Universitetet duhet të “rrëfehen” në MAS për gjithçka që bëjnë

Dita

Me nisjen e vitit të ri akademik 2016-2017, krahas zbatimit të kritereve të ndryshuara për përzgjedhjen e studentëve të rinj që do të vijojnë mësimin në programet e të tria cikleve studimore, institucionet e arsimit të lartë duhet të përgatisin edhe raportet e detajuara për çdo veprimtari që do të kryejnë përgjatë gjithë vitit akademik. Raporte të cilat, më pas do të verifikohen në imtësi nga ekspertët e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Në ligjin e ri, MAS “detyron” institucionet  e arsimit  të lartë, qofshin këto universitete, akademi, kolegje profesionale të larta, apo kolegje universitare, që të dorëzojnë raportet vjetore me shpjegimet mbi tarifat e studimeve, regjistrimet e kryera për çdo program, situatën financiare të institucionit, personelin e punësuar, etj. Gjithashtu, universitetet duhet të raportojnë në MAS edhe mbi gjurmimin e studentëve, procesi i cili ka të bëjë me ndjekjen e studentit lidhur me kualifikimet e tij të mëtejshme dhe punësimit, pas programit të ndjekur. Kështu, me mbarimin e studimeve, universiteti duhet të ndjekë kualifikimin e mëtejshëm të studentit, ecuri të cilën, më pas duhet ta raportojë në MAS. “Institucionet e arsimit të lartë paraqesin për çdo vit akademik pranë ministrisë përgjegjëse, raportet vjetore për veprimtarinë e kryer, gjendjen financiare të institucionit, parashikimin për angazhimin e personelit akademik, tarifat e shkollimit për vitin në vijim, informacionin për gjurmimin e studentëve që kanë përfunduar studimet për secilin program studimi që ato ofrojnë, si dhe elemente të tjera që mund të përcaktohen me udhëzim të ministrit të Arsimit, i cili gjithashtu përcakton edhe afatet që duhet të zbatojnë universitetet në dorëzimin e këtyre raporteve”, detajohet në ligjin e ri të arsimit të lartë. Nëse nga verifikimi i këtyre raporteve do të rezultojnë parregullsi, do të veprohet me marrjen e masave ndëshkimore.

Kushtet për transferimin e krediteve dhe programeve studimore  

Edhe për vitin e ri akademik 2016-2017, universitetet do të ofrojnë mundësi për njohjen e krediteve dhe transferimin e studimeve në programe të ndryshme. Transferimi mund të bëhet ndërmjet programeve të të njëjtit cikël studimi, brenda të njëjtit institucion, apo institucioneve të ndryshme të arsimit të lartë. Transferimet lejohen brenda të njëjtit cikël studimi për fusha studimi të njëjta, ose të përafërta. Ndërkohë që si aplikim lejohet vetëm në nisje të vitit akademik, çka do të thotë se nuk mund të kërkohet transferimi semestral i studimeve. Do jenë vetë universitetet, që në rregulloret e njësive të tyre bazë do të përcaktojnë kriteret dhe procedurat konkrete të njohjes së krediteve për të fituar nga kuotat e miratuara për transferimin e studimeve sipas çdo programi. Vendimi për njohjen e plotë, ose të pjesshme të krediteve të fituara nga një student që transferohet, më qëllim vazhdimin e studimeve në institucionin pritës të arsimit të lartë, i takon komisionit përkatës, të ngritur nga njësia bazë e institucionit të arsimit të lartë. Ndërsa periudhat e studimit dhe detyrimet e programeve të studimit, të shlyera në institucione të tjera të vendit, ose të huaja, njihen dhe njësohen nga pikëpamja e së drejtës për të vazhduar arsimimin, në një program studimi të njëjtë ose të ngjashëm. Në këtë rast, procesi i njohjes kryhet pranë nga institucioni i arsimit të lartë pranë të cilit është paraqitur kërkesa për vazhdimin e studimeve. Në ligj përcaktohet gjithashtu, se procedurat dhe kriteret për njohjen dhe njësimin e diplomave, certifikatave dhe gradave të fituara në përfundim të studimeve të kryera jashtë vendit, si dhe njohjen e titujve akademikë të lëshuar nga institucione të huaja të arsimit të lartë  do të përcaktohen me udhëzim të posaçëm të ministrit të Arsimit, duke respektuar marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara nga vendi ynë për këtë qëllim. MAS mund të përcaktojë edhe vlefshmërinë e diplomës së njësuar sipas fushës së punësimit. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuar edhe skemën e njohjes dhe ekuivalentimit të diplomave të lëshuara sipas sistemit të vjetër të studimeve universitare, kohë në të cilën nuk kishte nisur ende zbatimi i sistemit të Bolonjës gjatë procesit mësimor.

