Universitetet publike në Shqipëri shpenzojnë deri në 41 % të buxhetit për administratën e fryrë, ndërsa të ardhurat e parashikuara për kërkimin shkencor variojnë nga zero deri në 3.1 të buxhetit.
Ky është një nga konstatimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit gjatë auditimit të 7 universiteteve kryesore publike në Shqipëri.
Kontrolli i realizuar për vitin akademik 2017-2018, është fokusuar në Universitetin e Tiranës, Universitetin e Mjekësisë Tiranë, Universitetin Bujqësor Tiranë, Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër, Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë si dhe në Universitetin “Fan S. Noli” Korçë.
Universitetet e audituara kanë fryrë jashtë realitetit strukturat organizative, duke rritur shpenzimet mbi të ardhurat.
Nga ana tjetër, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se Universiteti i Mjekësisë Tiranë dhe Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë nuk kanë parashikuar asnjë lekë për kërkimin shkencor.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se studentët paguajnë tarifa të larta për shkollimin, por nuk marrin shërbimet e duhura nga institucionet e arsimit të lartë.
Në raport theksohet se shërbimet ndaj studenteve janë të limituara, me shumë hallka burokratike dhe të një cilësie të ulët.
Nga ana tjetër, tarifat e shkollimit janë të vendosura jo mbi bazën e analizës së kostove dhe kushteve social ekonomike të vendit.
KLSH ka arritur në konkluzionin se institucionet e arsimit të lartë vijojnë të mbeten pasive në marrjen përsipër të përgjegjësive për të ofruar një arsim cilësor ndaj studentëve të tyre, kërkim shkencor real (jofiktiv dhe aplikativ) dhe tarifa konkurruese për të financuar me kosto optimale shërbimet e tyre. /Referuar shqiptarja.com
o.j/dita

— Mos u shqetsoni shume .Per keto pune kini Krye-gjatoshin, Sapo te lirohet nga vizitat dhe ekspozitat, do nderroje tutat, do perdore batutat, dhe kini per te pare menjehere ndryshimet qe kerkoni.
Shkence !? Ku neper UT shqiptare ?
Hahahahaa
41 perqind e buxhetit vetem per pagat,po mor po,se 5 deri ne 10 rroga ne muaj qe marin rektore e dekane,domosdo qe 41 peqind do te shkojne vetem per rroga,packa se dita e nata jane 24 ore,keta lubinje zyrtaresh paguhen sikur dita eshte 40 e 80 oreshe dhe perseri rmamavicerit heshtin duke bere te “paditurin”per grabitjet nga fuqia e pushteteve.Dhe kjo jo nga padia,por nga rendja e ramavicerve pas lekeve te piset e mbajtjes se pushteteve me c’do forme e cmim brenda djallit.Turp,marri dhe bashkefajesi sebashku.Ka ardhe ora qe ramavicerit duhet jo te largohen por te shkulen me rrenje nga te tre pushtetet qe populli te shikoje e shijoje frutet e lirise e demokracise se shumesakrfikuar ne vite.Dhe nje gje, ate qe nuke e ben drejtesia,do ta beje perendia shume shpejt.Besoni,binduni e rrefehuni duke denoncuar paudhesite e tyre sa nuke eshte vone,qe Sovrani,SHBA,BE e Ligji dhe Zoti te mos ju fuse ne nje thes me to.