UPDATE – Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë për autorizim nga Kuvendi që të kryhet arrestimi i deputetit Armando Prenga.
Pas shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur nga Prokuroria, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin vendosi miratimin e kërkesës së Prokurorisë.
Vendimi u mor me konsensus.
Raporti i Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të shqyrtohet nesër në seancë plenare, datë 7 shtator 2015.
Mbledhja nisi rreth 19.30.
Përfaqësuesit e Prokurorisë kanë kërkuar gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve autorizim për arrestimin e deputetit. Ajo e akuzon atë për “mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “plagosje e rëndë me dashje” dhe “kanosje”.
Baftjar Rusi avokati i deputetit Armando Prenga i cilësoi të pabazuara provat e Prokurorisë.
Sipas tij, asnjë polic në komisariatin e Kurbinit nuk ka deklaruar se ka parë deputetin Prenga të qëllojë me armë.
“Asnjë nga policët në komisariat nuk e thotë që Armando Prenga ka qëlluar me armë. Pse nuk doli një polic të thotë? Si është e mundur që kishte një pistoletë me leje dhe atje është përdorur një armë dhe një automatik? Prokuroria ka disa versione për ngjarjen. Shkon gjithë familja Cali për të bërë një denoncim, pse u lejuan gjithë këto persona me armë të ftohta të shkojnë me armë në komisarit? Pse ka të plagosur nga të dyja palët? Pse nuk u pyetën asnjë nga këto persona? Relacioni për mua është shumë i gabuar, relacioni nuk ka asnjë provë bindëse. Kush i krijoi këto prova?…”, thotë avokati.
******************
Foto LSA / DITA: Prenga në mbledhjen e sotme

Ps ja eshe ne nje prove te forte kete here, nese nuk zbatohet ligji dhe qe armando prenga te riije ne burg dhe te denohet sic e parashikon ligji per te gjithe shtetasit shqipetare per nje krim te rende qe ka kryer, atehere Ps ja e ka te sigurte rrugen per ne opozite.
Nuk eshte hera e pare qe armando prenga eshte protagonsist ne ngjarje te tilla te renda kriminale. edhe vellai i tij arben prenga ka qene protagonsist disa vite me pare ne vitin 2000 ne rrembimin dhe me pas dhunimin e shefit te komisariatit te policise Lac.
Njerez te tille e kane vendin vetem ne burg ndryshe shoqeria do te jete e rrezikuar nga njerez te tille qe mbjellin vetem frike dhe terror.
o zot ,shyqyr qe ja arritem kesaj dite
po ky eshte rekord per gines ,paaaaaaaaa sa e lumtur jam
Miratohet me konsesus heqja e nje mandati deputeti ne republiken e bananeve
vetem pasi te kete qene trafikant ,ordiner dhe te plagose [vrase] brenda ambienteve mundesisht te policise …nja ca 40 persona
por arritja me e madhe per Pilicine tone heroike ,qe si nuk harron asnjeher Sehir Tahiri te na e permende , eshte qe asnje pilic nuk deshmon ,
si gjithmone ne kemi te plagosur [vrare] po asnjeher vrases
jua thashe ,kemi 2 vjet qe po jua themi si qeveri “ka ikur koha e te forteve….ka ardhur koha e rrrrilindasve ….fshini hundet kur dilni neper dekllarata se ju duken te bardha shume
MOS E BEJNE SI ME FROKET
Tu hiqet imuniteti te gjithe deputeteve ,te jene edhe ata si gjithe qytetaret ndaj ligjit
Armando Prenga ke zgjedhur partine e gabuar.Po te ishe ne stanin e Berishes ty do te dekoronin,do te shpallnin engjell mbrojtes te familjes si Rrahmen Selmanllarin,do te gradonin kryegrup si Edi Paloqen,do ta lyenin syun me boje,si ai qe vrau kater qytetare kotnasikoti.