Njësitë përbërëse të universiteteve

 Sa i takon funksionimit të strukturave të arsimit të lartë, sqarohet se: “ Të gjitha institucionet e arsimit të lartë do të kenë në përbëre njësi kryesore, njësi bazë dhe njësi të tjera, sipas përcaktimeve në statutin e institucionit. Njësitë kryesore janë fakultetet, institutet kërkimore-shkencore dhe kolegjet profesionale të larta, në rastet kur ngrihen pranë institucioneve të arsimit të lartë që kanë statusin e universiteteve dhe kolegjeve universitare. Njësitë bazë janë departamentet dhe qendrat kërkimore-shkencore.

 

Njohja e diplomave të vjetra, 7 llojet e ekuivalentimit që lejohen 

  • Diplomat e programeve të studimit që kanë zgjatur 3 vite (6 semestra), janë ekuivalente me diplomat “Bachelor”.
  • Diplomat e programeve të studimit që kanë zgjatur së paku 4 vite akademike (8 semestra), deri në përshtatjen e studimeve sipas parimeve të procesit të Bolonjës, janë ekuivalente me diplomat “Master i shkencave”.
  • Diplomat për programet e Integruara të Nivelit të Dytë (DIND), të lëshuara para hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë ekuivalente me diplomën universitare “Master i shkencave”.
  • Diplomat e nivelit të dytë (DND), të lëshuara para hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë ekuivalente me diplomën universitare “Master i shkencave”.
  • Diplomat e programeve të studimit, “Master i nivelit të parë” janë ekuivalente me diplomat “Master profesional”.
  • Diplomat e fituara në studimet në kuadër të “Shkollës pasuniversitare të studimeve të thelluara” dhe “Master i nivelit të dytë” janë ekuivalente me diplomat “Master ekzekutiv”.
  • Diplomat e fituara në kuadër të Shkollës së Magjistraturës janë ekuivalente me diplomat e studimeve të specializimeve afatgjata.
  • Të gjitha institucionet e arsimit të lartë, që ofrojnë programe studimi të ciklit të dytë në fushën e drejtësisë, fillojnë zbatimin e programeve të integruara në vitin akademik 2017-2018

 

Lista e titujve të studimit që janë ekuivalentuar për 2016-ën

MAS njëson 198 diploma të fituara jashtë vendit

EMËR MBIEMËR

EMËR MBIEMËR
Adem Salihaj
Aferdita Gjongecaj
Aida Gjikolli
Alba Hoxha
Alban Dobruna
Albi Mane
Albulena Hajdari
Alfred Manushi
Altin Uku
Alva Sena
Amalia Millo
Andi Nocka
Andrea Carboni
Anestis Mavridis
Angela Andreoli
Anila Elmazi
Antonio Fusco
Antonio Libonati
Arber Hoxhaj
Ardi Softa
Ardit Collaku
Arian Gashi
Arjan Mullahi
Arjon Muarremi
Arla Dusha
Arturo Fortini
Augusto Boitani
Besford Bullari
Bilbil Duka
Brizida Jano
Carmen Alina Babru
Claudio Taglia
Daniel Miho
Daniela Cota
Demir Lima
Dritan Zano
Dhonat Kote
Eda Lamce
Edian Mece
Ediola Miraka
Edona Hamzi
Ejona Giu
Elda Pengu
Elfete Shabani
Elidon Gavoci
Eliona Rrustemaj
Elisa Spiropali
Elvi Jorgo Seferi
Elvis Ponari
Emanuil Sotiriadhis
Endri Dani
Enkeleida Lako
Enrico Porfido
Entela Shehu
Ergys Barsaku
Erion Mulaj
Erisa Pellumbi
Erisa Pere
Ervin Isufaj
Ervin Kurti
Ervisa Sheshi
Esmiralda Hoxhaj
Eugen Berzani
Fatbardha Mustafaj
Feridiola Berberi
Fisnik Mekaj
Fjona Bozo
Fladion Gjoka
Folitjana Puraveli
Francesca Ioele
Gentian Memo
Georgios Bej
Gerard Zagani
Giovanni Di Matteo
Giovanni Arcudi
Glen Olli
Gloria Cato
Griselda Vrapi
Halil Ajvazi
Hasip Yildiz
Herald Lekaj
Hidajet Karaxha
Hilda Frasheri
Ilda Karaj
Ilda Kasapi
Ilda Kasa
Ilias Papapostolou
Ilias Haralampos
Ilias Papaziogas
Ilir Kostollari
Ilir Aliaj
Ilirjana Nase
Ilva Haxhi
Indrit Lelaj
Inesa Adhami
Irena Gjoni
Irida Nallbani
Iris Qirjaqi
Irma Koci
Jacob Zeitani
Jasmina Ademi
Jasha Menzel
Joana Dervishi
Joana Molla
Jonida Shanaj
Jonida Drogu
Jonida Gjuzi
Jonida Nikolla
Jorgo Mico
Jorida Rexhepi
Juli Binjaku
Julian Hoxha
Julian Hoxha
Julinda Dyli
Kastela Mico
Klajdi Nikolla
Kledis Firaj
Kledja Lezi
Klejda Gabeshi
Klevis Zaimaj
Koray Unay
Kreshnik Cerma
Kridis Kupe
Kristo Fero
Ledi Zheku
Lefter Xoro
Lindita Neziri
Livia Bulka
Livia Nikolla
Loreta Kocija
Luigi Brescia
Lumtur Muca
Majlinda Belegu
Mariglen Dervishi
Marjo Lushnjari
Marsel Kikino
Marsela Lefterovski
Marsela Kolika
Marsol Xeka
Marson Korbi
Matilda Durmishi
Mauro Borzi
Mhill Mosheqaj
Migena Bishyti
Migerta Kajmak
Milena Vokopola
Mirela Kocollari
Mirlinda Spahaj
Monica Pasqualini
Murat Coban
Nejsi Lleshi
Neraida Nako
Nertila Toci
Nigela Lici Trajani
Niksmeralda Ozuni
Oneda Mulla
Orjeta Cinaj
Peter Tamas Raak
Rajan Arapi
Ramadan Baraliu
Ramazan Akbas
Ramush Bardheci
Redi Kokoneshi
Renato Bici
Rifat Hoxha
Rigels Koci
Romela Spaho
Romeo Kelolli
Rovena Stroni
Rudina Quku
Rusudan Katsanashvili
Sadullah Yilmaz
Saimir Shehu
Saimir Alushi
Sara Miftari
Sara Qiriako
Savvas Tsivelekidis
Selvije Blakaj
Sezai Akman
Sidita Haxholli
Sidrit Minxhozi
Skerdi Buhuri
Sokol Metra
Spiro Mihali
Suheyla Kocak
Shkendije Ukaj Demaliaj
Shpetim Doksani
Tanja Kolamovski
Taulant Bregu
Taulant Dibra
Tedi Dobi
Teuta Shkembi
Tringa Azizi
Ulpiana Aliaj
Vincenzo Campanella
Vitore Dema
Vjollca Berbati
Zenepe Spaho

Share This Article
1 Comment
  • TARAZHISTES LINDITA NIKOLLA !

    Te studiosh tre appo kater vite ne universitete te huaja, qofte edhe me kompletim te krediteve te caktuara per specialitetin, nuk do te thote te kesh apo te quhesh “I DIPLLOMUAR” !

    Ne praktiken perendimore, stepi i metejme eshte “Provimi Shteteror” per njohjen e dipllomes. Nga sa tregojne faktet, vetem ne Itali, jane gjithsj ne 25 vite te shkerdhatokracise, nga rreth 30 mije student shqiptare, vetem 62 me diploma te njohura nga Shteti Italian.

    Te tjeret, moj bezhdile e Tarazhit, ku pulat hajne gure e vezet jane prej bazalti te murrme, nuk u njihet asnje e drejte per te ushtruar profesionin e ndjekur. Ti, si bulçime mirditore me sy prej neperke dhembe helmuese, merr guximin te njohesh diplomat ketyre deshtakeve te turnit.

    Me ç’te drejte ben nje maskarallek te tille ? Uroj qe ndonjeri nga keta triumfatore te injorances, te te sherbeje si mjek kur te ndiesh nevoje per kurim….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *