Në vitin e ri akademik 2016-2017 do të ketë formulë të re të hyrjes në universitet.
Ministrja e Arsimit thotë se nota mesatare mund të jetë më e ulët se 6.5 si kusht të parë, por universitetet do të kenë kriteret e tyre të pranimit dhe mundësia më e madhe do të jetë në favor të nxënësve që kanë mesatare më të lartë. Nuk do të ketë më konkurse për pranimet në institucionet e arsimit të lartë, në përjashtim të universiteti të Artit dhe të Sportit.
Ministria e Arsimit propozon një mesatare mbi 6.5 si kusht kryesor për maturantët që duan të ndjekin studimet e larta. Por, mesatarja dysheme do të vendoset pas një konsulte me drejtuesit e universiteteve të cilët kanë përcaktuar edhe kriteret e reja të pranimeve në institucionet e arsimit të lartë. Por edhe universitetet në varësi të kuotave të reja do të përcaktojnë dhe mesataren e tyre për grup-lëndët e profilit.
”Nuk është as 6.5 as 7.5, nota mesatare do të jetë më e vogël për këtë vit të parë. Kjo gjë do ju bëhet me dije sepse ne po marrim edhe mendimet e universiteteve”, tha Nikolla gjatë një takimi me maturantët e gjimnazeve të kryeqytetit.

Moj z. ministre,
Studenti qe vjen nga shkolla e mesme me 6,5, ne fakt e ka mesataren nen 5 dhe ne lendet bze nen 4. Ta them me siguri edhe per shkollat jopublike, kjo rritje fiktive eshte e frikshme. Prandaj mos pranoni ne universistete nen 7,5, madje kjo duht rregulluar me ligj edhe per shkollat e larta private.
Ka nje problem per shkollat private kush i kontrollon se sa reale mund te jene notat qe marrin aty nxenesit
A jane ne terezi keto te MAS. Mesatare 6.5 per shkolle te larte???!! WTF spo ngel idiot pa shkolle te larte. Ku po e coni arsimin?
E ashtequajtura reforme qe po trumbetohet kaq shume eshte shkaterrimi perfundimtar i arsimit ne Shqiperi. Ministria propozon kete mesatare sepse per ta kjo eshte e barabarte me noten 10, se ky eshte realiteti. Jemi no kohen e Fasadave.
Ngrijeni steken zonja Ministre. Me 5 e 6.5 jane te gjithe maturantet.
Bejni te pakten sa mesatarja qe kerkohej ne monizem per te fituar te drejte studimi ne universitet: 8 – TETE. Dhe nuk do te kete pastaj rritje artificiale te mesatares, sepse jo te gjithe prinderit jane ne gjendje te paguajne per 4 vite rresh, edhe per fiskulturen e muziken, per te rrutur mesataren ne fund te matures.