sene nje xhungel jetonte nje fis me nje sy. Mbytet nje anije ne det te hapur dhe nje marinar qe shpeton mberrin tek indigjenet. Keta habiten qe ky ka dy sy dhe nuk i japin besim.Pas nje periudhe ky dashurohet me njeren vajze te tyre dhe kerkon ta martoje. Vendait vendosin t’ia japin per grua me kusht qe edhe ai te hiqte njerin sy, qe te behej i barabarte si te tjeret. Ky sistem funksionon fiks keshtu, dhe po nuk hoqe njerin sy nuk fiton te drejten te gjykosh. Ndaj terhiqu profesor, se nuk fitoni dot me Tufen. Tufat kane hapur shkollen e Hajduteve dhe nxenesit e tyre jane bere gjyqtare, police dhe domosdo profesore -doktore apo doktore -profesore.

  • @(“shkencëtar” i sillogjeve vorioepiroton te Omonias)
    Universiteti Shteteror ne Shqiperi ka qene dhe eshte i varur plotesisht nga politika e partise-shtet, nje produkt-gjysmak i se ciles je ti.
    “Universitetet” e tjera aktuale ne Shqiperi jane kryesisht biznese private me aparence shkollore, me qellim dhe objektiv te vetem fitimin.
    Opinioni im nuk eshte i kundert, por i ndryshem:
    1. Shteti, per shume arsye, duhet te mbaj, te ndihmoj, te forcoj ne radhe te pare Universitetin Shteteror.
    2. Por, cilesia universitare varet nga shume faktore.
    Pra, pavaresisht gjendjes se arsimit universitar ne Shqiperi, konkluzionin e cilesise nuk e ben absolutisht “percaktori yt” i deshiruar publik ose jopublik.
    Konkluzionin e cilesise universitare duhet ta bej nje ranking universitar si ne shtetet shume me te perparuara, nje renditje, nje klasifikim cilesie i bazuar ne shume kritere teorike dhe praktike, akademike, shkencore, etj.
    3. Sigurisht si ti, jam kunder perdorimit aktual medioker nga disa te peremrit pronor yne dhe jone, si *ekipi jon, *shteti jon, *fakulteti jon, *universiteti jon.
    Sigurisht por jo si ti, o gjuhetar, jam kunder qe ti apo disa bashkefshatare te tu te minoritetit grek dhe jo vetem shqiptojne *ekipi ine, *shteti ine, *fakulteti ine, *universiteti ine. Dhe nuk iu justifikon aspak “i-psiloni” i manget grek. Mos ma merr per racizem, o gjuhetar, por alfabeti dhe gjuha e bukur shqipe ka shume me teper shkronja dhe tinguj se alfabeti dhe gjuha e bukur greke.
    SHËNIM:
    E kuptoj interesin tend “kombetar” dhe “shteteror”, sepse e ke perseritur disa here ne shkrim.
    Por, mos bej asnje perpjekje apo orvatje qe te shpjegosh edhe emrin tim JON dhe DETIN JON, me fisin grek “iones” te Azise se vogel, sepse s´kane patur absolutisht asnje lidhje, as gjuhesore, as historike, as etimologjike dhe as gjeografike.
    NATYRISHT ME GJUHËN SHQIPE KANË PATUR, KANË DHE DO TË KENË SHUMË LIDHJE.

  • Sa shume idhnak qi qeke, mër Detjon. Me kët helm qi paske pas mrena vedit ke me nrru njyren e me u ba jeshil. haha!!!
    Folen t tan e the ene ti hajt po flas ene un.

    • Je duke fol me vete: mër mër.
      Ene ilaçi shum her asht helm i idhun, po t’ban mir.
      Ketu s’jemi duke fol, por duke shkru per cilesin e universitetit tat.
      Ose te pakten shkruj nji opinion per aftsin qe ke me dallu njyrat e nryshme, sepse or taj, e gjete: atletet qe kam vesh tani, nga posht jan pikerisht me njyre jeshile.

  • Bravo Aristotel. E di qe je gjuhetar brilant, me kane thene ish koleget e tu ne Elbasan, por edhe shkrimi i sotem me la pa fjale.

  • Polo, ne se ne Elbasan u pa nje rast i tille, kjo nuk do te thote qe te gjithe jane keshtu. Kudo ka te tille, madje ju keni edhe ne institucione te tjera edhe ne bote por kjo nuk do te thote se Aristoteli nuk eshte i tille. Po Aristoteli eshte shume i mire si gjuhetar, kete e dine te gjithe dhe nuk mohoet, por edhe ne trajtimin e problemev qenka shume i mire.

    • Pra, kjo nuk do te thote se Aristoteli nuk eshte i tille.
      Pra, Aristoteli eshte shume i mire edhe si gjuhetar.
      Vola, pedagoge, apo studente je atje??
      Mjerë Universiteti “A.Xhuvani”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *