UNIVERSITETET/ Lista përfundimtare me 19 mijë fituesit e përzgjedhur  

Dita

Lista e dytë e fituesve në universitetet publike ndryshon degën e studimit për mijëra kandidatë, të cilët në fazën e parë ishin fitues të një preference më të ulët, por me krijimin e vendeve të lira siguruan të drejtën e studimit në një tjetër program më të preferuar.

Si shkak i këtyre lëvizjeve, pjesë e listës finale të fituesve janë bërë edhe mijëra maturantë të tjerë, të cilët në fazën e parë nuk kishin fituar asnjë degë. Autoritetet e Agjencisë Kombëtare të Provimeve kanë detajuar gjatë ditës së djeshme listën zyrtare të rreth 19 mijë fituesve që do të vijojnë studimet e larta në programet e fakulteteve publike në të gjithë vendin. Listën e plotë të fituesve e gjeni në linkun bashkangjitur shkrimit.

Ngjitja në preferenca ka çuar në uljen e pikëve për fituesin e fundit të pranuar në të gjithë programet studimore. Duke përjashtuar disa prej degëve të Universitetit të Mjekësisë, për programet e tjera pikët e fituesit të fundit janë ulur me 100 deri në 150 pikë, krahasuar me listën e fazës paraprake.

Për të lexuar fituesit klikoni KETU

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *